SHFMU Dardania Prishtinë

SHFMU Dardania Prishtinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU Dardania Prishtinë, Education, Rruga “Ilaz Kodra”, Dardani, Pristina.

Në lëndën e Biologjisë, nxënësit e klasave të teta mësuan për qelizën. Gjatë orës mësimore, ata reflektuan dhe u angazhu...
15/09/2026

Në lëndën e Biologjisë, nxënësit e klasave të teta mësuan për qelizën. Gjatë orës mësimore, ata reflektuan dhe u angazhuan shumë mirë përmes vëzhgimit të mjeteve konkretizuese, ku patën mundësi të dallojnë qelizat që shihen me sy të lirë dhe ato mikroskopike.
Po ashtu, nxënësit punuan me materiale dhe mjete të riciklueshme, duke krijuar modele të formave të ndryshme të qelizave. Ky aktivitet kontribuoi në kuptimin më të mirë të strukturës dhe llojeve të qelizave, duke e bërë procesin e të nxënit më praktik dhe më interesant.
Mësimdhënësja: Luljeta Fazliu

Në shkollën tonë u shënua Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, ditë kjo që na rikujton fuqinë e shkrimit e leximit, që v...
09/09/2026

Në shkollën tonë u shënua Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, ditë kjo që na rikujton fuqinë e shkrimit e leximit, që vetëdijeson fëmijët për rëndësinë e librit drejt realizimit të ëndrrave dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre!
Dija fillon me një fjalë, me një faqe, me një libër…!

Bashkëpunimi që ndërton cilësi në arsim Cilësia në arsim ndërtohet çdo ditë, përmes përkushtimit, përgjegjësisë dhe bash...
05/09/2026

Bashkëpunimi që ndërton cilësi në arsim

Cilësia në arsim ndërtohet çdo ditë, përmes përkushtimit, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollës, mësuesve dhe prindërve.
Një shembull i bukur i këtij partneriteti vjen nga prindërit e nxënësve të klasës IV/1, me mësuese Eliza Dibrani, të cilët me kontributin e tyre mundësuan pajisjen e klasës me kondicioner, duke ndihmuar kështu në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm dhe më të rehatshëm për mësim.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të veçantë për prindërit e klasës IV/1, për gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve ku fëmijët mësojnë dhe zhvillohen.

Faleminderit që jeni pjesë aktive e këtij rrugëtimi të përbashkët!

31/08/2026
31/08/2026
https://www.facebook.com/share/p/1EoyaMx3ob/
27/08/2026

https://www.facebook.com/share/p/1EoyaMx3ob/

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

21/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë për periudhat e pushimeve dhe ditët e festave gjatë vitit shkollor 2026–2027, në mënyrë që të planifikoni aktivitetet familjare me kohë.
Pushimet shkollore
Pushimi vjeshtor
📅 28 tetor 2026 – 30 tetor 2026
Pushimi dimëror
📅 28 dhjetor 2026 – 08 janar 2027
Pushimi pranveror
📅 05 prill 2027 – 08 prill 2027
Ditët e pushimit zyrtar
📅 30 nëntor 2026 – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntori)
📅 17 shkurt 2027 – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
📅 09 mars 2027 – Fitër Bajrami
📅 29 mars 2027 – Pashkët Katolike
📅 09 prill 2027 – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
📅 03 maj 2027 – Dita Ndërkombëtare e Punës
📅 04 maj 2027 – Pashkët Ortodokse
📅 10 maj 2027 – Dita e Evropës
📅 17 maj 2027 – Kurban Bajrami
📅 14 qershor 2027 – Dita e Paqes
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor, me shëndet dhe suksese për të gjithë nxënësit.
Drejtoria e SHFMU “Dardania”

NjoftimNjoftohen prindërit se fëmijët e renditur në këtë listë janë pranuar në shkollën tonë në nivelin parafillor.Nxënë...
21/08/2026

Njoftim
Njoftohen prindërit se fëmijët e renditur në këtë listë janë pranuar në shkollën tonë në nivelin parafillor.
Nxënësve të rinj u urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre drejt dijes.
Njoftim me rëndësi
Njoftohen prindërit se më datë 27 gusht 2026, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet ndarja e nxënësve në klasa.
Prindërit mund të jenë prezent gjatë procesit të ndarjes.
Organizimi i grupeve do të jetë si vijon:
Dy klasa do të fillojnë mësimin nga ora 08:00.
Një klasë do të fillojë mësimin nga ora 11:45.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

14/08/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË PARAFILLOR

SHFMU “Dardania” – Prishtinë njofton prindërit/kujdestarët ligjorë se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në parafillor për vitin shkollor 2026/2027.

Caktimi i terminit për aplikim
Prindërit/kujdestarët ligjorë mund të caktojnë termin gjatë datave:
Data- 17, 18 dhe 19 gusht 2026
Ora- 08:00 – 12:00
-Aplikimi sipas terminit të caktuar bëhet më 20 gusht 2026
Ora- 08:00 – 12:00

Shkolla ka ende disa vende të lira në programin parafillor, të cilat synojmë t’i plotësojmë në përputhje me kapacitetet teknike dhe hapësinore të shkollës.
Prandaj, ftojmë prindërit/kujdestarët ligjorë të interesuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të caktojnë termin brenda afatit të përcaktuar.
SHFMU “Dardania” – Prishtinë
Ju mirëpresim!

Address

Rruga “Ilaz Kodra”, Dardani
Pristina

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:30
Tuesday 07:30 - 17:30
Wednesday 07:30 - 17:30
Thursday 07:30 - 17:30
Friday 07:30 - 17:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU Dardania Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category