SHFMU " Mitrush Kuteli " - Prishtinë

SHFMU " Mitrush Kuteli " - Prishtinë ShFMU: " Mitrush Kuteli "

Shkolla “Mitrush Kuteli” shpreh falënderimet më të sinqerta për kompaninë Geo-Mineral Sh.P.K për donacionin dhe mundësim...
10/09/2026

Shkolla “Mitrush Kuteli” shpreh falënderimet më të sinqerta për kompaninë Geo-Mineral Sh.P.K për donacionin dhe mundësimin e vendosjes së klimës në ambientin e Drejtorisë së shkollës sonë. Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e kompanisë, z. Dardan Thaçi, për këtë iniciativë të çmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit tonë edukativo-arsimor. Ky donacion do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më komod për punë.

Ju faleminderit! 🤝

Mirënjohje për një kontribut të çmuar në shkollën tonë, Vazhdojnë investimet dhe kontributet e çmuara të prindërve tanë ...
07/09/2026

Mirënjohje për një kontribut të çmuar në shkollën tonë,
Vazhdojnë investimet dhe kontributet e çmuara të prindërve tanë për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit e shkollës sonë!
Me mirënjohje të veçantë dhe falënderim të sinqertë, shprehim vlerësimin tonë për prindërit Myhedin dhe Sevdije Pacolli, të cilët me iniciativën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë mundësuar sigurimin dhe vendosjen e dy kondicionerëve për klasat ku zhvillohet procesi mësimor: VIII/1, V/2, IV/3 dhe IX/1.
Ky është një kontribut jashtëzakonisht i çmuar për shkollën dhe nxënësit tanë, i cili dëshmon se bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet familjes dhe shkollës mund të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për të gjithë.
Falë kësaj mbështetjeje, nxënësit do të kenë kushte më të përshtatshme dhe më të favorshme për zhvillimin e procesit mësimor, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta.
Të dashur prindër Pacolli, ju falënderojmë për këtë gjest fisnik, për bujarinë, përkushtimin dhe kujdesin tuaj ndaj fëmijëve tanë. Kontributi juaj është një shembull i bukur i përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me shkollën dhe mbetet një vlerë e veçantë për komunitetin tonë shkollor.

Së bashku, me vullnet, bashkëpunim dhe përkushtim, krijojmë një shkollë më të mirë dhe kushte më dinjitoze për nxënësit tanë!

Shkolla jonë është krenare për nxënësen Luna Halimi , e cila është përzgjedhur të jetë pjesë e FIFA Talent Academy, prog...
07/09/2026

Shkolla jonë është krenare për nxënësen Luna Halimi , e cila është përzgjedhur të jetë pjesë e FIFA Talent Academy, program i FIFA-s që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në futboll. ⚽

Përzgjedhja e saj, si një nga talentet e reja në Kosovë, është një arritje e veçantë dhe një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të saj teknike, taktike dhe fizike.
Lune Halimi vazhdon të jetë pjesë e KFV Prishtina, ndërsa përmes FIFA Talent Academy stërvitet edhe me trajnerët e FFK-së dhe monitorohet në vazhdimësi nga profesionistë të FIFA-s. Kjo i krijon mundësi të mëtejshme për zhvillim dhe për të synuar një ditë edhe përfaqësimin e Kosovës. 🇽🇰
Urime Luna Halimi!
Jemi krenarë me ty dhe të urojmë shumë suksese në rrugëtimin tënd sportiv! 🏆⚽

Një falënderim i veçantë shkon për prindërit e klasës 3/1 me mësuese Diturije Hajdini, të cilët kanë kontribuar në blerj...
05/09/2026

Një falënderim i veçantë shkon për prindërit e klasës 3/1 me mësuese Diturije Hajdini, të cilët kanë kontribuar në blerjen dhe montimin e klimës në klasën e tyre.
Faleminderit që kujdeseni për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit tanë! Mirënjohje për kontributin tuaj! 🌸

🌟 Një ambient më i përshtatshëm për nxënësit tanë! Me shumë mirënjohje falënderojmë prindërit e nxënësve tanë, të cilët ...
04/09/2026

🌟 Një ambient më i përshtatshëm për nxënësit tanë!

Me shumë mirënjohje falënderojmë prindërit e nxënësve tanë, të cilët me iniciativën dhe kontributin e tyre kanë mundësuar vendosjen e kondicionerit në klasën tonë, III/3 dhe VIII/3.

Ky kontribut i çmuar do të ndikojë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më të rehatshëm për mësim, duke u ofruar nxënësve kushte më të mira gjatë procesit mësimor.

Faleminderit prindër të dashur për përkushtimin, bashkëpunimin dhe kujdesin tuaj të vazhdueshëm ndaj fëmijëve tanë!

Së bashku krijojmë kushte më të mira për një mësimnxënie sa më të suksesshme!

🌸📚 Një fillim i ri, një kapitull i bukur! 🎒✨Sot, në shkollën tonë, u hapën dyert për një rrugëtim të ri plot dije, ëndrr...
01/09/2026

🌸📚 Një fillim i ri, një kapitull i bukur! 🎒✨

Sot, në shkollën tonë, u hapën dyert për një rrugëtim të ri plot dije, ëndrra, buzëqeshje dhe emocione. 💛

Parafillorët dhe nxënësit e klasave të para nisën sot hapat e tyre të parë në botën e dijes. 🏫📖🖍️
Me sytë plot kureshtje dhe zemrat plot emocion, ata sollën një atmosferë të veçantë në shkollën tonë. 🌈
Urojmë që ky vit shkollor të jetë një udhëtim i bukur, i mbushur me suksese, miqësi të reja, dashuri për dijen dhe shumë kujtime të paharrueshme! 🌟

🎒 Mirë se erdhët, të dashur parafillorë dhe nxënës të klasave të para!
Sot nis një histori e re… dhe faqet më të bukura sapo kanë filluar të shkruhen. 💫📚

Suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj! ❤️

Një dhuratë e çmuar për fillimin e vitit të ri shkollor! 📚✨Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, mësimdhënësja Bu...
01/09/2026

Një dhuratë e çmuar për fillimin e vitit të ri shkollor!
📚✨Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor,
mësimdhënësja Bukurije Kameri ka pasuruar bibliotekën tonë duke dhuruar 170 libra nga autorë të ndryshëm. Ky kontribut i shquar është një ndihmë e madhe për nxënësit tanë dhe pasuron fondin tonë të librave duke nxitur edhe më shumë dëshirën për lexim.
E falënderojmë përzemërsisht arsimtaren Bukurije për këtë gjest fisnik dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit!

✨ MIRËSEVINI NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026/27! ✨Urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arrit...
31/08/2026

✨ MIRËSEVINI NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026/27! ✨

Urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë SHFMU "Mitrush Kuteli" në Prishtinë!

Të dashur nxënës, prindër dhe kolegë,

Nesër, më 1 shtator, shkolla jonë hap dyert për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor. Një urim i veçantë shkon për fidanët tanë të vegjël, filloristët, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Paçi një rrugëtim të ndritur dhe plot dije!

Shkolla jonë i ka kryer me sukses të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të këtij viti të ri shkollor. Në kuadër të këtyre përgatitjeve zyrtare, më datë 28.08.2026, u mbajt Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve 0-9.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe u vendos për këtë Rend dite:

-Rezume e punës për vitin paraprak 2025/26.

-Rekrutimi i stafit.

-Fillimi i vitit të ri shkollor 2026/27 - përgatitjet.

-Procesi i teksteve, aplikimi i nxënësve për subvencionim

-Ndarja e klasave, kujdestarive dhe aktiveve.

-Zgjedhja e kryetarëve të këshilleve 0-5 dhe 6-9.

-Zgjedhja e kryetarëve të ekipeve.

-Zgjedhja e anëtarëve për KDSH nga mësimdhënësit.

-Komisioni disiplinor - formimi i komisionit.

Zgjedhja e Këshillit Organizativ dhe Artistik.

-Zgjedhja e ekipit për projekte.

-VBSH.

-Zgjedhja e ekipit për planin Zhvillimor të shkollës.

-Pritja e fëmijëve në klasën e parë dhe parafillor.

-Të ndryshme.

Për të siguruar një ambient të pastër dhe të shëndetshëm për fëmijët tanë, është realizuar pastrimi i të gjitha hapësirave të shkollës. Gjithashtu, në kuadër të ngritjes profesionale, u mbajt edhe një punëtori shumë e vlefshme për hartimin e testeve sipas Taksonomisë së Bloom-it, e cila u realizua nga koordinatorja e shkollës, Hasime Mehmeti dhe mësimdhënësen Merita Hoti.

Më poshtë Orarin e Ziles për vitin shkollor 2026/27:

🕒 NDËRRIMI I PARË

Ora 1: 07:30 – 08:15

Ora 2: 08:20 – 09:05

Ora 3: 09:10 – 09:55

Ora 4: 10:20 – 11:05

Ora 5: 11:10 – 11:55

Ora 6: 12:00 – 12:45

🕒 NDËRRIMI I DYTË

Ora 1: 13:10 – 13:55

Ora 2: 14:00 – 14:45

Ora 3: 15:00 – 15:45

Ora 4: 15:50 – 16:35

Ora 5: 16:40 – 17:25

👶 PARAFILLORET

Grupi i parë: 07:45 – 11:45

Grupi i dytë: 12:00 – 16:00

Suksese dhe shëndet të gjithëve në këtë vit të ri shkollor! Na priftë e mbara! 📚🔔

🎨 Shkolla jonë pjesëmarrëse në ekspozitën "Freedom 250" 🇺🇸✨Me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shtetev...
03/07/2026

🎨 Shkolla jonë pjesëmarrëse në ekspozitën "Freedom 250" 🇺🇸✨

Me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkolla jonë pati nderin të jetë pjesë e ekspozitës së artit për studentë "Freedom 250", e cila u mbajt në Galerinë e Arteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në këtë aktivitet plot kreativitet, shkollën tonë e përfaqësoi me shumë dinjitet arsimtarja e artit, Matjane Kallaba, së bashku me nxënësit tanë të talentuar:
Diella Tahiri
Marin Maliqi
Sumeja Perçuku
Medina Cakolli
Përmes vizatimeve dhe pikturave të tyre të mrekullueshme, nxënësit tanë shpërfaqën vizionin e tyre për lirinë dhe vlerat e përbashkëta që ndajmë me popullin mik amerikan.

Ky aktivitet i rëndësishëm, i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë (ku mori pjesë e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, dhe Kryetari i Komunës, Përparim Rama), Drejtorinë e Kulturës, Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe rrjetin KUSA, dëshmoi edhe një herë se e ardhmja është e ndritur kur të rinjtë tanë udhëheqin me kreativitet dhe imagjinatë!

Përgëzime të përzemërta arsimtares dhe nxënësve tanë për përfaqësimin e shkëlqyer! Suksese në ekspozitat e radhës! 👏👏✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️

Urime të përzemërta të gjithë nxënësve për përfundimin me sukses të këtij viti shkollor!Me krenari nderuam Nxënësit e Gj...
29/06/2026

Urime të përzemërta të gjithë nxënësve për përfundimin me sukses të këtij viti shkollor!

Me krenari nderuam Nxënësit e Gjeneratës:

* Klasa VI – Adriatik Fetahaj
* Klasa VII – Luna Halimi
* Klasa VIII – Guri Alidema
* Klasa IX – Endra Rash*ti

Mirënjohje morën gjithashtu të gjithë nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm, nxënësit pa asnjë mungesë gjatë vitit shkollor, si dhe ata që me përkushtim përfaqësuan shkollën në aktivitete të ndryshme: sportive, muzikore, artistike, në Klubin e Ndërmjetësimit, Klubin e Gjelbër dhe në aktivitetet e robotikës.

Jemi krenarë për arritjet, talentin dhe angazhimin e secilit prej jush. Ju urojmë shumë suksese edhe në rrugëtimin tuaj të ardhshëm! 🥇

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Mitrush Kuteli " - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share