08/01/2024
VLERËSIM PËR KURSIN E GJUHËS GJERMANE PRANË
Akademia ELITA - Kosovë
NGA MERGESA REDENICA
Fillimisht faleminderit për mundësinë që ma keni ofruar të jem pjesë e këtij kursi.
Kursi ka ofruar një platformë shumë të përshtatshme për të mësuar gjuhën gjermane. Mësimi online ka qenë i strukturuar mirë,ku pedagogia ka shpalosur një program mësimor të përshtatshëm për studentët. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer duke na ndihmuar të përmirësojmë aftësitë tona të komunikimit në gjuhën gjermane. Përdorimi i materialeve mësimore e ka bërë të mundur një përvojë mësimore shumë efikase ndërsa përgjigjet e pedagoges ndaj pyetjeve dhe kërkesave tona, kanë qenë gjithmonë të qarta dhe të shpejta. Një aspekt i veçantë që dua të theksoj është aftësia e pedagoges për të krijuar një atmosferë të relaksuar, gjë që ka bërë të ndihem e sigurt dhe e përgatitur për të mësuar gjuhën gjermane.
Kursi dhe pedagogia kanë lënë një impakt pozitiv në përshtatjen time ndaj gjuhës gjermane. Reciprokisht, kam përfituar shumë nga kjo eksperiencë dhe jam e kënaqur me zhvillimin tim në këtë gjuhë e cila konsideroj se kërkon goxha angazhim në mënyrë që të arrihet suksesi i pritur.
Pavarësisht se orët mësimore nuk i kam ndjekur direkt, por në kohën kur unë isha më e lirë nga obligimet dhe detyrat që kam si gazetare, megjithatë me shumë bindje e rekomandoj këtë kurs për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane me një pedagoge të përkushtuar dhe një platformë mësimore cilësore online.
Faleminderit.
Me respekt,
Mergesa Redenica