03/09/2026
🎓 Konkurs për Transferim të Studimeve – 2026
Ju njoftojmë se është hapur konkursi për transferim të studimeve brenda dhe jashtë Kolegjit AMECC Rezonanca.
Transferimi mundësohet vetëm në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira:
Infermieri
Radiologji Diagnostike
📄 Përveç kërkesës me shkrim, në të cilën studenti arsyeton transferimin, duhet të dorëzohen edhe dokumentet e mëposhtme:
• Planprogrami i studimeve
• Certifikata e notave
• Vërtetimi për statusin e studentit
• Certifikata e lindjes
• Kopje e letërnjoftimit
📅 Afati i aplikimit është i hapur deri më 25.09.2026.
📞 Për më shumë informacione rreth Kolegjit AMECC Rezonanca, ju ftojmë të na kontaktoni në:
+383 49 603 800 | +383 38 544 754