Qendra për edukim special - QES

Qendra për edukim special - QES QES është qendër e specializuar për ofrimin e shërbimeve psikologjke dhe logopedike për femijë.

Qendra për edukim special është themeluar me qëllim që të ndihmojë fëmijët me nevoja të veçanta në pavarësimin e tyre. Qendra për edukim special është përkushtuar për të kuptuar dhe promovuar njohuri të nevojshme nga profesioniste për të përmirësuar jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta. Qendra synon të krijoj bashkëpunime mes familjeve, shkollave dhe komuniteteve të cilat bëjnë të mundur që qdo fëmijë të zhvillohet dhe të mësojë. Qendra udhëhiqet nga një filozofi që supozon kompetencën e të gjithë fëmijëve në rrugët e tyre unike: të njohjes, të mësuarit, dhe të shprehurit. Qendra ofron shërbime individuale për fëmijët me:
-Vështirësi të vëmendjes dhe hiperaktivitetit
-Fëmijet me vështirësi në të nxënë
-Fëmijët me vështirësi të gjuhës dhe të komunikimit
-Fëmijët me vështirësi, aftësitë e kufizuara intelektuale
-Fëmijët me autizem
-Fëmijët me Down sindrome

Me anë të shoqërimit dhe lojes fëmijët fitojnë shkathtësi që janë të nevojshme për të lexuar, për të shkruar, për të menduar logjikisht dhe për tu sjellur mirë me moshatarët e tyre.

✏️📖 Calligraphy – më shumë se një libër shkrimi! 🌈Librat Calligraphy janë një mjet shumë i dobishëm për fëmijët me vësht...
21/08/2026

✏️📖 Calligraphy – më shumë se një libër shkrimi! 🌈

Librat Calligraphy janë një mjet shumë i dobishëm për fëmijët me vështirësi zhvillimore, sepse përmes ushtrimeve të strukturuara dhe përsëritjes i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë gradualisht motorikën fine, kapjen dhe kontrollin e lapsit, koordinimin sy–dorë dhe përqendrimin. 🧠🤲

Ndjekja e vijave, formave, shkronjave dhe numrave i ndihmon fëmijët të përgatiten për shkrim më të pavarur dhe më të saktë, duke ndërtuar njëkohësisht durimin dhe vetëbesimin në kryerjen e detyrave. ✨

💛 Çdo vijë e gjurmuar, çdo shkronjë e shkruar dhe çdo përpjekje është një hap drejt më shumë pavarësie.

Soundsory & Forbrain – mbështetje për zhvillimin e fëmijës 🧠🎧Në qendrën tonë ofrojmë programe të specializuara me Sounds...
19/08/2026

Soundsory & Forbrain – mbështetje për zhvillimin e fëmijës 🧠🎧

Në qendrën tonë ofrojmë programe të specializuara me Soundsory dhe Forbrain, të integruara në mënyrë individuale sipas nevojave të secilit fëmijë.

🎧 Soundsory – program multisensor që kombinon muzikën, ritmin dhe stimulimin shqisor për të mbështetur përpunimin dëgjimor, vëmendjen, koordinimin dhe përfshirjen në aktivitete.

🗣️ Forbrain – pajisje që përdor përçimin e zërit përmes kockave dhe feedback-un dëgjimor, duke ndihmuar fëmijën të dëgjojë dhe monitorojë më mirë zërin e tij gjatë ushtrimeve të komunikimit dhe verbalizimit.

✨ Të dyja programet përdoren si mbështetje plotësuese krahas punës terapeutike, me qëllim që fëmija të përfitojë sa më shumë nga procesi i të nxënit dhe zhvillimit.

📍 Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për një vlerësim të nevojave të fëmijës.

17/08/2026

💬 Nga fjala e parë te komunikimi i plotë 🌱

Përmes metodës ABA, fëmija mëson të komunikojë hap pas hapi:
🗣️ nga një fjalë e vetme → te kombinimi i fjalëve → te fjalitë e plota.

Me lojë, përsëritje, përforcim pozitiv dhe shumë durim, çdo përpjekje për të komunikuar kthehet në një mundësi të re për zhvillim. ✨

Sepse çdo fjalë e thënë është një hap më shumë drejt pavarësisë në komunikim. ❤️

10/08/2026

🗣️ Nga një figurë… te një fjalë e re! 💬✨

Në këtë aktivitet, fëmija sheh figurën në kartë dhe verbalizon fjalën që e njeh.
Përmes përsëritjes dhe stimulimit vizual, ne ndihmojmë në zhvillimin e gjuhës, fjalorit dhe komunikimit verbal. 🌟

💛 Çdo fjalë e thënë është një hap drejt komunikimit më të mirë!

08/07/2026

Në këtë aktivitet, përmes kartave edukative, fëmijët zhvillojnë të folurin, pasurojnë fjalorin dhe mësojnë të lidhin objektet me funksionin e tyre. Pyetje të thjeshta si: “Me çka e hamë supën?” apo “Me çka e presim bukën?” ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës, të kuptuarit dhe të menduarit logjik.

Nëse fëmija juaj ka vështirësi në të folur, në komunikim ose në të kuptuar, ndërhyrja e hershme mund të bëjë një ndryshim të madh.

📍 Qendra për Edukim Special – Prishtinë, Bregu i Diellit.

30/06/2026
Terapia luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e pavarësisë te fëmijët, duke i ndihmuar ata të forcojnë aftësitë e komuni...
19/05/2026

Terapia luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e pavarësisë te fëmijët, duke i ndihmuar ata të forcojnë aftësitë e komunikimit, vetëbesimit dhe funksionimit në jetën e përditshme. Përmes mbështetjes profesionale dhe aktiviteteve të strukturuara, fëmijët mësojnë të bëhen më të sigurt dhe më të pavarur hap pas hapi.

QENDRA PËR EDUKIM SPECIAL
044 782 011

Çdo fëmijë ka potencialin për t’u zhvilluar, por ndonjëherë ka nevojë për drejtim dhe mbështetje të duhur.Ndihma e hersh...
12/05/2026

Çdo fëmijë ka potencialin për t’u zhvilluar, por ndonjëherë ka nevojë për drejtim dhe mbështetje të duhur.

Ndihma e hershme bën një ndryshim të madh në të ardhmen e fëmijës.



📍 Nëse vëreni këto shenja te fëmija juaj, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne jemi këtu për të mbështetur zhvillimin e tij !

Qendra Për Edukim Special
044 782 011

Address

Bregu I Diellit, Mehmet Gradica
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për edukim special - QES posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra për edukim special - QES:

Shortcuts

Share

Category