Instituti ATOMI

Instituti ATOMI

Share

Identifikimi dhe përkrahja e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente.

Instituti ATOMI ka për qëllim:

- Promovimin dhe stimulimin e mendjes, intelektit, dhuntisë, talentit, krijimtarisë, kreativitetit dhe inovacionit në të gjitha fushat.

- Identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente (në tekstin e mëtejmë atomist) në të gjitha format dhe drejtimet, siç është ofrimi i mundësive, kushteve, trajtimit, përkujdesjes dh

Photos from Instituti ATOMI's post 02/06/2026

📢 ATOMI në Konferencën e Nëntë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore

Sot drejtoresha ekzekutive e ATOMI-t, Naime Hoxha prezantoi gjetjet e studimit kualitativ mbi përvojat e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, i realizuar në bashkëpunim me Luljeta Berisha dhe Dorentina Podrimqaku.

Studimi identifikoi tema kryesore që lidhen me mënyrën e të kuptuarit të botës, përjetimin e potencialit të jashtëzakonshëm, kërkimin për stimulim në të nxënë, konceptualizimet shoqërore të inteligjencës së jashtëzakonshme, përkatësinë sociale përmes ngjashmërisë dhe vetëdijen e shtuar si gjetje integruese.

Në tërësi gjetjet sugjerojnë se inteligjenca e jashtëzakonshme duhet kuptuar si një kombinim i proceseve njohëse dhe vetë-reflektuese, jo vetëm si aftësi akademike e avancuar.

📌 Rekomandimet e Institutit ATOMI
Nga perspektiva institucionale dhe në bazë të gjetjeve nga ky studim ATOMI thekson nevojën për:
🔹 Integrimin e qasjeve të diferencuara në sistemin arsimor që njohin dhe adresojnë mënyra të ndryshme të të menduarit dhe të përpunimit kognitiv.
🔹 Zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të identifikimit dhe mbështetjes për nxënësit me potencial të jashtëzakonshëm përtej vlerësimit të performancës standarde akademike dhe përtej përtej përshpejtimit.
🔹 Forcimin e mbështetjes psiko-sociale në shkolla, me fokus në mirëqenie emocionale, vetë-rregullim dhe menaxhim të presionit të brendshëm.
🔹 Krijimin e hapësirave të strukturuara për stimulim intelektual, kreativitet dhe mendim kritik, përmes programeve të avancuara.
🔹 Rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe shoqëror mbi natyrën komplekse të dhuntisë, si ndërthurje e proceseve njohëse dhe reflektuese.

Instituti ATOMI riafirmon angazhimin e tij për të avancuar kuptimin dhe mbështetjen e potencialit të jashtëzakonshëm në Kosovë përmes praktikave të bazuara në evidencë dhe përvojë.

Math Kangaroo Contest – Kosovo 16/05/2026

TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2026

Instituti ATOMI për herë të dhjetë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 21 mars 2026, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë rreth 2000 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku 65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2026. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 38 nxënës (lista e mëposhtme në link).

Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.

Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit apo e-mailit.

Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës së klasës.

https://kangaroo-ks.org/gara-nderkombetare-e-matematikes-kangaroo-ne-kosove-2026-mkc-k-te-perzgjedhurit-e-gares-kangaroo-2026/

Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.

Math Kangaroo Contest – Kosovo GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2026 (MKC-K) TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2026 Instituti ATOMI për herë të dhjetë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 21 mars 2026, me autorizimin e “Asocia...

“Koncepti i inteligjencës së jashtëzakonshme” – intervistë me Institutin Atomi 15/05/2026

Ju ftojmë të ndiqni intervistën në URBAN fm, me përfaqësueset e Institutit ATOMI, znj. Luljeta Berisha dhe znj. Dorentina Podrimqaku, të cilat ndajnë perspektivën e tyre mbi një temë gjithnjë e më të rëndësishme në sistemin arsimor: personat me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente.

Biseda synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për nevojat, sfidat dhe potencialin e këtyre të rinjve e fëmijëve, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe mbështetjes në mënyrë që potenciali i tyre i jashtëzakonshëm të mos mbetet i pashfrytëzuar ose i keqkuptuar.

Intervista sjell edhe shembuj dhe reflektime nga puna e përditshme me atomistë duke ruajtur plotësisht konfidencialitetin e fëmijëve dhe familjeve të tyre, si dhe thekson rrezikun e mos-identifikimit të hershëm të potencialit të jashtëzakonshëm.

Në Institutin ATOMI ne vazhdojmë punën çdo ditë për identifikimin dhe mbështetjen e atomistëve, duke u fokusuar në kuptimin e nevojave të tyre dhe ofrimit të shërbimeve dhe aktiviteteve ashtu që ata të arrijnë potencialin e tyre dhe të krijohet një ambient mbështetës në shoqërinë tonë për zhvillimin e tyre.

Kjo njëkohësisht është një thirrje për më shumë përgjegjësi, përkrahje dhe angazhim nga institucionet e të gjitha niveleve, shkollat dhe familjet, që të mos lejojmë që potenciali i jashtëzakonshëm të kalojë pa u vënë re, pa u kuptuar dhe pa u mbështetur në kohë.

Linku:

“Koncepti i inteligjencës së jashtëzakonshme” – intervistë me Institutin Atomi Luljeta Berisha, Dorentina Podrimçaku, tregojnë për konceptin e inteligjencës së jashtëzakonshme, vështirësitë që fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme ...

29/04/2026

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS "KANGAROO 2026"

Njoftohen të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2026” se rezultatet së bashku me certifikatat e pjesëmarrjes (në zarfa të mbyllur) do të jenë të gatshme për të gjithë pjesëmarrësit sipas orareve të specifikuara për qendrat e testimit. Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht.

Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit shihni specifikat varësisht prej qendrave të testimit në linkun në vijim:

https://kangaroo-ks.org/rezultatet-2026/

Photos from Instituti ATOMI's post 28/03/2026

Instituti ATOMI organizoi Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026

Sot, anë e mbanë Kosovës, në 15 qendra rajonale, u testuan rreth 2 mijë nxënës të të gjitha klasave të arsimit parauniversitar në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026.

Gara Kangaroo ka për qëllim promovimin e matematikës dhe theksimin e rëndësisë së saj në zhvillimin e të menduarit logjik dhe kritik. Kjo garë organizohet në mbarë botën dhe çdo vit mbledh mbi 6 milionë nxënës nga rreth 80 shtete të ndryshme.

Në Kosovë, kjo garë u organizua për të dhjetën herë me radhë nga Instituti ATOMI.

Përveçse u ofron nxënësve të Kosovës mundësinë për të përjetuar një përvojë ndërkombëtare të krahasueshme me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën, Instituti ATOMI e përdor Garën Kangaroo edhe si një mekanizëm për identifikimin e talenteve të rinj në fushën e matematikës.

Qëllimi i këtij identifikimi është që Instituti ATOMI të ofrojë aktivitete dhe shërbime mbështetëse për këto talente, me synim zhvillimin dhe avancimin maksimal të potencialit të tyre në matematikë. Këto përfshijnë, ndër të tjera, kurse të avancuara nga profesionistë të fushës dhe qasje në literaturë të specializuar, në përputhje me moshën dhe nivelin e tyre.

Instituti ATOMI shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe punën e palodhur, si dhe për DKA-të dhe shkollat nikoqire për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin me sukses të kësaj gare.

Në fund, Instituti ATOMI iu uron suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës dhe i inkurajon ata të vazhdojnë të zhvillojnë pasionin e tyre për matematikën.

Math Kangaroo Contest – Kosovo 26/03/2026

ORARI I TESTIMIT PËR "KANGAROO" 2026

Në linkun në vijim mund t'i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026, e cila mbahet të shtunën, më 28 mars 2026 në mbarë Kosovën.

Vërejtje: Të gjithë ata/ato që brenda afatit të konkursit e kanë bërë pagesën e participimit ose i kanë dorëzuar vërtetimet që i lirojnë nga pagesa, por nuk janë në këtë listë për arsye se nuk e kanë dorëzuar formularin e aplikimit ose për ndonjë arsye teknike (lëshim teknik), mund të vijnë për testim në terminin e fundit të rregullt në qendrat përkatëse të testimit.

Luten të gjithë aplikuesit që t'i lexojnë të gjitha sqarimet dhe udhëzimet e ofruara në link.

Math Kangaroo Contest – Kosovo Aplikimi 2026 – Listat ORARI I TESTIMIT PËR “KANGAROO” 2026 Në linkun në vijim mund t’i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026, e cila mbahet të shtunën, më 28 mars 2026 në mbarë Kosovën. Vërejtj...

10/03/2026

REZULTATET E FAZËS SË DYTË TË TESTIMIT

Tashmë janë publikuar rezultatet e fazës së dytë të testimit (seleksionimit) në kuadër të Projektit ATOMI.

Për çfarëdo pyetje, komenti apo sqarimi në lidhje me rezultatet, na shkruani në e-mail ([email protected]) ose na kontaktoni në telefon (045 460 320) gjatë ditëve të punës (e hënë - e premte), gjatë orarit të punës prej orës 10:00-15:00.

Luteni që me rastin e shikimit të rezultateve në ueb-faqe t’i lexoni me kujdes edhe të gjitha sqarimet e dhëna aty.

Për të parë rezultatet klikoni linkun në vijim.

https://atomi-ks.org/rezultatet/

Instituti ATOMI

Prishtinë, më

10 mars 2026

05/03/2026

NJOFTIM

Shtyhet afati për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2026”

Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” se afati për aplikim shtyhet deri me datën 15 mars 2026. Vendimi për shtyerje ka ardhur pas kërkesave të shumta të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve.

Pas datës 15 mars 2026 nuk do të pranohet asnjë aplikim!

Photos from Math Kangaroo Contest - Kosovo's post 21/02/2026

Kangaroo-istët e përzgjedhur në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2025 në Kosovë tashmë janë në javën e dytë të kurseve të avancuara.

Këto kurse janë dizajnuar për të thelluar njohuritë e tyre në matematikë dhe për të sfiduar më tej nxënësit që kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme në garë.

Kurset ofrohen falas për të gjithë të përzgjedhurit dhe secili prej tyre ndjek gjithsej ekuivalentin e 21 orëve akademike trajnim.

Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Instituti ATOMI synon të vazhdojë të zhvillojë potentialin e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme në matematikë.

Instituti ATOMI u uron punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve. 🧠📐

Në ndërkohë ua rikujtojmë se aplikimi për Kangaroo 2026 është i hapur për të gjithë nxënësit në klasët II-XII. Për informata më të detajuara rreth aplikimit vizitoni faqen www.kangaroo-ks.org

Photos from Instituti ATOMI's post 18/02/2026

Fillon cikli i ri i programit të mentorimit mes atomistëve (Atoa)

Në Institutin ATOMI besojmë se potenciali zhvillohet më mirë kur ndahet në komunitet. Pas një cikli të suksesshëm në periudhën 2024–2025, programi ynë i mentorimit peer-to-peer vazhdon edhe këtë vit, duke lidhur atomistët më të rritur me ata më të rinj në një proces të strukturuar mbështetjeje, orientimi dhe sfidimi intelektual.

Programi synon të krijojë një hapësirë ku pjesëmarrësit ndihen të kuptuar, të respektuar dhe të sfiduar pozitivisht. Mentorët ndajnë përvojën e tyre akademike dhe personale, ndihmojnë në qartësimin e objektivave dhe mbështesin zhvillimin e aftësive të reja.

Përmes këtij procesi, atomistët zhvillojnë aftësi bashkëpunuese, forcojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe ndërtojnë një rrjet të qëndrueshëm mbështetjeje brenda komunitetit.

Më poshtë po ndajmë disa nga reflektimet e shkruara të të mentoruarve të ciklit 2024–2025, të cilat pasqyrojnë përvojën e tyre në program.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00