Shf&Shmu Hasan Prishtina - Prishtinë

Shf&Shmu  Hasan Prishtina - Prishtinë Kjo është faqja zyrtare e SHF&SHMU "Hasan Prishtina" - Prishtinë.

🥋🏆 OLTA SHALA  – NJË KAMPIONE E VOGËL, ME SHPRESA TË MËDHA! 🇽🇰❤️Në garën “Shpresat e Kosovës”, kampionia jonë e vogël Ol...
14/09/2026

🥋🏆 OLTA SHALA – NJË KAMPIONE E VOGËL, ME SHPRESA TË MËDHA! 🇽🇰❤️
Në garën “Shpresat e Kosovës”, kampionia jonë e vogël Olta na bëri jashtëzakonisht krenarë duke arritur rezultate të shkëlqyera:
🥇 Vendi i parë – Kumite
🥉 Vendi i tretë – Kata
Dy medalje, dy dëshmi të talentit, punës dhe përkushtimit të saj. 🏆🥋
Por për ne, Olta nuk është vetëm fituese e medaljeve. Ajo është një shpresë e vogël e klubit tonë, një vajzë me shumë talent, guxim dhe një të ardhme të madhe përpara. 🌟
Emri i garës “Shpresat e Kosovës” sikur e përshkruan më së miri edhe rrugëtimin e saj:
sot një kampione e vogël, nesër një kampione e madhe e Kosovës! 🇽🇰🏆
Olta, vazhdo të punosh, të ëndërrosh dhe të besosh në veten tënde. Çdo stërvitje, çdo garë dhe çdo sfidë është një hap drejt ëndrrave të tua. ❤️
Klubi i Karatesë Unsu është krenar me ty dhe beson shumë në potencialin tënd!
🌟 Urime Kampione! Shkelqe çdo herë 🥋🏆❤️

11/09/2026
“Shkruaj, Vizato dhe Fito!” - Shtëpia botuese “Dukagjini” fton fëmijët të bëhen pjesë e një konkursi krijues“Panairi i L...
09/09/2026

“Shkruaj, Vizato dhe Fito!” - Shtëpia botuese “Dukagjini” fton fëmijët të bëhen pjesë e një konkursi krijues“

Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e tij të 4-t, nga 23 deri më 27 shtator, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me këtë rast, shtëpia botuese “Dukagjini” fton fëmijët të bëhen pjesë e konkursit krijues “Shkruaj, Vizato dhe Fito!”.

Konkursi është i ndarë në dy kategori, të përshtatura për grupmoshat dhe klasat përkatëse.

“Ilustrimi më i bukur” - Klasat I dhe II

Nxënësit e klasave I dhe II ftohen të zgjedhin një personazh nga lektyrat shkollore që kanë lexuar dhe të krijojnë një ilustrim që tregon një skenë ose aventurë të re me atë personazh.

Për realizimin e punimit mund të përdorni lapsa, ngjyra (druri, akuarele) apo çfarëdo teknike tjetër që ju pëlqen.

“Shkrimi më kreativ” – Klasat III, IV dhe V

Nxënësit e klasave III, IV dhe V mund të zgjedhin një personazh nga lektyrat shkollore që kanë lexuar dhe të shkruajnë një poezi ose tregim të shkurtër, sipas imagjinatës së tyre.

Punimi duhet të ketë 150-250 fjalë.

Nga të dyja kategoritë do të shpërblehen punimet më kreative për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Si të aplikoni?

Nxënësit e klasave I dhe II duhet ta fotografojnë ose skanojnë ilustrimin dhe ta dërgojnë në adresën: [email protected]

Nxënësit e klasave III, IV dhe V duhet ta dërgojnë tregimin ose poezinë në të njëjtën adresë: [email protected]

Në subjektin e e-mail-it të shkruhet:

Aplikim për konkursin “Shkruaj, vizato dhe fito!”

Në e-mail duhet të përfshihen këto të dhëna:

- Emri dhe mbiemri i fëmijës - Klasa - Shkolla

- Qyteti - Numri i telefonit të prindit/kujdestarit - Titulli i lektyrës dhe personazhi i zgjedhur

Rregullat e konkursit

- Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë vetëm një punim.
- Punimi duhet të jetë krijim origjinal i nxënësit.
- Punimi duhet të lidhet me një personazh nga lektyrat shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”.
- Punimet e dërguara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në konsideratë.

Afati i fundit për aplikim është 14 shtator 2026, ora 23:59.

Punimet më kreative do të shpërblehen me dhurata të veçanta!

Fituesit do të shpallen gjatë Panairit të Librit për Fëmijë dhe do të kontaktohen përmes të dhënave të shënuara gjatë aplikimit.

Nga cilat lektyra mund të zgjidhni?

Klasa I
“Tregimi i lepurit Piter”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”.

Klasa II
“Shkolla e pyllit”, “Vjersha”, “Përralla e postierit”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla të zgjedhura”.

Klasa III
“Si u bënë kafshët siç janë sot?”, “Shigjeta e kaltër”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Posta e porositur” dhe “Aventurat e Pinokut”.

Klasa IV
“Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”, “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”, “Libri i Xhunglës” dhe “Libri i dytë i Xhunglës”.

Klasa V
“Medaljoni”, “Përrallëza”, “Agimet e kaltra”, “Sarajet e bardha” dhe “Dy vjet pushime”.

Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” mirëpret aplikimet tuaja.

Ah, moj demokraci E ç`t`iu them për demokracinë?E gjeta apo më gjeti,me gurin e Sizifit mbi shpinë?Tek bëj të çaj dallgë...
05/09/2026

Ah, moj demokraci

E ç`t`iu them për demokracinë?
E gjeta apo më gjeti,
me gurin e Sizifit mbi shpinë?
Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi,
se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë,
mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët,
m`be më sot, m`be me xhepat trokë,
shpresat duke i bërë abort.
Se larg e më larg e merr arratinë,
me rrasën e qivurit qepur mbi shpinë një pjesë e trurit,
e pjesa tjetër që mbeti, ëhë, bën gjumin letargjik,
kofin pas të vjeli,
prandaj edhe unë nuk e di,
nëse t`kam pritur apo më ke pritur moj demokraci?!
E në derë të shoshoqit kush i ka trokitur i pari nga ne të dy?
Po më duket si unë dhe si ti,
jemi t`papërgatitur që të bëjmë dashuri.
Dhe sa jam përpjekur, o ZOT sa kam ëndërruar,
se më vjen pa ofiqe dhe pa lëngata.
Jam shkapitur me mund gjatë,
tempullin tënd për ta arritur,
me një pëllumb në duar,
a thua unë jam shumë i shpejtuar,
apo mos ti vallë je e vonuar?
Se shpresova që qielli do m`hapej i kaltër,
e shohë plotë me re gri,
shpresova se s`do përulem më i përlotur m`i vatër,
jam po përsëri me krye në hi,
e kur shikoj që për varr mu bë deti,
e ëndrrat mu rrudhën,
ah, moj demokraci…
M`duket se përtej njëri-tjetrit të dy kemi humbur udhën,
se ndërruan kohët,
por nuk ndrruan politikanët,
që të zbardhën në gropën e gëlqeres kollutumba ranë,
sorrat, minjtë e ujqërit e na u bënë pëllumba,
e votën për ta me gaz e jep mileti,
ndërsa ne t`përndjekurit, të torturuarit me proka,
tani u lëpijm vrerin të zgjedhurve tanë,
që tjerrin nëpër seanca kuvendi profka,
e ne pranojmë t`iu rritet rroga,
pa çka se ata besimin na e pshurrën.
Hallall ia bëjmë veturën,
hallall dhe cereberin,
nga pas si rojë,
hallall dhe milionerin,
hallall dhe kredinë për banesën luksoze,
dhe për sekretaren lozonjare që po nuk e puthe bëhet nervoze.
Hallall dhe pasaportën diplomatike,
për vete dhe për gruan Azike,
dhe muajin e marmalatës,
pushimeve jashtë shtetit,
n`kampet ekzotike t`Afrikës, Amerikës, Europës e përtej urës Gallatës.
Hallall edhe seancat e grushtit,
kur shanë e rrihet politikani me fjalë rrugësh,
e ku për një plesht digjet jorgani.
Hallall deputeti,
dy herë hallall mileti,
që i pëlqen ta shalojnë mbi kurriz si gomarë, hallall që ha bar,
po se me një durim pa emër,
dhe shpresën që vdes e fundit në zemër,
deri kur,
deri kur o tru i bekuar?
O ti mendjenur,
ti e unë në gjumë deri kur?
Po për dhimbjet tona mban kush zi,
apo gjaku është bërë ujë e ngrirë?
Të flas ty moj demokraci,
se në t`pëlqen të të përdhunojnë,
atëherë qenke veç një lavire,
dita që pritkemi qenka larg,
me plagë dje, me plagë sot e nesër po përsëri me plagë?
O vendi im,
o Shqipëria ime.
Po ç`mu bëre kështu sa zemra në gji po më plas?
E kërkoj njeriun edhe njerëzit me shpirt t`iu flas,
e flas me një dru,
flas me dru,
flas me dru…
Pano TAÇI

Dje, ndërroi jetë ish-mësimdhënësi i shkollës sonë Bedrudin Havolli, i cili për shumë vite punoi si arsimtar i edukatës ...
04/09/2026

Dje, ndërroi jetë ish-mësimdhënësi i shkollës sonë Bedrudin Havolli, i cili për shumë vite punoi si arsimtar i edukatës fizike në shkollën tonë.Në mesin e kolektivit ku punoi dhe në mesin e nxënësve do të mbahet mend si arsimtari i cili punoi me përkushtim dhe pasion të madh.
Në shkollën tonë punoi nga 01.09.1983 deri më 01.09.1992.
Gjatë viteve nëntëdhjetë emigroi në Suedi ku edhe u nda nga jeta.
Familjes dhe kolektivit të shkollës u shprehim ngushëllime të thella.
U prehtë në paqe!

Drejtoria e shkollës

Sot, në këtë fillimvit shtatori, në shkollën tonë pas 50 vjetësh u zhvillua një ngjarje e rrallë por e bukur. U takuan i...
03/09/2026

Sot, në këtë fillimvit shtatori, në shkollën tonë pas 50 vjetësh u zhvillua një ngjarje e rrallë por e bukur. U takuan ish-nxënësit me ish-mësuesin e tyre të klasës së parë. Gjysmë shekulli më vonë, gjenerata e nxënësve të lindur në vitin 1970 dhe të cilët në vitin 1976 ishin regjistruar në klasën e parë, në klasën e mësuesit të nderuar z.Nezir Koliqi. Pas pikërisht 50 vjetësh u takuan në klasën dhe në shkollën e tyre të dikurshme.
Në organizim të prof.dr.Blerim Rexha, por edhe të shokëve dhe shoqeve tjerë ish-nxënës të mësuesit Nezir, si dhe të drejtoreshës së shkollës znj.Sofie Bunjaku, sot realizuan një takim i cili ishte emocional por edhe një reflektim i respektit të ndërsjellë i nxënësve për mësuesin e tyre dhe i mësuesit për ish-nxënësit tani 56-vjeçar, i cili i mësoi, i këshilloi dhe i edukoi me shumë përkushtim.
Të ardhur për këtë takim edhe nga vende të ndryshme të botës, ata improvizuan një orë mësimore, u prezantuan para mësuesit dhe folën për arritjet e tyre të deritanishme, duke falënderuar mësuesin Nezir për punën arsimore dhe edukative dhe duke ia përkujtuar mësuesit këshillat që ua kishte dhënë dikur atyre si nxënës që ata ende nuk i kishin harruar. Në fund të këtij takimi të veçantë, ish-nxënësit, së bashku me mësuesin Nezir vizituan shkollën dhe shkuan në një drekë të përbashkët duke falënderuar shkollën dhe drejtorinë për organizimin e këtij takimi në shkollën e tyre të dikurshme.
Mësuesi Nezir Koliqi tani shumë vite jeton në Kanada.
Shëndet dhe jetë të gjatë për ish-mësuesin Nezir, por edhe për ish-nxënësit shumë respekt dhe suksese në jetë dhe në punën e tyre.

Drejtoria e shkollës

Vizita e kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Drejtorit të DKA-së në shkollën “Hasan Prishtina”, me rastin e fillimit ...
01/09/2026

Vizita e kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Drejtorit të DKA-së në shkollën “Hasan Prishtina”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ishte një privilegj dhe krenari e veçantë për nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorinë e shkollës.
Prania e tyre në këtë ditë të rëndësishme dëshmon përkushtimin dhe mbështetjen ndaj arsimit, nxënësve dhe institucioneve tona arsimore.
I falënderojmë për vizitën dhe urimet për fillimin me sukses të vitit të ri!
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, dije, arritje dhe momente të bukura për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë!

Drejtoria e shkollës

31/08/2026

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shf&Shmu Hasan Prishtina - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share