Me kalimin e viteve kjo qender eshte kthyer ne nje nga qendrat me te suksesshme ne vend me nje staf te kualifikuar dhe me nje infrastrukture digjitale te mesimdhenies. Deshmitare te suksesit te kesaj qendre jane mijera nxenes qe kane ne duart e tyre Certifikata te gjuhes Angleze nga Universitete me emer ne bote si Oxford, Cambridge dhe Michigan. Kjo Kompani nen emertimin WFL Albania startoi ne vitin 2006 ne Tirane, aktivitetin e vete ne fushen e perfaqesimit te botuesve me emer ne bote (Express Publishing, Macmillan, Edilingua, Langenscheidt, Eli Edizioni, Cle International etj) dhe distribucionin e teksteve te gjuheve te huaja ne Shqiperi dhe Kosove. Shume shpejt kompania jone zuri pozicionin e liderit ne treg duke mbuluar afersisht 90% te tregut te teksteve te gjuheve te huaja. Ky pozicion eshte arritur ne saje te produkteve bashkekohore qe ofrohen nga botuesit partnere si dhe nga investimet qe ne kemi bere ne permiresimin e infrastructures mesimdhenese duke ofruar falas per cdo mesues materialet ndihmese (nga Mitrovica ne Konispol), trainime falas ne cdo skaj te vendit si dhe ne Prishtine dhe Prizren, investime te plota per 10 klasa digjitale ne Shqiperi, dhjetra tabela digjitale ne gjithe hapesiren territoriale qe ne operojme, dhurata me qindra DVD dhe CD Player per shkollat si dhe me mijera libra dhurate per bibliotekat e shume shkollave ne vend. Ne vitin 2011 startoi bashkepunimi me : 1. Camla (Cambridge Michigan Language Assessment) me Keti Shpk 2. AEAfE (American European Alliance for Education) me ICTE (International Center for Training and Examinations) duke i ofruar tregut ne Kosove dhe ne Shqiperi provimet e Universitetit te Michigan per gjuhen Angleze, provime te cilat tashme kane zene nje vend te rendesishem per te gjithe ata qe kane nevoje per nje certificate nderkombetare te njohjes te gjuhes Angleze si dhe ne vecanti per studentet e studimeve Master dhe Phd te cilet e kane kriter nje Certifikate te tille. Kete vit ne kemi miratuar ICTE (International Center for Training and Examinations) si nje Agjensi e miratuar nga MAS e cila do te ofroje per mesuesit e gjuhes Angleze kualifikime me kredite te domosdoshme per mesuesit. Ne menyre qe te identifikohen me lehte sherbimet tona, tashme, kompanite Wfl Albania, Keti Shpk dhe ICTE do te jene nen enertimin e ri : “Sidi Education” si pjese e “Sidi Group” e cila zhvillon edhe aktivitetin farmaceutik nen emrin “Sidi Pharma”
Alket VELIU
Administrator