Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë

Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë, High School, Rr. Haxhi Zeka, nr. 1, Pristina.

Ftesë për ofertë për realizimin e Ekskursionit për maturantët e shkollës sonë,i cili do të realizohet prej dt.05 tetor d...
17/09/2026

Ftesë për ofertë për realizimin e Ekskursionit për maturantët e shkollës sonë,i cili do të realizohet prej dt.05 tetor deri me 08 tetor 2026.

16/09/2026

NJOFTIM / DEMANTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se informacioni i publikuar së fundmi lidhur me zhvillimin e mësimit në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” nuk është i saktë dhe nuk përfaqëson qëndrimin apo njoftimin zyrtar të shkollës.

Procesi mësimor në shkollën tonë zhvillohet normalisht, sipas orarit dhe organizimit të përcaktuar nga shkolla.

Për çdo ndryshim apo vendim zyrtar, prindërit dhe nxënësit do të informohen drejtpërdrejt përmes kanaleve zyrtare të shkollës.

Ju lutemi që për informacione lidhur me procesin mësimor t’u referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të shkollës dhe institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që të shmangim keqinformimin dhe shqetësimin e panevojshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin.
Drejtoria e Gjimnazit “Ahmet Gashi”

17/08/2026

Njoftim për uniforma shkollore

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se marrja e uniformave shkollore për nxënësit të cilët ende nuk i kanë marrë ato do të bëhet ditën e enjte dhe premte (20 dhe 21 gusht 2026) nga ora 10:00-16:00 në ambientet e shkollës.

Ju lutemi që ta respektoni datën dhe orarin e caktuar për marrjen e uniformave.

Faleminderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e shkollës

Njoftim për nxënësitTë dashur nxënës,Ju njoftojmë se është publikuar orari i riprovimeve për muajin Gusht.Ju lutemi, ta ...
17/08/2026

Njoftim për nxënësit

Të dashur nxënës,

Ju njoftojmë se është publikuar orari i riprovimeve për muajin Gusht.

Ju lutemi, ta shikoni me kujdes dhe t'a respektoni orarin.

Ju urojmë shumë sukses!

Publikimi i listave të nxënësve për regjistrim në klasat e dhjeta,viti shkollor 2026/27 dhe njoftim për uniformat shkoll...
10/07/2026

Publikimi i listave të nxënësve për regjistrim në klasat e dhjeta,viti shkollor 2026/27 dhe njoftim për uniformat shkollore

Njoftojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit, se janë publikuar listat e nxënësve të pranuar dhe të papranuar për regjistrim në klasat e dhjeta në Gjimnazin”Ahmet Gashi”, për vitin shkollor 2026/27.

Listat zyrtare gjendjen më poshtë në këtë publikim si dhe në lokalet e shkollës.

Nxënësit dhe prindërit luten t’u referohen listave përkatëse për të verifikuar statusin e aplikimit.

Njoftojmë gjithashtu se matja,pagesa dhe marrja e uniformave për nxënësit e pranuar do të realizohen të hënën dhe të martën (13 dhe 14 Korrik) nga ora 13:00 deri në ora 17:00,në lokalet e shkollës. Pagesa e uniformës bëhet te personi përgjegjës për marrjen e masave

Ju falenderojmë për interesimin dhe besimin e treguar ndaj shkollës sonë.

Të gjithë nxënësve të pranuar u urojmë mirëseardhje në Gjimnazin "Ahmet Gashi" dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri arsimor.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve të klasëve të dhjeta - viti shkollor 2026/27.🗓️ Afati i aplikimit:- Për Gjimnazin "...
06/07/2026

Konkursi për regjistrimin e nxënësve të klasëve të dhjeta - viti shkollor 2026/27.

🗓️ Afati i aplikimit:

- Për Gjimnazin "Ahmet Gashi” : 7, 8 dhe 9 korrik 2026.

💻 Mënyra e aplikimit: Online, përmes platformës edukryeqyteti.org

📄 Për më shumë informata rreth kritereve dhe procedurës së aplikimit, ju lutem referohuni konkursit të publikuar.

Sqarim:
Për çdo problem teknik gjatë aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni shkollës përkatëse në të cilën dëshironi të aplikoni ose të kontaktoni në numrin e telefonit:
+383 48 283 493.

Mirë se vini në Gjimnazin”Ahmet Gashi”!
06/07/2026

Mirë se vini në Gjimnazin”Ahmet Gashi”!

Pranim-Dorëzimi i Detyrës së DrejtoritSot, në praninë e z. Ridvan Islami, Shef i Sektorit për arsimin e mesëm të lartë -...
24/06/2026

Pranim-Dorëzimi i Detyrës së Drejtorit

Sot, në praninë e z. Ridvan Islami, Shef i Sektorit për arsimin e mesëm të lartë - DKA, u realizua procesi i pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të shkollës.

Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kam gjetur gjatë ushtrimit të detyrës.
Falënderoj zëvendësdrejtorin, sekretaren, psikologen, koordinatorin e cilësisë, si dhe të gjithë stafin mësimdhënës dhe teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Një falënderim i veçantë shkon për nxënësit tanë, të cilët me energjinë, angazhimin dhe arritjet e tyre i kanë dhënë kuptim punës sonë të përditshme. Po ashtu, falënderoj prindërit për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke qenë partnerë të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e fëmijëve tanë.

Ka qenë nder dhe privilegj të jem pjesë e këtij institucioni dhe të bashkëpunoj me njerëz kaq të përkushtuar. Ju falënderoj për respektin, besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ju uroj të gjithëve shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin tuaj të mëtejmë. Qoftë e ardhmja e shkollës sonë gjithmonë e mbushur me arritje, vlera dhe suksese të reja.

Me respekt,
Haxhi Metaj

Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve 2023–2026 🎓Me krenari dhe respekt përcollëm gjeneratën e maturantëve 2023–2026, nj...
19/06/2026

Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve 2023–2026 🎓

Me krenari dhe respekt përcollëm gjeneratën e maturantëve 2023–2026, një gjeneratë e veçantë që me angazhimin, energjinë, sukseset dhe vlerat e saj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë.

Kjo është një gjeneratë që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për arritjet akademike, por edhe për kontributin e saj në jetën shkollore, frymën e bashkëpunimit dhe shembullin që ka dhënë gjatë viteve të shkollimit.

Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderojmë për gjithçka që i keni dhënë shkollës sonë dhe ju urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj të ardhshëm.

Ju priftë e mbara dhe qofshi gjithmonë krenaria e familjeve, e shoqërisë dhe e shkollës suaj! ✨



Address

Rr. Haxhi Zeka, Nr. 1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" - Prishtinë:

Shortcuts

Share

Category