European School of Kosova

European School of Kosova Shkolla Fillore dhe e Mesme

10/09/2026

Sot, nxënësit e klasës së V-të në lëndën e Gjuhës Shqipe zhvilluan aktivitetin “Kuptimi i drejtpërdrejtë dhe i figurshëm i fjalëve”. Përmes kartave të ndryshme, ata lidhën fjalët, krijuan fjali dhe dalluan kuptimin e tyre.

🦷 Shëndeti i dhëmbëve fillon që në fëmijëri!Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit e nivelit fillor të E...
09/09/2026

🦷 Shëndeti i dhëmbëve fillon që në fëmijëri!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit e nivelit fillor të European School of Kosova u vizituan nga stomatologia Gresa Gashi.

Gjatë vizitës, nxënësit morën këshilla të vlefshme dhe udhëzime praktike për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe rëndësinë e higjienës orale.

Falënderojmë Dr. Gresa Gashi për kujdesin, profesionalizmin dhe kohën e kushtuar nxënësve tanë. 🦷

Bashkë për një vit shkollor të suksesshëm!Me fillimin e vitit të ri shkollor, Drejtoria e shkollës ka nisur takimet me s...
08/09/2026

Bashkë për një vit shkollor të suksesshëm!

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Drejtoria e shkollës ka nisur takimet me stafin, duke zhvilluar takim me mësimdhënësit, kryetarët e aktiveve profesionale, koordinatorin dhe psikologen e shkollës.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë, aktiveve profesionale dhe stafit të shkollës.

Në qendër të punës sonë janë nxënësit. Përmes bashkëpunimit, përkushtimit dhe punës së përbashkët, synojmë të krijojmë një mjedis ku çdo nxënës të ndihet i sigurt, i mbështetur dhe i motivuar për të dhënë më të mirën e tij.

Së bashku për më shumë dije, zhvillim dhe suksese! 🌟

04/09/2026

Sot, nxënësit e klasës së V-të zhvilluan një aktivitet praktik me temë “Paraardhësi dhe pasardhësi i numrave deri në 1 000 000”. Përmes tiketave ilustruese, ata ushtruan renditjen e numrave dhe përforcuan njohuritë për vlerën vendore të shifrave.

🎒📚 Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!Sot hapim një kapitull të ri plot dije, ëndrra, miqësi dhe suksese. ✨Ur...
01/09/2026

🎒📚 Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Sot hapim një kapitull të ri plot dije, ëndrra, miqësi dhe suksese. ✨

Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me gëzim, përkushtim dhe arritje të reja për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

🏫 European School of Kosova
💙 Së bashku drejt së ardhmes!

31/08/2026
Krenarë për përfaqësimin e stafit tonë!Me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u mbajt n...
29/08/2026

Krenarë për përfaqësimin e stafit tonë!

Me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u mbajt një takim i përbashkët me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve.

Në këtë takim mori pjesë edhe Donart Humolli, mësimdhënës i Historisë në European School of Kosova dhe Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për hartimin e Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035+, ndërsa u nënshkrua edhe deklarata e përbashkët e zotimit për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt zhvillimit të Kosovës.

👏 Ur

🎉 FESTA E MIRËSEARDHJES PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË! Me shumë gëzim, buzëqeshje dhe emocione të veçanta, mirëpritëm nx...
26/08/2026

🎉 FESTA E MIRËSEARDHJES PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË!

Me shumë gëzim, buzëqeshje dhe emocione të veçanta, mirëpritëm nxënësit tanë më të vegjël në European School of Kosova. 💜💛💚

Fillimi i klasës së parë është një moment i veçantë, që shënon nisjen e një rrugëtimi të bukur drejt dijes, miqësisë dhe suksesit. 📚✨

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me momente të paharrueshme, mësime të reja dhe shumë gëzim për secilin nga nxënësit tanë të dashur.

Mirë se erdhët në familjen e madhe të European School of Kosova!
📚✏️

🎿 MË SHUMË SE NJË SHKOLLË!Në European School of Kosova, nxënësit e shkollës së mesme, përveç mësimit dhe aktiviteteve të...
20/08/2026

🎿 MË SHUMË SE NJË SHKOLLË!

Në European School of Kosova, nxënësit e shkollës së mesme, përveç mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë një mundësi të veçantë: Shkollën e Skijimit! 🏔️❄️

⛷️ Nxënësit tanë kanë mundësi të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e skijimit përmes trajnimeve me instruktorë të certifikuar.

📚🏃‍♂️🎿 Mësim, sport, aktivitete dhe eksperienca të paharrueshme – të gjitha në një shkollë!

📢 Kemi edhe pak vende të lira për regjistrim në shkollën e mesme!
📞 +383 45 177 775
📧 [email protected]

MË SHUMË SE SHKOLLË – NJË INVESTIM PËR TË ARDHMEN! 🏫Në European School of Kosova, ne besojmë se edukimi i fëmijës nuk pë...
10/08/2026

MË SHUMË SE SHKOLLË – NJË INVESTIM PËR TË ARDHMEN! 🏫

Në European School of Kosova, ne besojmë se edukimi i fëmijës nuk përfundon në bankat shkollore. 📚

Përveç mësimit cilësor, nxënësit tanë zhvillojnë aftësitë e tyre përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, si STEP dhe gjimnastika, duke promovuar një jetë aktive, shëndet të mirë dhe zhvillim të gjithanshëm. 🤸‍♀️🏃‍♂️

Sepse një fëmijë i shëndetshëm mëson më mirë, zhvillohet më mirë dhe ndërton një të ardhme më të mirë!

Zgjidhni edukimin. Zgjidhni shëndetin. Zgjidhni të ardhmen e fëmijës suaj!

Address

Cagllavice
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when European School of Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category