Shoqata e Infermierve Psikiatrik të Kosovës

Shoqata e Infermierve Psikiatrik të Kosovës Organizata është themeluar me qëllim të avancimit profesional dhe rritjes së dinjitetit të inf

30/01/2023

REAGIM PUBLIK

SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?

Duke qenë dëshmitar që SHSKUK në vazhdimësi ka bërë hile ndaj infermierëve, duke shkelë ligjin e punës, ligjin kundër diskriminimit, Kushtetutën, ne edhe këtë herë do të mundohemi që këtë t'a zgjedhim përmes dialogut social, prandaj,

Kërkojmë nga SHSKUK që në afat prej 7 ditësh të na garantohen pagesat si festë të datës 03.01.2023. Nëse kjo nuk garantohet, ne jemi të gatshëm që menjëher pas kalimit të këtij afati të fillojmë me protesta dhe të vazhdojmë me greva.

Me respekt
Kryesia e SHSPSH-QKUK

31/12/2022
Nga sot ne Kliniken e Psikiatrise ne QKUK kemi vënë në funksion pjesën e re të repartit te Sëmundjeve të Varësisë. Me ç’...
14/12/2022

Nga sot ne Kliniken e Psikiatrise ne QKUK kemi vënë në funksion pjesën e re të repartit te Sëmundjeve të Varësisë. Me ç’rast shtohet kapaciteti i repartit per 100% nga 6 shtreter sa kishim deri me tash tashme do te kemi ne dispozicion 12 shtreter.

30/09/2022

NJOFTIM PËR PROTESTË
Prishtinë, 30/09/2022

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së bazuar në mosreflektimin e SHSKUK/QKUK-në që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :

1. Urdhëresën që infermieri të nê shkruhet në hurje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,
2. Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,
3. Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,
4. Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa,

Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së sot me datë 30/09/2022 në mënyrë unanime vendosi :

Që me datë 06/10/2022, duke filluar nga ora 12:00, para objektit të Drejtorisë së QKUK-së të zhvilloj aktivitetin sindikal, PROTESTË.

Andaj ftojmë antarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për t’a kundërshtuar diskriminimin dhe standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë.

Kryesia e SHSPSH-QKUK

https://www.facebook.com/100364989407707/posts/103826095728263/
05/07/2022

https://www.facebook.com/100364989407707/posts/103826095728263/

Të nderuar infermier

Ditë më parë është hapur konkursi publik për punësimin e 30 infermierëve në QKUK, 15 infermier me bachelor dhe 15 të tjerë me shkollë të mesme. Sindikata do të jetë gardiane e rrept në mbikqyrjen e këtij konkursi që nga formimi i Komisionit Vlerësues, testi me shkrim dhe testimin me gojë.

Për çdo parregullsi ose informacion që hasni, ju lutemi që të na kontaktoni dhe sigurisht që do të mbeteni anonim dhe çdo kërkesë e juaja do të procedohet pranë organeve kompetente.

Të punojmë së bashku për drejtësi dhe meritokraci.

Kryesia e Sindikatës

02/07/2022

Dhomën ku ushqehen pacientët e repartit të Urgjencës Psikiatrike e ka kapur lagështia dhe myku në njërin cep të tavanit.

Të nderuar infermier te Klinikës së PsikiatrisëUrime 12 maji dita ndërkombetare e infermierisë, SHIPK ju falenderon për ...
12/05/2022

Të nderuar infermier te Klinikës së Psikiatrisë

Urime 12 maji dita ndërkombetare e infermierisë, SHIPK ju falenderon për punën dhe kontributin tuaj ndër vite dhe veçanarisht kontributin tuaj në këto dy vitet e fundit gjatë periudhës së pandemisë.

Kjo ditë duhet që të jetë ditë bashkimi i të gjithë infermierëve në një vend.

Andaj duke ju uruar ditë tuaj, përmes këtij shkrimi i bëjmë thirrje Institucioneve që kërkesat e infermierëve të realizohen sa më shpejt.

Urime 12 maji

Prishtinë, 12 maj 2022

Shoqata e Infermierve Psikiatrik i uron Dr Faton Kutllovci poziten Drejtor I Klinikes PsikiatrikePune te mbarë Drejtor!
04/05/2022

Shoqata e Infermierve Psikiatrik i uron Dr Faton Kutllovci poziten Drejtor I Klinikes Psikiatrike
Pune te mbarë Drejtor!

Marrrja e FSSHK-se,a pritet me i mbrojt te drejtat e puntorve kta! https://www.facebook.com/325079527828805/posts/166356...
07/04/2022

Marrrja e FSSHK-se,a pritet me i mbrojt te drejtat e puntorve kta! https://www.facebook.com/325079527828805/posts/1663566877313390

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka pasur në plan mbajtjen e kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri, dy nënkryetarëve si dhe kryetarin e Bordit Drejtues. Por kongresi është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj s...

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Infermierve Psikiatrik të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shoqata e Infermierve Psikiatrik të Kosovës:

Shortcuts

Share

Category