Thirrja në Sunnet

Thirrja në Sunnet Mesime Islame

10/09/2026

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ
“Vërtet, feja e pranuar tek Allahu është Islami.”
-- Kurani, Ali Imran 3:19

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe në Ahiret do të jetë prej të humburve.”
--Kurani, Ali Imran, 3:85

📖 NGJARJA E MUBAHELES – KUR TË KRISHTERËT E NEXHRANIT ERDHËN TE PEJGAMBERI ﷺNë Medinë erdhi një delegacion i të krishter...
27/08/2026

📖 NGJARJA E MUBAHELES – KUR TË KRISHTERËT E NEXHRANIT ERDHËN TE PEJGAMBERI ﷺ

Në Medinë erdhi një delegacion i të krishterëve të Nexhranit, për të biseduar me të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth Isait (Jezusit) alejhi selam.
Ata diskutuan me Pejgamberin ﷺ dhe pretenduan për Isain alejhi selam atë që nuk ishte e vërtetë.

Pejgamberi ﷺ ua sqaroi se Isai alejhi selam është rob dhe i Dërguar i Allahut, i krijuar nga Allahu me fuqinë e Tij, dhe se lindja e tij pa baba nuk e bën atë hyjni.

Allahu i Lartësuar zbriti:
﴿إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ ۖ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ﴾
“Vërtet, shembulli i Isait tek Allahu është si shembulli i Ademit. Atë e krijoi nga dheu, pastaj i tha: ‘Bëhu!’ dhe ai u bë.”
📖 Ali Imran, 3:59

Kur ata vazhduan polemikën edhe pasi u kishte ardhur argumenti, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin e Mubaheles:
﴿فَمَنْ حَاجَّكَ فِيهِ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَاءَنَا وَأَبْنَاءَكُمْ وَنِسَاءَنَا وَنِسَاءَكُمْ وَأَنْفُسَنَا وَأَنْفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَلْ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ﴾

“E kush të polemizojë me ty për të, pasi të ka ardhur dija, thuaju: ‘Ejani, t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe veten tuaj, pastaj të lutemi dhe ta kërkojmë mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.’”
📖 Ali Imran, 3:61

🔹 Çfarë është Mubaheleja?
Mubaheleja ishte që të dyja palët t'i drejtoheshin Allahut dhe të kërkonin që mallkimi i Allahut të binte mbi palën që gënjente.
🔹 Kush doli me Pejgamberin ﷺ?
Kur erdhi koha e Mubaheles, Pejgamberi ﷺ mori me vete:
Aliun رضي الله عنه, Fatimen رضي الله عنها, Hasanin رضي الله عنه dhe Husejnin رضي الله عنه.
Sa'd ibn Ebi Vekkas رضي الله عنه transmeton se, pasi zbriti ajeti i Mubaheles, i Dërguari i Allahut ﷺ thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin, pastaj tha:
«اللَّهُمَّ هَؤُلَاءِ أَهْلِي»
“O Allah, këta janë familja ime.”
📚 Sahih Muslim, 2404
Kur të krishterët e Nexhranit e panë Pejgamberin ﷺ dhe familjen e tij të dalë për këtë çështje, ata u tërhoqën nga Mubaheleja dhe nuk pranuan ta zhvillonin atë.
🤲 Allahu e di më së miri.

22/08/2026

PSE MEVLUDI ËSHTË I NDALUAR

1. Mevludi është bidat në fe, sepse nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti që e legjitimon. Pejgamberi ﷺ ka thënë: «Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo refuzohet.»

2. Sahabët dhe halifet e drejtë nuk e kanë festuar Mevludin. Ata ishin brezi më i mirë dhe më i dituri për fenë. Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar: «Kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit të halifëve të drejtë pas meje.»

3. Mevludi nuk njihet në brezat e parë të Islamit. Ai u shfaq shumë më vonë në historinë islame, disa shekuj pas Pejgamberit ﷺ.

4. Feja është plotësuar. Allahu thotë: «Sot përsosa për ju fenë tuaj…» (El-Maide, 3). Sikur Mevludi të ishte adhurim i ligjshëm, Pejgamberi ﷺ do t’ia kishte sqaruar umetit.

5. Shpikja e një adhurimi të ri është çështje shumë e rrezikshme, sepse nënkupton se ajo vepër që pretendohet si afrim tek Allahu nuk është mësuar nga Pejgamberi ﷺ dhe nuk është praktikuar nga sahabët.

6. Dijetarët kanë paralajmëruar kundër bidateve, duke u mbështetur në tekstet e Kuranit dhe Sunetit që urdhërojnë pasimin e Pejgamberit ﷺ dhe ndalojnë shpikjet në fe.

7. Dashuria ndaj Pejgamberit ﷺ tregohet duke ndjekur Sunetin e tij, jo duke shpikur forma të reja adhurimi. Allahu thotë: «Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë.» (Ali Imran, 31)

8. Marrja e Mevludit si festë vjetore nuk është prej festave të Islamit. Muslimani duhet t’i përmbahet festave dhe adhurimeve që janë përcaktuar në Sheriat.

9. E vërteta nuk përcaktohet nga shumica. Fakti që shumë njerëz e praktikojnë një vepër nuk e bën atë automatikisht të ligjshme. Kriteri është argumenti nga Kurani dhe Suneti.

10. Në çështjet e polemikave, kthimi bëhet tek Kurani dhe Suneti. Kur i kthehemi këtyre dy burimeve, nuk gjejmë urdhër nga Allahu apo Pejgamberi ﷺ për festimin e Mevludit.

11. Ajo që është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ për ditën e lindjes së tij është agjërimi i së hënës. Kur u pyet për agjërimin e së hënës, ai tha: «Në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më erdhi shpallja.» Prandaj, kjo është mënyra e transmetuar për ta veçuar këtë ditë, jo festimi i Mevludit.

B.Bushi

18/08/2026

Disa këshilla nga Imam Ahmedi رحمه الله

Imam Ahmed ibn Hanbeli رحمه الله ka thënë:

«عبدت الله خمسين سنة، فما وجدت حلاوة العبادة حتى تركت ثلاثة أشياء: تركتُ رضا الناس حتى قدرتُ أن أتكلم بالحق، وتركتُ صُحبة الفاسقين حتى وجدتُ صُحبة الصالحين، وتركتُ حلاوة الدنيا حتى وجدتُ حلاوة الآخرة»

“E adhurova Allahun për pesëdhjetë vjet, por nuk e gjeta ëmbëlsinë e adhurimit derisa i lashë tri gjëra: lashë kërkimin e kënaqësisë së njerëzve, derisa u bëra i aftë të flas të vërtetën; lashë shoqërimin me njerëzit e prishur, derisa gjeta shoqërinë e njerëzve të devotshëm; dhe lashë ëmbëlsinë e kësaj bote, derisa gjeta ëmbëlsinë e botës tjetër.”

[Sijer A‘lam en-Nubela, 11/34]

1. Mos u kushto rëndësi reagimeve të njerëzve

Mos u shqetëso nga fjalët e murtedëve, nacionalistëve, të devijuarve apo kafirave.

Fjalët e tyre nuk janë gjë tjetër veçse ajër dhe pështymë që dalin nga fyti i dikujt. A do t’i lejosh ato të të pengojnë në qëllimet e tua?

Është prej sunnetit të Allahut që ai që flet të vërtetën të sprovohet me kundërshtim dhe reagim publik.

Lexoni jetën e të gjithë profetëve
dhe të dërguarve alejhimus-selam.

2. Shoqërohu me njerëzit e devotshëm dhe largohu nga fasikët

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Njeriu është në fenë e shokut të tij të ngushtë, prandaj secili prej jush të shikojë se kë e merr për shok.” Tirmidhiu, 2378

Shoqëria të ndikon edhe pa e kuptuar.

Nëse zinaja është diçka e zakonshme në mesin e shokëve të tu, me kalimin e kohës mund të mos e shohësh më si gjynahun e madh që është. Po kështu, nëse shokët e tu janë xhahila, mund të fillosh të gjesh justifikime për ta dhe të bëhesh tolerant ndaj tyre në mëkate.

Dhe më e keqja është se zemra jote mund të mbetet në një gjendje hutimi. Mendja të thotë se kufri, gjynahet dhe mosbindja ndaj Allahut janë të këqija, ndërsa shokët e tu të nxisin drejt tyre.

Për ta qetësuar zemrën, kërko shoqërinë e njerëzve të devotshëm. Edhe nëse të duhen vite për t’i gjetur, vazhdo t’i kërkosh dhe vazhdo t’i lutesh Allahut për shoqëri të mirë.

3. Lëre dashurinë e kësaj bote

Pranoje se kjo botë nuk është shtëpia jote. Ne nuk jemi krijuar për të qëndruar këtu përgjithmonë. Sado që ta dëshirojmë këtë botë, jeta jonë një ditë do të përfundojë.

Nuk e dimë kur dhe si do të vdesim. Mund të jetë kur të jemi shtatëdhjetë vjeç, por mund të jetë edhe pas dhjetë minutash.

Kur e sheh dynjanë nga ky këndvështrim, kjo të afron me Allahun سبحانه وتعالى dhe ta shton frikën ndaj Tij, si dhe mbështetjen e zemrës tek Ai.

Sa herë që e ndien zemrën të rënduar ose të ftohtë gjatë namazit, kujtoji këto tri këshilla:

Mos kërko kënaqësinë e njerëzve.

Zgjidh shoqërinë e njerëzve të devotshëm.

Mos e lidhe zemrën me këtë botë.

Kështu, me lejen e Allahut, zemra fillon ta shijojë përsëri ëmbëlsinë e adhurimit.

akidjaehlisunnetit

“Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokuj...
12/08/2026

“Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Nëse i shihni eklipset e tyre, atëherë drejtohuni namazit”. Mutefekun alejhi.

Prej Sunetit është që namazi të zgjasë derisa të mbarojë dhe eklipsi. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “…I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe bëri përsëri dy ruku në një rekat. Pastaj dielli u zbulua”. Aisha thotë: “Kurrë nuk kam bërë ruku dhe as sexhde më të gjata se ato”. Mutefekun alejhi

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, i bëni lutje Allahut, madhërojeni Allahun, jepni lëmoshë (sadaka) dhe faluni”.

Mutefekun alejhi.

Namazi i eklipsit është me dy rekate dhe nuk ka ezan as ikamet

1. Në momentin kur të shihet shenja e eklipsit të diellit apo hënës thirret “Es Salatu Xhamiah”. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur u mbulua dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u thirr me zë të lartë për faljen e namazit me kolektiv…” Hadithi. Muttefekun alejhi.

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi i diellit dhe ai urdhëroi dikë që të thërriste: “Kemi namaz me xhemat…” Hadithi. Mutefekun alejhi.

2. Njerëzit rreshtohen për faljen e namazit të eklipsit ashtu siç rreshtohen dhe drejtohen për namazet e tjera. Imami duhet t’ia kujtojë xhematit që të tregojnë kujdes në drejtim e rreshtit dhe mos të lënë hapësira mes tyre.

Rekati i parë:

3. Imami merr tekbir, duke thënë “Allahu Ekber” dhe po ashtu njerëzit marrin tekbir pas tij.

4. Imami në rekatin e parë lexon suren “El Fatiha” dhe një sure tjetër nga Kurani. Pëlqehet që të jetë nga suret e gjata.

Leximi bëhet me zë. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: “I Dërguari i Allahut lexoi me zë në namazin e eklipsit. Ai fali dy rekate me katër ruku dhe me katër sexhde” . Buhariu dhe Muslimi.

5. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” shkon në ruku duke e zgjatur qëndrimin në të.

6. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh – Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam).

7. Dhe lexon suren “El Fatiha” dhe një sure nga Kurani por jo të njëjtën sure që lexoi më herët.

8. Pastaj shkon në ruku duke thënë “Allahu Ekber” dhe e zgjat qëndrimin në ruku por jo sa rukuja e parë.

9. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh –Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam) por jo sa qëndrimi i parë.

10 Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe shkon në sexhde duke e zgjatur qëndrimin në të sa gjatësia e rukusë.

11. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe e ngre kokë prej sexhdes dhe ulet (ulja e pushimit) duke e zgjatur uljen.

12. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe bie në sexhden e dytë dhe nuk e zgjatë sa e para.

Rekati dyrë:

1. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” dhe ngrihet (nga sexhdja) dhe qëndron në këmbë (el kijam) duke mos e zgjatur qëndrimin në të ashtu siç veproi në rekatin e parë. Kështu vepron dhe me rukunë.

2. Në rekatin e dytë përsëriten të njëjta veprime që u bënë në rekatin e parë.

3. Pastaj ulet për teshehud.

4. Pastaj jep selam

5. Pastaj imami ngrihet dhe u mban fjalim njerëzve duke falënderuar Allahun dhe duke i përkujtuar njerëzve fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Nëse i shihni eklipset e tyre, atëherë drejtohuni namazit”. Mutefekun alejhi.

Prej Sunetit është që namazi të zgjasë derisa të mbarojë dhe eklipsi. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “…I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe bëri përsëri dy ruku në një rekat. Pastaj dielli u zbulua”. Aisha thotë: “Kurrë nuk kam bërë ruku dhe as sexhde më të gjata se ato”. Mutefekun alejhi

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, i bëni lutje Allahut, madhërojeni Allahun, jepni lëmoshë (sadaka) dhe faluni”. Mutefekun alejhi.

09/08/2026

është mirësia më e madhe në botë

alejhi selam dëshiroi që djali i tij të ishte musliman.
alejhi selam dëshiroi që babai i tij të ishte musliman.
Muhamedi salAllahu alejhi ve selem dëshiroi që axha i tij të pranonte Islamin.

, Allahu i Lartësuar dëshiroi që ne të jemi prej muslimanëve.
Prandaj, ta ruajmë këtë mirësi dhe ta falënderojmë Allahun për të gjithmonë!

"E vërtetë është se, Zoti yt është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë."

(Surja Neml: 73)
Hoxhë Lulzim Kabashi

04/08/2026

Është pyetur Shejh Uthejmini, Zoti e mëshiroftë:
"A mund të vuajë një besimtar nga një sëmundje psiqike dhe cila është mënyra e trajtimit të saj sipas Sheriatit, duke pasur parasysh se mjekësia moderne i trajton këto sëmundje ekskluzivisht me ilaçe moderne?

Ai u përgjigj:

"Nuk ka dyshim se një person mund të vuajë nga sëmundje psiqike, siç është shqetësimi për të ardhmen dhe mërzia për të kaluarën. Sëmundjet psiqike shpesh lënë një ndikim më të madh në trup sesa shumë sëmundje fizike.

Trajtimi i këtyre sëmundjeve me mjete Sheriatike, siç është Rukja, është më i suksesshëm sesa veq trajtimi me barëra gjë që është një gjë e mirënjohur.
Një nga ilaçet është ajo që është transmetuar në hadithin e besueshëm të Pejgamberit alejhis selam:
"Askush nuk goditet kurrë nga shqetësimi ose pikëllimi dhe thotë:

"Allahumme inni 'abduke, vebnu 'abdike, vebnu emetik, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, 'adlun fijje kadauke. Es'eluke bikul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, ev al-lemtehu ehaden min halkike, ev enzeltehu fi kitabike, ev iste'therte bihi fi 'ilmi-l-gajbi 'indeke, en texh'alel-Kur'ane rebi'a kalbi, ve nure sadri, ve xhela'e huzni, ve dhehabe hemmi',

- O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë, që ta bësh Kur'anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të mërzisë time dhe largues të ankthit tim!

- përveqse Allahu do ta largojë shqetësimin dhe pikëllimin e tij dhe t'i zëvendësojë ato me lehtësim.'

Sahabët pyetën:
- O i Dërguar i Allahut, a ta mësojmë këtë?'
Ai u përgjigj:
- Kushdo që e dëgjon, duhet ta mësojë atë."
"Es-Silsiletu-s-Sahiha", nr.199.

Gjithashtu, e thotë edhe këtë lutje:
"La ilahe il-la Ente, subḥaneke inni kuntu minedh-dhalimin."

“Fetava Islamije”, 4/465–466.

01/08/2026

Transmetohet nga Hudhejfe ibn el-Jemeni se i Derguri i Allahut alejhi selatu ue selam ka thënë:

"Pejgamberllëku do të qëndrojë mes jush aq sa të dojë Allahu të qëndrojë. Pastaj Allahu do ta ngrejë atë kur të dojë ta ngrejë. Pastaj do të ketë hilafet sipas metodës së pejgamberllëkut (hilafet ala minhaxhin nubuve), dhe ai do të qëndrojë aq sa të dojë Allahu. Pastaj Allahu do ta ngrejë kur të dojë. Pastaj do të vijë mbretëri trashëguese (mulkan 'addan), e cila do të qëndrojë aq sa të dojë Allahu. Pastaj Allahu do ta ngrejë kur të dojë. Pastaj do të vijë mbretëri tiranike (mulkan xhebri), e cila do të qëndrojë aq sa të dojë Allahu. Pastaj Allahu do ta ngrejë kur të dojë. Pastaj do të rikthehet hilafeti sipas metodës së pejgamberllëkut."

Musnedi i Imam Ahmed ibn Hanbelit
18406

09/07/2026

“Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Midis tyre ka gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë. Kush ruhet nga gjërat e dyshimta, e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Kush bie në gjërat e dyshimta, bie në haram, si bariu që kullot pranë një zone të ndaluar dhe rrezikon të hyjë në të. Vërtet, çdo mbret ka një zonë të ndaluar, ndërsa zona e ndaluar e Allahut janë ndalesat e Tij. Vërtet, në trup është një copë mishi; nëse ajo është e mirë, i gjithë trupi është i mirë, e nëse ajo prishet, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra.”

Trans. Buhari dhe Muslimi

Gabimet që mund ti bëjmë gjatë shqiptimit.SubhanAllah → I Lartësuar qoftë Allahu Estagfirullah → Kërkoj falje nga Allahu...
24/06/2026

Gabimet që mund ti bëjmë gjatë shqiptimit.

SubhanAllah → I Lartësuar qoftë Allahu
Estagfirullah → Kërkoj falje nga Allahu
MashaAllah→ Çka dëshiron Allahu, ajo ndodh!
Elhamdulilah → Falënderimi i takon Allahut
Allahu Ekber → Allahu është më i Madhi

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Thirrja në Sunnet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category