07/08/2026
📢 Thirrje për Aplikim – Fellowship DBU CEE (Raundi i Shtatorit2026)
A dëshironi të kaloni 6–12 muaj në Gjermani, duke fituar përvojë praktike dhe duke forcuar profilin tuaj akademik ose profesional?
Fellowship-i DBU CEE (Europa Qendrore dhe Lindore) u ofron të diplomuarve së fundmi në Master dhe studentëve të Doktoraturës mundësinë për të punuar me institucione pritëse në të gjithë Gjermaninë, përfshirë:
universitete dhe institute kërkimore
kompani dhe start-up-e
OJQ dhe fondacione
institucione publike dhe organizata të tjera relevante
Gjatë fellowship-it, pjesëmarrësit punojnë në projekte që lidhen me mbrojtjen e mjedisit ose qëndrueshmërinë, duke përjetuar njëkohësisht jetën profesionale dhe të përditshme në Gjermani.
Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për aplikantë nga të gjitha disiplinat, të cilët:
kanë përfunduar së fundmi studimet Master ose janë studentë PhD, dhe
janë të interesuar të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave mjedisore.
Nuk kërkohet domosdoshmërisht formim në shkenca mjedisore, por projekti i propozuar duhet të lidhet me mjedisin dhe të ketë ndikim pozitiv.
Më shumë informacione:
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/kosovo/
Për informacione specifike për aplikantët nga Kosova, ju lutem kontaktoni personat përgjegjës përmes email-it.
⏳ Afati i aplikimit: 05 Shtator 2026
______________________________________________________________
30/07/2026
Në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, Olta Streli, studente e programit Master në Menaxhment në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, realizoi një trajnim dy-mujor në ISCAP – Polytechnic Institute of Porto, Portugali, ku zhvilloi aktivitetin e saj në CEOS (Centre for Organisational and Social Studies).
Gjatë trajnimit, Olta u angazhua në aktivitete akademike dhe kërkimore, duke marrë pjesë në projekte shkencore dhe duke zhvilluar kompetencat e saj në hulumtim, analizë dhe menaxhim në një mjedis akademik ndërkombëtar.
Në kuadër të mobilitetit Erasmus+, ajo mori pjesë në Blended Intensive Programme (BIP) – "SHIFT: Transformation through Sustainable Business Ideas", duke bashkëpunuar me studentë nga universitete të ndryshme evropiane për zhvillimin e ideve inovative dhe të qëndrueshme të biznesit. Gjithashtu, ndoqi workshop-in "Change Management", ku fitoi njohuri praktike mbi menaxhimin e ndryshimeve organizative dhe proceset e transformimit.
Duke folur për këtë eksperiencë, Olta theksoi:
"Erasmus+ ishte një mundësi unike për të fituar përvoja të reja akademike dhe profesionale. Përvoja në ISCAP më ndihmoi të zhvilloj aftësitë kërkimore, të punoj në ekipe ndërkombëtare dhe të krijoj përvoja që do të më shërbejnë në karrierën time të ardhshme. Jam mirënjohëse për këtë mundësi dhe për gjithçka që kam mësuar gjatë kësaj periudhe."
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UP-së
Universiteti i Prishtinës
30/07/2026
Në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, Alma Krasniqi, studente e programit Master në Menaxhment në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, realizoi një trajnim dy-mujor në ISCAP – Polytechnic Institute of Porto, Portugali, ku u angazhua në CEOS (Centre for Organisational and Social Studies).
Gjatë kësaj periudhe, Alma mori pjesë në aktivitete akademike dhe kërkimore, duke kontribuar në projekte hulumtuese dhe duke zhvilluar njohuritë e saj në metodologjinë e kërkimit shkencor, menaxhim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Si pjesë e mobilitetit Erasmus+, ajo mori pjesë edhe në Blended Intensive Programme (BIP) – "SHIFT: Transformation through Sustainable Business Ideas", ku bashkëpunoi me studentë nga universitete të ndryshme evropiane në zhvillimin e ideve inovative dhe të qëndrueshme të biznesit. Gjithashtu, ndoqi workshop-in "Change Management", duke zgjeruar njohuritë mbi menaxhimin e ndryshimeve organizative dhe udhëheqjen.
Duke reflektuar mbi këtë përvojë, Alma u shpreh:
"Programi Erasmus+ më dha mundësinë të zhvillohem si në aspektin akademik ashtu edhe në atë personal. Përvoja në ISCAP më ndihmoi të fitoj njohuri të reja, të punoj në një mjedis ndërkombëtar dhe të krijoj bashkëpunime me studentë e profesorë nga vende të ndryshme. Kjo eksperiencë do të mbetet një nga arritjet më të rëndësishme të rrugëtimit tim akademik."
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UP-së
Universiteti i Prishtinës
15/07/2026
GO STYRIA RESEARCH GRANT for summer semester 2027 – call open now!
Go Styria is open for master and doctoral students as well as Post Docs interested in a short term research stay in the context of their master, doctoral thesis or Post-Doc research.
Target region: Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Cyprus, Greece, Hungary, Kosovo, Moldova, Montenegro, North Macedonia, Romania, Serbia, Slovenia, Turkey.
Research period: 1 or 2 months in summer semester 2027, earliest possible start from February 2027
Candidates selected for the program will be given the opportunity for a research period at the University of Graz in order to then continue and conclude their studies / research at their home universities.
WHO can apply?
MASTER AND DOCTORAL students:
• who are currently enrolled at an accredited university in the target region and will still be enrolled in 2026/27
• already working on their master or doctoral thesis
POST-DOCs:
• who are academic staff members at an accredited university in the target region
• the completion of the doctorate should not be more than 3 years ago at time of application
Details on the Go Styria program call are available on the program website. https://international.uni-graz.at/en/incoming-students-and-staff/incoming-students/go-styria-scholarship-programme/
Your steps to becoming a grantee:
check the program website to see if you are eligible to apply and for all other information
master/PhD students: provide the relevant information for access to the application tool by 7 October 2026
APPLICATION DEADLINE: 12 October 2026, 1pm CET
CONTACT
Program coordinator Master/PhD: Sarah Perner, BA, Tel. +43 316 380-1253, [email protected]
Program coordinator Post Docs: Mediha Ohranović, BA MA, Tel +43 316 380-2214, [email protected]
Go Styria scholarship programme - International Office
The Go Styria Scholarship is a research scholarship for Master's students, doctoral candidates and postdoctoral researchers from universities in Southeast Europe.
13/07/2026
One journey, Endless possibilities 🇽🇰 🤝🇪🇺
13/07/2026
📢 Thirrje për Aplikim – Bursa Erasmus+ në Hochschule Anhalt, Gjermani 🇩🇪
Universiteti i Prishtinës hap aplikimet për bursa Erasmus+ për semestrin dimëror 2026/2027 për studentët e nivelit Master në fushat e Arkitekturës, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Inxhinierisë Biomjekësore.
🗓️ Afati i aplikimit: 21 korrik 2026
🔗 Aplikimi: https://smss.uni-pr.edu/
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3964
UNI-PR | Hello! Online System
08/07/2026
🎓 Sesion Informues për Mundësitë e Studimit në Portugali dhe Gjermani 🇵🇹🇩🇪
Jeni të interesuar për studime në kuadër të programit Erasmus+?
Ju ftojmë të merrni pjesë në një sesion informues ku koordinatorët e universiteteve partnere do të prezantojnë mundësitë e studimit, procesin e aplikimit dhe jetën studentore në:
Universitetin e Minhos
Universitetin e Évorës
Universitetin e Aveiros
Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt (Oder)
📅 9 korrik 2026 (e enjte)
🕜 Ora: 13:30
📍 Vendi: Rektoratii UP-së – Salla e Senatit
Mirë se vini!
06/07/2026
🇽🇰🤝🌍 We are delighted to welcome our long-standing colleagues and partners, with whom we have been collaborating for many years through the Erasmus+ Programme, fostering the exchange of students and staff and strengthening international academic cooperation.
Their presence greatly enriches the Prishtina International Summer University, bringing valuable expertise, new perspectives, and inspiring intercultural experiences to our participants.
A heartfelt thank you to our colleagues from Germany🇩🇪, Latvia🇱🇻, Lithuania🇱🇹, Portugal, 🇵🇹 and Poland🇵🇱 for being part of this year's edition. Your continued partnership and support mean a great deal to us, and we look forward to many more successful collaborations in the years to come.
29/06/2026
Virtual Moblity at University of Marburg for winter semester 2026/2027
MO:VE is a great opportunity to take courses at Philipps-Universität Marburg and improve intercultural competences without the need to go abroad.
Participants can
Take online-classes in various subjects
Attend our virtual Orientation Program for international students
Take online German language classes
Get credits and a Transcript of Records
Work with German and international students
MO:VE is free of charge for partner universities.
The program in a nutshell:
When?
October 2026 – February 2027
What’s it all about?
Subject courses from Marburg semester catalogue (in English and German)
German Language Courses
Target audience
Students of all subjects (Fluency in German is no prerequisite for many courses; some classes are taught in English.)
Registration period:
June 19 – September 10, 2026
Website and Registration Link: www.uni-marburg.de/marburg-online-virtual-exchange
Contact information: [email protected]
MarburgOnline: VirtualExchange - MO:VE
MO:VE is Marburg's contribution to VEEP - the "Virtual European Exchange Programme" of the EUPeace Alliance, https://www.eupeace.eu/education/veep/.
18/06/2026
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027 për mobilitete në Universitetin WSB, në kuadër të programit Erasmus +.
Data e fundit për aplikim 26 qershor!
Për më shumë shihni linkun më poshtë:
Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin WSB , Poloni
Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik në Prishtinë, Kosovë. Është universiteti më i madh dhe më i vjeter në Kosovë.