Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School

Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School Shkolla e parë e muzikës e licencuar nga MASHTI prej vitit 2002
Instrumente muzikore, Solo-Këndim, Kor, Orkestër, Parashkollor - nga mosha 4 vjeç e tutje

Shkolla e parë e muzikës e licencuar nga MASHTI prej 2002. E themeluar nga pianistja e parë kosovare, Valbona P**a Petrovci. Mësimdhënës profesionistë. Mësime cilësore për Instrumente muzikore, Këndim, Balet, KOR dhe ORKESTËR
044/049180008
📍Dy lokacione: Lagjja Dardania & Rruga kryesore për Tauk Bahçe

08/09/2026

A little taste of Habanera 🎸🎶
G. Bizet - nga opera Carmen
Interpretuar nga ansambli i kitaristëve - Maj 2026

"Amadeus" tash e 24 vite, shkruan histori me muzikë - REGJISTRIMET PO VAZHDOJNËNjë histori e nisur në vitin 2002, e ndër...
03/09/2026

"Amadeus" tash e 24 vite, shkruan histori me muzikë - REGJISTRIMET PO VAZHDOJNË

Një histori e nisur në vitin 2002, e ndërtuar me dashuri, përkushtim dhe mbi të gjitha, me shumë gjenerata nxënësish që kanë gjetur tek ne dashurinë për artin e muzikën.

Ju ftojmë të aplikoni https://forms.gle/GaF7CEfreq3yDgD3A , të bëheni pjesë e shkollës tonë dhe t’përfitoni mundësi për përkrahje me bursë shkollimi për instrumente të caktuara.
Regjistrimet 2026/2027 vazhdojnë t'jenë të hapura për:
- Kitarë
- Piano
- Bateri
- Instrumente harkore: Violinë, Violë, Violonçel, Kontrabas
- Instrumente frymore: F***t, Flaut, Klarinetë, Korno, Saksofon, Trombon, Trumpetë.

Pavarësisht nëse fëmija juaj sapo po zbulon dëshirën për muzikën, apo tashmë ka një pasion të veçantë për një instrument, në “Amadeus” do të gjejë hapësirën për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të shkëlqyer.

🎼 Mësim individual dhe grupor
🎼 Profesorë profesionistë e të kualifikuar
🎼 Koncerte solistike
🎼Bursa për nxënës të talentuar
🎼Ansamble dhe orkestra
🎼Mundësi për gara dhe festivale ndërkombëtare

📞 Për informata dhe regjistrim:
+383 049 180 008 | 44 180 008
📍Lokacioni në rrugë kryesore për Tauk Bahçe
+383 48 180008
📍Lagjja Dardania +383 48 180008

🎶 REGJISTRIMET 2026/27 PO VAZHDOJNË! Një instrument - shumë mundësi! Një talent -  Një botë e tërë për t’u zbuluar. ✨Në ...
21/08/2026

🎶 REGJISTRIMET 2026/27 PO VAZHDOJNË!

Një instrument - shumë mundësi!
Një talent - Një botë e tërë për t’u zbuluar. ✨

Në Shkollën e Muzikës “Amadeus”, çdo fëmijë dhe i ri ka mundësinë të zhvillojë talentin e tij në një mjedis profesional, kreativ dhe plot mundësi për të interpretuar.

- Mësim individual me mësimdhënës të kualifikuar dhe profesionistë të fushës
- Solfezh dhe teori muzikore
- Mundësi për ansamble, kor dhe orkestër
- Koncerte, masterklasa, festivale dhe gara kombëtare e ndërkombëtare
- Mundësi për zhvillim artistik nga hapat e parë deri në skenat ndërkombëtare

📢 REGJISTRIMET janë të hapura për nxënësit e ri dhe TRANSFERE
Nëse fëmija juaj dëshiron të fillojë një instrument të ri, ose tashmë është duke mësuar dhe dëshiron të vazhdojë rrugëtimin në "Amadeus", ju mirëpresim!

📩 Na kontaktoni për informata dhe caktim të takimit informues ose plotësoni linkun më poshtë dhe ne ju kontaktojmë

https://forms.gle/XDGLydy9upCpLVaF7

🎵 Shkolla e muzikës "Amadeus", 24 vite në edukimim e gjeneratave të reja në artin muzikor.

14/08/2026

Një punë e mrekullueshme! Faleminderit Rame Lahaj për vlerësimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin me shkollën tonë ✨️

Shkolla "Amadeus" po zgjeron ekipin e saj të mrekullueshëm duke shpall vende të lira pune për: - Mësimdhënës/e  - Lënda ...
13/08/2026

Shkolla "Amadeus" po zgjeron ekipin e saj të mrekullueshëm duke shpall vende të lira pune për:

- Mësimdhënës/e - Lënda piano
- Mësimdhënës/e - Lënda violinë
- Teknik - mirëmbajtës i objektit

Nëse je profesionist/e, i/e përkushtuar dhe beson se edukimi muzikor është më shumë sesa mësimi i një instrumenti, do të ju mirëprisnim t'i bashkoheni ekipit tonë.
Në Amadeus, puna me nxënësit shoqërohet me mundësi për:
- zhvillim artistik dhe pedagogjik
- mundësi për t'punuar në ambient kreativ dhe bashkëpunues
- pjesëmarrje në koncerte dhe projekte edukative muzikore
- të qenit pjesë e një institucioni me mbi dy dekada përvojë në edukimin muzikor.

KRITERET E PËRGJITHSHME PËR VENDET:
🎹Mësimdhënës i/e pianos dhe
🎻Mësimdhënës i/e violinës:

- Kandidati duhet të ketë të përfunduara studimet bachelor - drejtimi instruemental përkatës
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe pedagogjike me nxënësit, prindërit dhe kolegët
- Fleksibilitet në përshtatjen e orarit të punës
- Gatishmëri për angazhim shtesë gjatë periudhës së koncerteve
- Përvojë në punën me nxënës – përparësi e lartë
- Njohja e gjuhës angleze - përparësi e lartë

Kriteret e përgjithshme për vendin:
🛠Teknik dhe mirëmbajtës i objektit dhe inventarit:

- Aftësi praktike dhe teknike për intervenime, riparime dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, inventarit dhe objektit të shkollës
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për punë
- Gatishmëri për angazhim shtesë gjatë periudhës së koncerteve
- Fleskbilitet në orar për të punuar sipas nevojës në të dy objektet e shkollës “Amadeus”
- Përvoja paraprake në punë të ngjajshme, përparësi e lartë

Të interesuarit/at ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një letër motivuese në:
[email protected] duke vendosur titullin e emailit: Aplikim 2026 dhe emrin e pozitës për t'cilën aplikoni sipas kësaj shpallje

📲Tel: +3834918008; +38344 180008; +38348 180008

Bëhu pjesë e ekipit që ndihmon talentin të marrë zë!✨️

🎶 REGJISTRIMET DHE TRANSFERET PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027 JANË HAPUR! 🎶Ëndrra fillon me notën e parë… ✨Shkolla e Muzikë...
04/08/2026

🎶 REGJISTRIMET DHE TRANSFERET PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027 JANË HAPUR! 🎶
Ëndrra fillon me notën e parë… ✨

Shkolla e Muzikës "Amadeus" e licencuar prej vitit 2002 nga MASHT, shpall të hapur thirrjen për regjistrime për vitin e ri shkollor dhe ju fton të bëheni pjesë shkollës tashmë të dëshmuar që 24 vite.

Regjistrohuni në drejtimet:
- Piano (6 vjeç e tutje)
- Kitarë ( 7 vjeç e tutje)
- Instrumente harkore - Violinë, Violë, Violonçel dhe kontrabas (6 vjeç e tutje)
- Instrumente frymore: F***t, Flaut, Klarinetë, 📯Korno, 🎺 Trumpetë, Trombon dhe Saksofon (8 vjec e tutje)
- Solo-këndim (8 vjeç e tutje)
- Parashkollor muzikor (3 - 6 vjeç)
- Perkusione: Bateri, Ksilofon, Glockenspiel (8 vjec e tutje)

🎵 Planprogramet tona mësimore përfshijnë:
✔️Mësim individual për instrument
✔️ Solfezh dhe teori të muzikës
✔️ Kor dhe muzikim në ansamble frymore e harkore
✔️ Mundësi për t'u bërë pjesë e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve "Amadeus"
✔️ Koncerte të rregullta, masterklasa dhe pjesëmarrje në festivale e gara vendore dhe ndërkombëtare

✍️Plotëso aplikacionin në vijim për t'caktuar takim për regjistrim.
📢 Të gjithë nxënësit para regjistrimit testohen ritmikisht dhe për intonacion!

https://forms.gle/ezpeWFqBEJ8oj8xPA

📞 Kontaktoni për informata dhe regjistrime dhe rezervoni orarin e nxënësit tuaj me kohë!
📍Lagjja Dardania 📲+38348180008
📍Rruga kryesore për Tauk Bahçe 📲+38349180008; +38344180008
Ju mirëpresim në Shkollën e Muzikës "Amadeus".
Aty ku talenti zhvillohet, dhe çdo nxënës ka mundësinë të shkëlqejë në skenë.

Momente nga pjesëmarrja e nxënësve tanë në garat ndërkombëtare në Pragë si pjesë e Orkestrës "Amadeus". ❤️Këto fotografi...
01/08/2026

Momente nga pjesëmarrja e nxënësve tanë në garat ndërkombëtare në Pragë si pjesë e Orkestrës "Amadeus". ❤️

Këto fotografi sjellin vetëm një pjesë të kujtimeve të bukura që nxënësit e Shkollës së Muzikës "Amadeus" krijuan gjatë pjesëmarrjes së tyre në festivalin ndërkombëtar Musica Orbis në Pragë.

Si pjesë e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve "Amadeus", ata interpertuan në skenë ndërkombëtare, dhe patën mundësinë të ndajnë muzikën me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të krijojnë miqësi të reja, të mësojnë dhe zhvillohen muzikalisht dhe të përfaqësojnë me dinjitet Kosovën.

Përtej provave dhe koncerteve, këto ditë në Pragë ishin të mbushura me buzëqeshje, shëtitje, përvoja të reja dhe momente që do t'i shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Janë pikërisht këto përvoja që e bëjnë muzikën shumë më tepër se një art, e bëjnë një shkollë jete.

Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej nxënësve tanë, për përkushtimin, disiplinën dhe kontributin që dhanë në suksesin e orkestrës. Ata janë shembulli më i mirë se puna e vazhdueshme, pasioni dhe dashuria për muzikën shpërblehen gjithmonë.

Urime të gjithë nxënësve tanë dhe të gjithë anëtarëve të Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve "Amadeus" për këtë përfaqësim të shkëlqyer në festivalin Musica Orbis në Pragë ku edhe u shpërblyen me MEDALJEN E ARTË.
Urime mësimdhënësve tanë të cilët punuan me aq përkushtim, dhe përgëzime për personelin udhëheqës për punën dhe kujdesin gjatë gjithë këtij projekti.
Rrugëtimi ynë vazhdon, me të njëjtin pasion dhe me ëndrra edhe më të mëdha!

Një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për shkollën tonë! 🎶Në ambientet e Shkollës së Muzikës "Amadeus", u zhvillua ceremo...
25/07/2026

Një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për shkollën tonë! 🎶
Në ambientet e Shkollës së Muzikës "Amadeus", u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një donacioni shumë të çmuar nga KFOR, një mbështetje e jashtëzakonshme për misionin tonë në edukimin muzikor të fëmijëve dhe të rinjve.

Donacioni përfshinë instrumente të rëndësishme e shumë t’çmuara muzikore, si ksilofon, violonçel, korno, trumpetë, trombon, tamburinë, trekëndësh, cimbale marshimi/pjata të cilat do të pasurojnë fondin instrumental të shkollës dhe do të jenë në shërbim të përditshëm të nxënësve të shkollës tonë dhe Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve "Amadeus".

Për ne, ky nuk është vetëm një donacion. Është një investim në talentin, edukimin dhe ëndrrat e brezit të ri. Çdo instrument i ri do t'u japë më shumë mundësi fëmijëve të taletuar të mësojnë, të zhvillohen dhe të përfaqësojnë veten dhe talentin e tyre me dinjitet në Kosovë por edhe në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj KFOR-it për besimin, bujarinë, gjenerozitetin dhe mbështetjen e madhe jo vetëm për shkollën tonë, por për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit. Ky donacion dëshmon edhe njëhere se muzika është një gjuhë universale që ndërton dhe lidh ura miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje.

Faleminderit KFOR, që zgjodhët të investoni në të ardhmen e fëmijëve tanë, në të ardhemn e talentëve të shumtë që ka Kosova.

Faleminderit ♥️

Address

Nazim Gafurri
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 10:30 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+386 49 180008

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School:

Shortcuts

Share

Category