Studenti Lorik Sejdijaj, nga drejtimi Dizajn Mode, prezanton temën e tij të diplomës “Mitologjia e Rilindur”, me titull “Nga Errësira në Dritë”.
Një projekt që trajton transformimin dhe rilindjen përmes kontrasteve mes errësirës dhe dritës, duke i shndërruar ato në një koncept të veçantë vizual dhe artistik.
Akademia Evolucion
Akademia Evolucion ofron nivelin Bachelor dhe Master të studimeve. Studimet e nivelit Bachelor ofrohe
Studimet e nivelit Bachelor ofrohen në katër drejtime të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Këto drejtime janë: Dizajn i modës, Dizajn i enterierit, Dizajn i komunikimit dhe Arte mediale. Ndërsa për herë të parë në Kosovë dhe rajon, Akademia Evolucion ofron programin Master në Dizajn të Modës (2 vite studimi), të akredituar. Akademia Evolucion ka angazhuar personel akademik me karri
Studentja Orhidea Xhelili, nga drejtimi Dizajn Mode, prezanton temën e saj të diplomës “Mitologjia e Rilindur”, me titull “Floralia”.
Një projekt i frymëzuar nga mitologjia dhe simbolika e natyrës, ku elementet e së kaluarës interpretohen përmes një qasjeje të re, kreative dhe bashkëkohore në dizajnin e modës.
Studentja Medina Drenogllava, nga drejtimi Dizajn Mode, prezanton temën e saj të diplomës “Metamorfoza Hyjnore”, me titull “Morpheus”.
Një projekt që eksploron transformimin, ëndrrën dhe imagjinatën përmes formave, siluetave dhe gjuhës së modës. Një tjetër dëshmi se në Akademinë Evolucion, një ide mund të shndërrohet në një krijim unik dhe të veçantë.
19/08/2026
Moda nuk është thjesht veshje, është art, koncept, kulturë dhe një nga industritë më të fuqishme globale. Nëse ke pasion për tekstilin, formën, ngjyrat dhe dëshiron t'i kthesh skicat në koleksione që parakalojnë në sfilata e pushtojnë tregun, Departamenti i Dizajnit në Modë në Akademinë Evolucion është për ty.
Pse të studiosh Dizajn në Modë në Akademinë Evolucion?
Ne nuk të mësojmë vetëm si të qepësh apo të vizatosh, por si të mendosh si një Dizajner/e me vizion global.
Mësim praktik: Puna zhvillohet me pajisje moderne, ku çdo ide e jotja merr jetë nga koncepti i parë në letër deri te realizimi përfundimtar.
Studentët tanë marrin pjesë aktive në ngjarje mode, duke krijuar portfolion e tyre profesionale që nga viti i parë i studimeve.
Apliko online:
https://akademiaevolucion.com/apliko/
Ose telefono në:
+383 38 558 600
Rr. Shefqet Shkupi, P.N. Lagja Kalabria (Emshir) 10000, Prishtinë
Nga rrënjët e mitologjisë shqiptare te krijimi i një vizioni të ri për modën.
Studentja Beslinda Hashani, nga drejtimi Dizajn Mode, prezanton temën e saj të diplomës “Mitologjia e Rilindur”, me titull “Besa e Përjetshme”. Një projekt që sjell në fokus traditën, simbolikën dhe elementet e kulturës sonë, duke i interpretuar përmes gjuhës bashkëkohore të modës.
Një udhëtim mes trashëgimisë dhe kreativitetit, ku e kaluara merr një formë të re.
Si pjesë e punës së saj të diplomës, studentja Alketa Molliqaj, nga drejtimi Dizajn Komunikimi, sjell një qasje të re ndaj një prej dokumenteve më të rëndësishme të identitetit shtetëror.
Tema e saj “Ridizajnimi i Pasaportës së Kosovës” eksploron mënyrën se si dizajni grafik, identiteti vizual dhe elementet kulturore mund të bashkohen për të krijuar një pasaportë më moderne, funksionale dhe përfaqësuese.
12/08/2026
Disa momente nga puna praktike në Akademinë Evolucion, studentët tanë janë të përqendruar në zhvillimin e skicave të tyre, duke eksperimentuar me forma, ngjyra, silueta dhe detaje të ndryshme.
Përmes ushtrimeve praktike, ata mësojnë ta shndërrojnë një ide fillestare në një koncept të qartë vizual dhe të zhvillojnë stilin e tyre krijues. Çdo vijë, ngjyrë dhe detaj është pjesë e procesit që i çon nga skica e parë drejt një krijimi të mirëfilltë.
Studentja jonë Flutura Zenunaj, nga drejtimi Stilizëm dhe Komunikim në Modë, ka sjellë një qasje kreative përmes teknikës Stop Motion, duke i dhënë lëvizje dhe ritëm vizatimeve të saj.
Ky projekt është realizuar në kuadër të lëndës Vizatim i Figurës, ku format, idetë dhe imagjinata bashkohen për të krijuar një interpretim unik dhe personal.
Studentja jonë Arnesa Selmani prezanton temën e saj të diplomës në Dizajn Mode, me temën "Lulëzimi i Brendshëm" dhe titullin "Dritë".
Ky projekt është një reflektim i transformimit të brendshëm, ku forca, qetësia dhe shpresa përkthehen në gjuhën e modës. Përmes konceptit, formës dhe detajeve të dizajnit, koleksioni shpreh rrugëtimin drejt vetëbesimit dhe dritës që secili e zbulon brenda vetes.
05/08/2026
Zgjidh programin tënd dhe kthe pasionin në një karrierë me ndikim global.
Dizajn Mode (BA & MA)
Nga koncepti i parë te pasarela. Zhvillo aftësitë tuaja teknike e artistike në nivel Bachelor apo Master dhe kthe idetë në koleksione reale për industrinë e modës.
Dizajn Komunikimi
Mëso brendimin, multimedian dhe strategjitë e komunikimit që mbajne peshë në tregun digjital sot.
Stilizëm & Komunikim në Modë
Bashko dizajnin avangardë me psikologjinë e imazhit, PR-in dhe menaxhimin e brendeve. Programi ideal për të dominuar botën e stilit dhe imazhit publik.
REZERVO VENDIN TËND:
📞 Tel: 038 558 600
🌐 Apliko online: akademiaevolucion.com/apliko
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Address
Shefqet Shkupi
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 09:00 - 20:00 |
| Wednesday | 09:00 - 20:00 |
| Thursday | 09:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 10:00 - 14:00 |