SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë

SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë Është themeluar në vitin 1981, gjindet në rrugën: "Enver Maloku", Prishtinë, nr. tel; 038/552-788. Drejtore e shkollës, znj. Mimoza Krasniqi

FALËNDERIMDrejtoria e shkollës, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për prindërit e nxënësve të klasave II-6 d...
12/09/2026

FALËNDERIM

Drejtoria e shkollës, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për prindërit e nxënësve të klasave II-6 dhe III-6, të udhëhequra nga mësueset Arjeta dhe Fahrije, të cilët me kontributin dhe përkushtimin e tyre mundësuan gëlqerosjen dhe rregullimin e klasave, duke krijuar një ambient më të pastër, më të bukur dhe më të përshtatshëm për nxënësit.

Bashkëpunimi i prindërve me shkollën dhe përkushtimi i tyre për krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët është një shembull i çmuar i bashkëpunimit shkollë–prindër.

Ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen, vullnetin dhe kontributin tuaj të çmuar!

Me shumë respekt,
Drejtoria e shkollës

FALËNDERIMTë dashur prindër të klasave II-3, III-5 dhe VII-3,Drejtoria e shkollës ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin...
06/09/2026

FALËNDERIM

Të dashur prindër të klasave II-3, III-5 dhe VII-3,

Drejtoria e shkollës ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për kontributin tuaj të çmuar në përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit tanë.

Me vetëfinancimin tuaj, ju keni mundësuar blerjen dhe montimin e nga një kondicioneri në klasat e fëmijëve tuaj, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin tuaj me shkollën.

Ky kontribut nuk është vetëm një ndihmë për klasat tuaja, por është një shembull i mirë i bashkëpunimit prindër–shkollë, me synim të përbashkët mirëqenien dhe krijimin e kushteve më të mira për mësim dhe zhvillim të fëmijëve tanë.

Ju falënderojmë përzemërsisht për gatishmërinë, mbështetjen dhe kujdesin tuaj ndaj shkollës dhe nxënësve tanë.

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria e shkollës

Mirësevini të dashur nxënës!
31/08/2026

Mirësevini të dashur nxënës!

Mbledhja e Këshillit të MësimdhënësveDje, në shkollën tonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, në kuadër të p...
29/08/2026

Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve

Dje, në shkollën tonë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe Kalendarin e ri shkollor.

Mbledhjen e hapi drejtoresha e shkollës, znj. Mimoza Krasniqi, e cila, së bashku me zëvendësdrejtoreshën, znj. Shukrane Shaqiri - Çollaku, psikologen, znj Trendelina Krasniqi dhe pedagogun e shkollës, raportuan para Këshillit të Mësimdhënësve lidhur me pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë mbledhjes u analizuan rezultatet dhe të arriturat e vitit shkollor që lamë pas, si dhe u diskutuan çështjet dhe aktivitetet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Po ashtu, u diskutuan dhe u koordinuan detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve, ndërsa u zhvillua edhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të aktiveve dhe fushave të kurrikulës, me synim që puna profesionale dhe bashkëpunimi ndërmjet mësimdhënësve të jenë në nivel sa më të lartë gjatë vitit të ri shkollor.
Mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunuese dhe përfundoi me sukses, me urimet më të mira për një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe me arritje të reja për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës.
Le ta fillojmë vitin e ri shkollor me energji të re, bashkëpunim dhe përkushtim për rezultate edhe më të mira!

Urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për një vit të mbarë, të suksesshëm.

Me respekt,
Drejtoria e shkolles

KOMUNIKATËMinistria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerje...
20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Njoftim për aplikim!Prindër të nderuar,Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për librat!Me respekt,Drejtoria e shkollës!
28/07/2026

Njoftim për aplikim!

Prindër të nderuar,
Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për librat!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Njoftim NgushëllimiMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-nxënëses së shkollës sonë, Re...
25/07/2026

Njoftim Ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-nxënëses së shkollës sonë, Rea Raka, e cila humbi jetën në një aksident trafiku.

Në këto çaste të rënda, Drejtoria dhe kolektivi i SHFMU "Ismail Qemali" shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Raka, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Rean.

Lusim Zotin ta mëshirojë, ta prehë në paqe dhe familjes t'i japë forcë, durim e kurajë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Ju njoftojmë se ceremonia e varrimit do të mbahet më 26.07.2026.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Rean.

13/07/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se listat e nxënësve për grupet parafillore dhe klasat e para për vitin shkollor 2026/2027, janë publikuar sot në hyrjet e shkollës.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës!

06/07/2026

Njoftim,
Si aplikohet për klasën e X-të!

Zgjedhni shkollën dhe drejtimin ku dëshironi të aplikoni. Procesi është i thjeshtë, i sigurt dhe plotësisht online.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-koleges sonë të nderuar, Zinetie Shaipi Beqiri.Në emër të...
26/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-koleges sonë të nderuar, Zinetie Shaipi Beqiri.
Në emër të Drejtorisë së shkollës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Kontributi i saj në arsim, përkushtimi ndaj nxënësve dhe puna e palodhshme do të mbeten kujtim i çmuar për të gjithë ne. Ajo do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe vlerësim për gjurmën që la në edukimin e shumë brezave.

U prehtë në paqe shpirti i saj!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:30
Tuesday 07:00 - 17:30
Thursday 07:00 - 17:30
Friday 07:00 - 17:30

Telephone

+38338552788

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share