Namazi

Namazi Thuaj: Ai, Allahu është Një! Kuran, Ihlaas: 1

Faqja jonë ka qëllim informimin e drejtë në lidhje me tematikën edukative dhe arsimore në vendin ku jetojmë, duke ju shërbyer me tematika sociale, informacione historike, fragmente nga jeta e profetëve paqja qoftë mbi ta, duke shërbyer të gjitha këto për një mirëqenie më të mirë, në rangun edukativ.

Hadithi i ditës!
10/09/2026

Hadithi i ditës!

09/09/2026

Imam Ibnul Xheuzi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

"Ndoshta ndonjë fëmijë mund të del nga martesa (yte) i cili mund jetë i ngjajshëm sikurse (kontributi i dijetarëve) Esh-Shaf'ij ose Ahmed bin Hanbel, dhe kështu del që martesa (yte) të jetë më e mirë sesa mijëra vite të adhurimit."

| تلبيس إبليس ٢٦٣ |

Këshillë: zgjedhni për martesë duke mos peshuar gjërat me peshoren e dunjasë, matni mirë duke tejkaluar çdo dëshirë, zgjedhja yte për martesë sot, mund të jetë edhe përcaktimi yt për në ahiret, prandaj ji njeri i përgjegjshëm meqenëse do të përgjigjesh.

Ka raste kur edhe sot, kur vetëm një deve e kuqe e racës elitare mund të kushtojë miliona euro. E kuptoje tashmë sa vlen...
08/09/2026

Ka raste kur edhe sot, kur vetëm një deve e kuqe e racës elitare mund të kushtojë miliona euro. E kuptoje tashmë sa vlen kur një njeri udhëzohet duke qetë ti sebep. Pra: më mirë është tek Allahu ﷻ të ketë ndonjë person të udhëzuar nëpërmjet teje, sesa t'i posedosh milionat. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të pasurohemi në hallall. Allahu ﷻ na bëftë shkak që të tjerët të udhëzohen!

07/09/2026

Ibn el-Uthejmin, (Allahu ﷻ e mëshiroftë) ka thënë:
"Përhapni atë që Profeti ﷺ e ka thënë, dhe mos kini frikë se vetëm pak do t'ju ndihmojnë dhe mos kini frikë nga (ata) shumë që do të ngrihen kundër jush."

[Sherh el-Kafiyah esh-Shafijeh, 1/175]

07/09/2026

Një frut i mrekullueshëm në të cilin Zoti i botëve është betuar: "Betohem në fikun dhe ullirin," Kuran, Tin: 1.

Në ngjarjen e hadithit, sahabët panë një grua që, pas një trazire, po kërkonte me dëshpërim fëmijën e saj. Kur e gjeti, ...
06/09/2026

Në ngjarjen e hadithit, sahabët panë një grua që, pas një trazire, po kërkonte me dëshpërim fëmijën e saj. Kur e gjeti, e mori, e përqafoi dhe e vuri në gjoks. Atëherë Profeti ﷺ u tha sahabëve, në kuptim: A mendoni se kjo grua do ta hidhte fëmijën e saj në zjarr? Ata thanë: Jo. Pastaj Profeti ﷺ tha se Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa ajo nënë me fëmijën e saj.
Ky hadith na mëson se mëshira e nënës ndaj fëmijës së saj, sado e madhe, është vetëm një shembull i vogël për të kuptuar mëshirën e Allahut të Lartësuar, mëshirë e cila është shumë, shumë dhe shumë më e madhe.

Hadithi i ditës!
05/09/2026

Hadithi i ditës!

03/09/2026

Të nderuar namazlinj!

Sot u dërgua për në banesën e fundit në këtë botë Laurent Krasniqi nga Prishtina. Ai ishte një djalë i njohur në rrjetet sociale dhe shumë i suksesshëm në fushën e marketingut.

Ai i binte në sexhde Zotit të botëve, ka fotografi dhe video që dëshmojnë se Laurenti ishte namazli dhe përkundër famës, ai e theksonte këtë në intervista e media sociale.

Kështu Allahu ﷻ e ka përcaktuar, e ne pajtohemi me caktimin e Tij, ndonëse zemrat kanë shumë dhembje e mërzi.

Allahu ﷻ ia lehtësoftë jetën në varreza, e mëshiroftë me Xhennet, teksa familjes së Tij, Allahu ia lehtësoftë dhimbjen!

Të gjithë tek Allahu ﷻ do të kthehemi!

7 keqardhjet pas vdekjes, ku Allahu ﷻ na ka njoftuar në Kuran për shqetësimet e atyre njerëzve që s'u bindën dhe mohuan ...
03/09/2026

7 keqardhjet pas vdekjes, ku Allahu ﷻ na ka njoftuar në Kuran për shqetësimet e atyre njerëzve që s'u bindën dhe mohuan dhe pësuan:

1) “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar (në adhurim, lutje, frikë...) Zotit tim askënd!” (Kuran 18:42)

2) Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!." (Kuran 33:66)

3) Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! (Kuran 25:28)

4) "Ah, sikur të isha pluhur!" (Kuran 78:40)

5) ... “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im (i veprave)" (Kuran 69:25)

6) “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!” (Kuran 6:27)

7) “Çfarë ju ka sjellë në Sekar (Xhehennem)?”
Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz.
dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.
Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët.
dhe mohonim Ditën e Llogarisë,
derisa na erdhi vdekja.”
(Kuran 74:42-47)

O Allah, të lutemi na mundëso jetë në bindje ndaj Teje dhe vdekje e përjetësi në Xhennet e me shumë kënaqësi!



Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Namazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Namazi:

Shortcuts

Share