Qendra Social-Edukative "Don Bosko" - Prishtinë

Qendra Social-Edukative "Don Bosko" - Prishtinë “ATY KU DASHURIA BËHET SHËRBIM DHE SHËRBIMI BËHET EDUKIM"
▫️Shkolla Fillore dhe Mesme e Ulët
▫️Shkolla e Mesme e Lartë
▫️Kurse Profesionale
▫️Orator

Ideja e hapjes së Qendrës “Don Bosko” në Prishtinë buron nga dëshira për të vazhduar aktivitetet e përkrahjes dhe ndihmës së dhënë të shpërngulurve kosovarë, pas përvojës së dhimbshme të pritjes së 1.200 refugjatëve kosovar në qendrën “Don Bosko” në Tiranë, në luftën e pranverës së vitit 1999 dhe intervenimit të NATO-s. Gjithashtu buron nga prirja e Salezianëve për rritjen e mundësive dhe ruajtjen e dinjitetit të pjesës më të varfër të rinisë, prirje që trashëgohet nga themeluesi i tyre shën Gjon Bosko si dhe nga pervoja e gjatë në mëse 130 shtete të botës më reth 2000 qendra edukativo-shkollore dhe sociale. Me përfundimin e luftës ne vitin 1999, salezianët së bashku me VIS-in vendosën të hyjnë në Kosovë dhe të vazhdojnë punën që tashmë kishin filluar në Tiranë dhe Shkodër. Projekti u pranua nga autoritetet vendore dhe UNMIK-u gjatë vitit 2000 dhe me 28 Nëntor 2001 u vu gurthememeli i QSE “Don Bosko” dhe u përurua në tetor të vitit 2003, si rezultat i një bashkëpunimi të gjatë e të frytshëm ndërmjet subjekteve të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare dhe Kongregatës Saleziane. Kjo qendër ofron përkrahje edukative dhe kulturore për të rinjtë e Kosovës dhe tregon një kujdes të veçant si për formimin njerëzor ashtu edhe për aftësimin profesional të tyre në një realitet që karakterizohet nga një nivel i lartë i papunësisë dhe me një zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Qendra është e hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, feje dhe etnie apo kategorie sociale dhe ka këtë mision:
Të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës pa dallim, të bëhen protagonist të një të ardhmeje më të mirë për veten dhe për vendin e tyre, përmes edukimit integral të lidhur me formimin human dhe teknik, të nevojshëm për krijimin dhe mbajtjen e një pune, për të mirën e përbashkët dhe që angazhohen të jenë në qendër të progresit social dhe ekonomik të vendit si dhe të përgatitur për të mësuar gjatë gjithë jetës. Realizimi i deritanishëm i qendrës është mundësuar, falë ndihmës së madhe të grupit të donatorëve ndërkombëtarë me ndihmën e VIS-it që është OJQ italiane e Kongregatës Saleziane:
Qeveria italiane, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rajonet e Lombardisë dhe Toskanës
Qeveria Gjermane përmes Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, GTZ dhe OJQ-s Gjermane Jugend Dritte Welt
OJQ Austriake "Jugend Eine Welt"
Qeveria Spanjolle, përmes Rajonit Autonom të Valencias, nëpërmjet OJQ-së spanjolle Jovenes del Tercer Mundo
Qeveria e Luksemburgut në bashkëpunim me MPMS
CEI-Konferenca Ipeshkvnore Italiane
Kongregata Saleziane
Rotary Clubs Arnsberg (Holland ) dhe Drachten ( Gjermani)
Kontribut shumë të vlefshëm për realizimin e projetktit ka dhënë edhe Komuna e Prishtinës, që ka dhënë në shfrytëzim një teren prej 3 hektarësh për Fondacionin Qendra Social-Edukative “Don Bosko”. Përvoja e gjatë e salezianëve në mbarë botën nënvizon domosdoshmërinë e këtyre qendrave, në mënyrë që t’u sigurojë të rinjëve një hapësirë të përbashkët, ku ata mund të mësojnë dhe jetojn bashkarisht, e gjithashtu të krijojnë lidhje miqësie dhe dialogu të sinqert. I tërë projekti përfshinë Qendrën e Formimit Profesional, Liceun, Qendrën Rinore, bibliotekën dhe hapësirat për aktivitete sociale dhe kulturore. Gjithashtu posedon fusha sportive dhe ambiente të gjelbërta për aktivitete të ndryshme. Salezianët e Don Boskos janë banorë të përhershëm të Qendrës, përgjegjës për të gjitha aktivitetet dhe strukturat, si dhe do të sigurojnë qëndrueshmërinë e saj.

VERA PO FILLON NË MËNYRËN MË TË BUKUR! 🎉🌞Me datë 18 maj hapen zyrtarisht regjistrimet për animatorë, kurse me 1 qershor ...
18/05/2026

VERA PO FILLON NË MËNYRËN MË TË BUKUR! 🎉🌞

Me datë 18 maj hapen zyrtarisht regjistrimet për animatorë, kurse me 1 qershor regjistrimet për të gjithë fëmijët që duan të bëhen pjesë e “Lojërave Verore 2026” në QSE “Don Bosko” – Prishtinë! 🥳

Na pret një verë plot: lojëra argëtuese, aktivitete sportive, muzikë, shoqëri dhe shumë buzëqeshje.

Çdo ditë falë angazhimit të gjithsecilit animator, do të jetë një eksperiencë e re, plot energji, gëzim dhe kujtime të paharrueshme! 💙

⏰ E hënë - E premte, ora: 09:00-12:30.

Regjistrohu sa më shpejt✨

04/05/2026

SHËTITJE NË KALANË E KRUJËS me klasat e 10-ta

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR REGJISTRIM TË FËMIJËVE/NXËNËSVE PËR KLASAT E PARA 2027/2028Njoftim:Njoftojmë se Aplikimet për re...
03/05/2026

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR REGJISTRIM TË FËMIJËVE/NXËNËSVE PËR KLASAT E PARA 2027/2028

Njoftim:

Njoftojmë se Aplikimet për regjistrim të fëmijëve/nxënësve për Klasat e Para (SHF), viti shkollor 2027-2028, do të bëhen me:

08 maj (e premte)– fëmijët e atyre prindërve që aktualisht kanë një fëmijë/nxënës që vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”;

12 maj (e martë)– për të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);

Aplikimet fillojnë nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Njoftojmë se vendet e disponueshme janë të kufizuara.

Prindërit që vijnë për të aplikuar, duhet të kenë me vete Certifikatën/Ekstraktin e lindjes së fëmijëve të tyre. Nuk pranohen aplikime për ata fëmijë të cilët më 01 shtator 2027 nuk do kenë të mbushur 6 vjeç (d.m.th. nuk pranohen Aplikimet për fëmijët të cilët kanë lindur pas datës 01 shtator 2021).

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit, nga një familjar ose nga një i afërm që ka Autorizimin e prindit me shkrim. Një person mund të ketë autorizim dhe të aplikojë vetëm për një fëmijë (ose për binjakë/trenjakë).

Pagesa për Aplikim (vetëm për procedurat administrative të aplikimit) është – 100 Euro për ata që hyjnë në Listën e sigurt dhe 50 Euro për ata që hyjnë në Lista të pritjes. Pagesa bëhet në momentin e Aplikimit.

Renditja e listës së Aplikimit, për ata që plotësojnë kriteret e caktuara nga Shkolla, do të bëhet sipas kohës së ardhjes (Radhës së pritjes) dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës në administratën e Shkollës.

30/04/2026
TRE FITUESIT E JAVËS SË SHKENCËS
30/04/2026

TRE FITUESIT E JAVËS SË SHKENCËS

Shëtitja e maturantëve në  🇮🇹 Një ekskursion i paharrueshëm, i mbushur me ditë intensive vizitash historike e kulturore,...
14/04/2026

Shëtitja e maturantëve në 🇮🇹

Një ekskursion i paharrueshëm, i mbushur me ditë intensive vizitash historike e kulturore, që jo vetëm pasuroi përvojën e tyre, por edhe forcoi edhe më shumë lidhjen mes nxënësve.
Kujtime që do të mbeten gjatë. 🎓✨

KONKURS - DITA E SHKENCËSDita e shkencës e cila organizohet në kuadër të Javës së Shkencës, është njëra ndër ngjarjet më...
27/03/2026

KONKURS - DITA E SHKENCËS

Dita e shkencës e cila organizohet në kuadër të Javës së Shkencës, është njëra ndër ngjarjet më të mëdha shkencore në Republikën e Kosovës, si çdo vit tjetër edhe këtë vit organizohet në Qendrën Social-Edukative “Don Bosko”, më datë 30 prill 2026.

Kjo ngjarje shkencore tani është bërë traditë në Shkollën tonë dhe mbahet për të 13-tin vit rresht, duke marrë një karakter edhe më të veçantë shkencor.

Ky organizim dhe këto punime të nxënësve na motivuan edhe më shumë si Shkollë, që ta zgjeronim konkursin tonë dhe ta bëjmë garë tradicionale, edhe në nivel të Republikës së Kosovës, ku morën pjesë një numër i madh konkurrentësh me një konkurrencë të jashtëzakonshme, sa që ishte e vështirë të veçojmë një punim nga tjetri. Këtë vit synojmë që përsëri të vazhdojmë këtë traditë duke hapur konkursin në nivel të Republikës së Kosovës, kësaj radhe duke shpresuar se numri i nxënësve do të jetë edhe më i madh.
Kësaj ngjarje i paraprinë nje tryezë shkencore me temën “Gara në mes të Inteligjences Artificiale dhe Sulmuesve” ku ligjërues do të jenë ekspert të fushës.

Tryeza shkencore mbahet me datë 28 prill 2026, në orën 12:00.

Kjo ngjarje shkencore premton shumë në të ardhmen dhe u jep mundësi nxënësve, por edhe profesorëve, që të zbulojnë talente të reja.
Me dëshirën që vendi ynë të pasurohet me shkencëtarë të rinj, ju ftojmë që të konkurroni!

SHPËRBLIMET PËR FITUESIT
Sikurse në vitet e kaluara edhe këtë vit shpërblimet janë të shumta. Këtë garë e mbështesin QSE Don Bosko – Prishtinë, shumë kolegje private dhe kompani të ndryshme të cilat ofrojnë shpërblime të ndryshme

LËMITË NË TË CILAT ORGANIZOHET KONKURSI
Projekti duhet të jetë nga këto fusha:
– Informatikë
– Telekomunikacion
– Elektronikë
– Energjetikë
– Automatikë

Vizita e nxënësve të shkollës në Cactus – Njohje nga afër me teknologjinë dhe inovacionin Sot, nxënësit e shkollës Don B...
12/03/2026

Vizita e nxënësve të shkollës në Cactus – Njohje nga afër me teknologjinë dhe inovacionin

Sot, nxënësit e shkollës Don Bosko në Prishtinë realizuan një vizitë edukative në kompaninë teknologjike Cactus në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite ishte që nxënësit të njihen nga afër me zhvillimet më të fundit në teknologji, inovacion dhe zgjidhje digjitale që përdoren për menaxhimin modern të qyteteve.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër platformën Smart City të qytetit të Prishtinës. Përmes prezantimit të ekspertëve të kompanisë, ata mësuan se si funksionon kjo platformë dhe si përdoret për monitorimin dhe menaxhimin më efikas të shërbimeve urbane, duke përfshirë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave nga sensorë të ndryshëm të vendosur në qytet.

Një pjesë shumë interesante e vizitës ishte edhe hyrja në laboratorët e kompanisë, ku nxënësit panë procesin e prodhimit dhe programimit të sensorëve. Ata u njohën me mënyrën se si këto pajisje teknologjike zhvillohen, testohen dhe më pas përdoren për të mbledhur informacione që ndihmojnë në përmirësimin e jetës në qytet.

Vizita vazhdoi edhe në hapësirat e Cactus Education, ku nxënësit u informuan për programet edukative dhe trajnimet që ofrohen në fushën e teknologjisë dhe programimit. Kjo pjesë e vizitës i ndihmoi ata të kuptojnë më mirë mundësitë që ekzistojnë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe për ndërtimin e një karriere në sektorin e teknologjisë.

Kjo vizitë ishte një përvojë shumë e vlefshme për nxënësit, pasi u dha atyre mundësinë të shohin nga afër se si teoria që mësohet në shkollë lidhet me praktikën në botën reale të teknologjisë dhe inovacionit. Përmes kësaj eksperience, ata u frymëzuan të eksplorojnë më tej fushat e shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë.

Sot kishim nderin të mirëpresim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z.  . Gjatë vizitës së tij ai u njoh nga afër me ambi...
10/03/2026

Sot kishim nderin të mirëpresim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. . Gjatë vizitës së tij ai u njoh nga afër me ambientet e shkollës dhe me vlerat edukative që na karakterizojnë: edukimin cilësor, përkushtimin ndaj nxënësve sipas sistemit edukativ të Don Boskos dhe formimin e tyre jo vetëm në dije, por edhe në vlera njerëzore.
Z. Përparim Rama vlerësoi fuqishëm punën dhe misionin e shkollës sonë në edukimin e brezave të rinj dhe u shpreh i gatshëm të mbështesë edhe në të ardhmen projektet dhe iniciativat që do të propozohen nga ana jonë.

Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen!

Të nderuar prindër, nxënës dhe miq të QSE / Shkollës "Don Bosko". Mbrëmë vonë (në ora 23:57), Gazeta SINJALI, përmes por...
11/02/2026

Të nderuar prindër, nxënës dhe miq të QSE / Shkollës "Don Bosko".

Mbrëmë vonë (në ora 23:57), Gazeta SINJALI, përmes portalit të tyre "Sinjali.com", ka publikuar një Lajm (Ekskluzive), në titullin e të cilit pohon (citoj): "Të shtëna me armë pranë shkollës “Don Bosko” në Prishtinë – shënjestër një i mitur, Policia në kërkim të të dyshuarit".

Përmes këtij njoftimi/komunikimi publik, dua t'ju njoftoj se kjo ngjarje nuk ka të bëjë asgjë me QSE/Shkollën "Don Bosko" as me ambientet e shkollës, as me nxënësit tanë.

Pavarësisht se në asnjë vend nuk është thënë/shkruar (brenda artikullit) se ngjarja ka të bëjë me Shkollën tonë, apo me nxënësit tanë, gazeta SINJALI përmes këtij TITULLI, dhe përmes FOTOS SË PUBLIKUAR të Shkollës sonë, janë duke e dëmtuar imazhin e Shkollës dhe Qendrës tonë, prandaj dhe të familjeve dhe nxënësve që janë pjesë e QSE dhe Shkollës "Don Bosko".

Jemi përpjekur të kontaktojmë redaksinë e Gazetës Sinjali, por deri tani nuk kemi arritur.

Në rast se Gazeta Sinjali nuk do ta demantojë këtë TITULL, neve do të jemi të detyruar që t'u ngrehim padi tek organet kompetente/ligjore.

Me respekt,
don Dominik Kukeli (drejtori i QSE dhe Shkollës "Don Bosko"

Address

Don Bosko, 15
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:45
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Social-Edukative "Don Bosko" - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra Social-Edukative "Don Bosko" - Prishtinë:

Shortcuts

Share

Category