21/02/2014
Projekti i financuar nga BE-ja me titullin "Perspektiva e BE-së në Kosovë (EUPK)", të mërkurën më 12 shkurt 2014 në studion e RTK-së zyrtarisht lansoi edicionin e katërt të garës së popullarizuar për shkolla.
KUIZI EVROPA është një nismë e cila synon ngritjen e interesimit dhe vetëdijes rreth Evropës në mesin e të rinjve kosovarë, dhe edukimin e tyre rreth BE-së, se çka është BE-ja dhe çka bën ajo.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, lansoi garën e kuizit dhe vëzhgoi tërheqjen e shortit.
Kuizi Evropa organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kurse financohet nga Bashkimi Evropian.
Nëse dëshironi të ndiqni tërë procesin e hedhjes së shortit dhe udhëtimin e ekipit fitues nëpër Evropë, vizitoni: http://www.youtube.com/watch?v=6tmxX7NyRjI
KUIZI EVROPA 13.02.2014