16/05/2026
TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2026
Instituti ATOMI për herë të dhjetë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 21 mars 2026, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.
Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë rreth 2000 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku 65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2026. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 38 nxënës (lista e mëposhtme në link).
Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit apo e-mailit.
Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës së klasës.
https://kangaroo-ks.org/gara-nderkombetare-e-matematikes-kangaroo-ne-kosove-2026-mkc-k-te-perzgjedhurit-e-gares-kangaroo-2026/
Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.
Math Kangaroo Contest – Kosovo