Shfmu "Rilindja",Keqekollë

Shfmu "Rilindja",Keqekollë Shkolla fillore e mesme e ulët "Rilindja" gjendet në fshatin Keqekollë, komunë e Prishtinës

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!Sot shkolla jonë u mbush sërish me buzëqeshje, energji dhe zërat e nxënësv...
01/09/2026

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Sot shkolla jonë u mbush sërish me buzëqeshje, energji dhe zërat e nxënësve tanë.

Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, dije, miqësi dhe momente të bukura!

Suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve tanë!

19.06.2026Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2025/2026, u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u disku...
19/06/2026

19.06.2026

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2025/2026, u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u diskutuan dhe u vlerësuan aktivitetet, angazhimet dhe puna e realizuar gjatë këtij viti shkollor.

Në këtë takim u reflektua mbi sukseset dhe sfidat e përbashkëta, duke vlerësuar përkushtimin e stafit pedagogjik në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë.

Në shenjë falënderimi dhe përmbylljeje të një viti të suksesshëm, stafi i shkollës vazhdoi me një drekë të përbashkët, në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi.

Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit dhe punonjësit e shkollës për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor.

Ju urojmë pushime të këndshme verore dhe suksese në vazhdim!

Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026 Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2025/2026, në shkollën tonë u zhvillua c...
19/06/2026

Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2025/2026, në shkollën tonë u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së libreza­ve për të gjithë nxënësit, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe suksesin e tyre gjatë këtij viti shkollor.

Nga Këshilli i Mësimdhënësve u përzgjodhën nxënësit e dalluar për vitin shkollor 2025/2026:
Për klasat 1–5: Jara Ademi
Për klasat 6–9: Nina Deliu

Drejtoria e shkollës ndau lavdata për nxënësit e dalluar, duke vlerësuar arritjet e tyre dhe duke i inkurajuar që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim edhe në të ardhmen.

Falënderojmë nxënësit për angazhimin, mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.

Ju urojmë të gjithëve pushime të këndshme verore, plot gëzim, shëndet dhe momente të bukura!

Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Qamile Gashi

18.06.2026Nxënësit kaluan momente të bukura duke marrë pjesë në lojëra ekipore dhe aktivitete rekreative, ku u zhvilluan...
18/06/2026

18.06.2026

Nxënësit kaluan momente të bukura duke marrë pjesë në lojëra ekipore dhe aktivitete rekreative, ku u zhvilluan shkathtësitë e bashkëpunimit, garës së shëndetshme dhe argëtimit.

Faleminderit të gjithë fëmijëve për energjinë dhe buzëqeshjet e tyre!

11.06.2026Me gëzim dhe emocione, nxënësit tanë festuan sot Festën e Abetares, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rru...
11/06/2026

11.06.2026

Me gëzim dhe emocione, nxënësit tanë festuan sot Festën e Abetares, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të bukur! Falënderime mësueses, Leonita Dabiqaj dhe prindërve për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Sot oborri i shkollës sonë u mbush me buzëqeshje, gëzim, lojëra dhe energji pozitive, ndërsa së bashku festuam 1 Qershor...
01/06/2026

Sot oborri i shkollës sonë u mbush me buzëqeshje, gëzim, lojëra dhe energji pozitive, ndërsa së bashku festuam 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nxënësit tanë kaluan momente të bukura argëtimi, duke dëshmuar edhe një herë se fëmijëria është periudha më e çmuar e jetës, e mbushur me ëndrra, kreativitet dhe lumturi.

Me këtë rast, u shprehim urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve tanë. Ju urojmë të rriteni të shëndetshëm, të lumtur, të suksesshëm dhe të mos ndaloni kurrë së ëndërruari. Ju jeni krenaria e shkollës sonë dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

Gëzuar 1 Qershorin, të dashur nxënës!
Qofshin ditët tuaja gjithmonë të mbushura me buzëqeshje, dashuri dhe suksese!

25.06.2026Semimatura 2026Në një atmosferë festive, plot buzëqeshje, emocion dhe kujtime të bukura, u mbajt mbrëmja e sem...
25/05/2026

25.06.2026

Semimatura 2026

Në një atmosferë festive, plot buzëqeshje, emocion dhe kujtime të bukura, u mbajt mbrëmja e semimaturës së nxënësve tanë, në bashkëpunim me SHFMU “Ganimete Tërbeshi” dhe SHFMU “Teuta”.

Kjo mbrëmje shënoi përmbylljen e një etape të rëndësishme në jetën shkollore të nxënësve tanë dhe fillimin e një rruge të re drejt ëndrrave dhe sukseseve të ardhshme.

Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre në organizimin e kësaj nate të veçantë.

Nxënësve tanë u urojmë shumë suksese, shëndet dhe realizim të çdo synimi në rrugëtimin e tyre të mëtejmë!

21.05.2026Ekskursioni 2026Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë, në bashkëpunim me SHFMU “Azemi e Salihu”, organizu...
21/05/2026

21.05.2026

Ekskursioni 2026

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë, në bashkëpunim me SHFMU “Azemi e Salihu”, organizuan një ekskursion 1-ditor me karakter edukativ dhe rekreativ.

Gjatë këtij udhëtimi u vizituan disa nga bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit tonë:
Guri i Zi
Ura e Shenjtë
Prizren

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për socializim, argëtim dhe krijim të përvojave të bukura për nxënësit tanë.

Falënderojmë të gjithë organizatorët, drejtorin e Shfmu”Azemi e Salihu” Osman Hyseni, Shaip Canolli për transportin, mësimdhënësit dhe nxënësit për bashkëpunimin dhe atmosferën e mrekullueshme gjatë këtij ekskursioni.

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARËTë nderuar prindër,Ju njoftojmë se ka filluar regjistrimi i nxënësve...
18/05/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se ka filluar regjistrimi i nxënësve për klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.

Mirëpresim me kënaqësi nxënësit tanë të vegjël në fillimin e rrugëtimit të tyre shkollor!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

KROSI PRANVEROR 2026Në shkollën tonë u mbajt me sukses Krosi Pranveror, ku nxënësit treguan energji, sportivitet dhe fry...
14/05/2026

KROSI PRANVEROR 2026

Në shkollën tonë u mbajt me sukses Krosi Pranveror, ku nxënësit treguan energji, sportivitet dhe frymë garuese.

Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti të bukur pranveror.

Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve të tjerë për angazhimin dhe suksesin!

Address

Keqekollë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Rilindja",Keqekollë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu "Rilindja",Keqekollë:

Shortcuts

Share

Category