27/04/2020
Prishtina e vjeter
Ktu mund të njoftoheni per ngjarjet me te rendesishme te historise shqiptare dhe asaj boterore
Kalendari Historik është shumë i dobishëm për lexuesin e gjërë që kërkon të marrë informacion bazë për figura, ngjarje apo koncepte historike. Kjo faqe paraqet një sintezë të dijeve e koncepteve historike që lidhen me të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia deri në periudhën më të re të historisë botërore ne përgjithësi dhe asaj shqiptare ne veçanti.
27/04/2020
Prishtina e vjeter
08/03/2020
“Les Voyageurs” ose “Udhëtarët”, është një skulpturë me përmasa reale e Bruno Catalano. Trupave iu mungojnë pjesë të konsiderueshme të tyre ndërkohë që duket se pjesa e mbetur po zhduket ngadalë gjithashtu.
Simbolizon boshllëkun që krijohet duke lënë pas vendin tënd, familjen, njerëzit më të afërt; për një jetë tjetër.
26/02/2020
"Enver, kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët"!
Me cfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me këpucarë dhe teneqexhinj?”
Sabiha Kasimati, shkencëtarja (biologe dhe iktiologe) që sfidoi diktatorin, u vra si sot, 69 vite më parë, më 26 shkurt 1951 me firmën e Enver Hoxhës.
21/01/2020
Nje ish ushtar gjerman i kthyer ne vendlindje pas mbarimit te luftes ne vitin 1946. Fotografi e ka kapur ne nje moment kur ai nuk e gjen me shtepine dhe familjen e tij per shkak te bombardimeve ne Frankfurt.
Foto:Tony Vaccaro, 1946.
12/01/2020
Tirana 1973
28/10/2019
Më 27 tetor 1928, në Uashington DC u nënshkruan dy akte të rëndësishme dypalëshe midis presidentit të SHBA Calvin Coolidge dhe ministrit tonë Faik Konica, "Traktati i Arbitrazhit" dhe "Traktati i Paqësimit". Në foto Faik Konica (majtas) me Sekretarin e Shtetit të SHBA Frank Kellogg, më 17 korrik 1926.
27/09/2019
Ekuacioni revolucionar i Einstein-it lidhur me ekuivalencen ne mes te materjes dhe energjis (E=mc2) ishte publikuar ne kete dite, 27 shtator 1905.
Einstein-i ishte shperblyer më 1921 me Çmimin Nobël ne fizikë " per kontribute te shumte ne teoritë fizikale dhe ne veçanti per zbulimin e ligjit mbi efektet fotoelektrike."
24/09/2019
Udhëheqës i shquar i Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut, Hero i Popullit. Mori pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës që qarqet shoviniste malazeze kërkonin t’i aneksonin në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit.
Në vitet e fundit të shek. XIX Dedë Gjo Luli u aktivizua përsëri në lëvizjen për autonominë e Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Shkodrës që vendosi bashkimin me Lidhjen e Pejës. Aftësitë e tij si organizator, si prijës luftarak dhe si udhëheqës popullor, u shfaqën sidomos gjatë Kryengritjes antiosmane të v. 1911.
Nën udhëheqjen e tij malësorët e Hotit, të Grudës e të Kelmendit korrën suksese të rëndësishme kundër forcave osmane dhe e detyruan qeverinë xhonturke të hynte në bisedime me ta. Në bashkëpunim me qarqet patriotike, ata parashtruan në Memorandumin e Greçës kërkesën për autonominë territoriale-administrative të mbarë Shqipërisë. Dedë Gjo Luli i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar.
Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat ballkanike e vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Dedë Gjo Luli iu desh, megjithëse në moshë të thyer, të vazhdonte luftën për mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombëtar.
Më 24 shtator 1915 forcat pushtuese serbo-malazeze, në bashkëpunim të ngushtë me reaksionin bajraktaro-çifligar e klerikal vendas, e shtinë në dorë pabesisht dhe e vranë në Sheshëz afër Orosh*t.
12/09/2019
Dy ikonat e muzikës shqiptare, Anita Take dhe Vaçe Zela së bashku në Moskë gjatë viteve 60-të. Anita Take është e veshur me kostum popullor....
21/06/2017
A duhet te zhduket njehere e pergjithmone ekstremizmi islam per zhdukjen e nje figure, nje nder me te rendesishmet ne Historine e popullit shqiptar, duke e cilesuar gjithnje si mbrojtes i krishterizmit...!?
01/04/2013
Foto e rrallë – Një foto e rrallë e Ismail Qemalit e bërë më 1871 me përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të kohës, diplomatë nga më të shquarit. Ismail Qemali, me i riu midis tyre, në atë kohë vetëm 27-vjeçar, është President i Komisionit Europian të Danubit, ndër më të rëndësishmit për kohën, Komision që akoma edhe sot është në funksion. Fotoja është marrë nga libri “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98. Fotografia është gjetur nga stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora.
(M.G)
07/03/2013
VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MËSONJTORJA E PARË SHQIPE NË KORÇË - PIONIERE E ARSIMIT KOMBËTAR INTERVISTË-PRESS