KEDS Academy

KEDS Academy

Share

KEDS Academy is established by KEDS J.S.C. It aims to support local students (Electro-Engineerings) to further their academic & professional development

KEDS Academy is established by the Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C. The Academy aims to support local students of electro-engineering field in their further academic and professional development. Furthermore, the Academy supports local initiatives aiming to promote healthy environmental living and energy saving. The Academy offers accredited (12 ECTS credit) programmes to

18/02/2026

Gjenerata e 13-të e KEDS Academy po vazhdon me përkushtim procesin mësimor, duke thelluar njohuritë teorike dhe praktike në përgatitje për tregun e punës.

Në kuadër të programit është zhvilluar edhe ligjërata për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP), ku nxënësit u njohën me identifikimin e rreziqeve, masat parandaluese dhe rëndësinë e përgjegjësisë individuale në vendin e punës.

Në KEDS, siguria mbetet prioritet dhe standard i panegociueshëm në çdo process pune.

Photos from IAAP ''Fan S.Noli''- Podujevë -Faqja Zyrtare's post 16/12/2025

Me shumë kënaqësi ndajmë me ju një pjesë të rrugëtimit të përbashkët ❤️📚✨

26/11/2025

KEDS pati kënaqësinë të mirëpresë dy përfaqësues nga OSHEE GROUP Sh.A, z. Sokol Spahiu dhe z. Ardvin Kraja.

Vizita u realizua në kuadër të iniciativës së OSHEE-së për të ngritur një akademi brenda institucionit, duke e parë KEDS Academy si një model frymëzues për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve.

Gjatë takimit u ndanë përvoja rreth funksionimit të KEDS Academy, objektivave të saj, kurrikulave dhe praktikave më të mira.
Kjo bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes KEDS dhe OSHEE, duke ndërtuar ura të reja për shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës në sektorin e energjisë.

27/10/2025

KEDS Academy hap thirrjen për aplikime për gjeneratën e 13-të

Aplikimet nisin sot dhe do të jenë të hapura deri më 14 Nëntor 2025 në Zyrën Qendrore të KEDS në Prishtinë ose në adresën [email protected]. Thirrja i dedikohet studentëve të vitit të tretë të Universitetit të Prishtinës në drejtimet elektroenergjetikë matematikë juridik dhe menaxhment si dhe nxënësve të klasës së dymbëdhjetë të shkollave të mesme profesionale me profilet energjetikë dhe instalues elektrik.

KEDS Academy vazhdon të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim profesional praktikë në industrinë e energjisë dhe lehtësim të hyrjes në tregun e punës për të rinjtë më të talentuar. Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në https://shorturl.at/rYa4w dhe të përfitoni nga një eksperiencë unike që ua hap dyert e së ardhmes profesionale.

Përfitoni nga kjo mundësi dhe bëhuni pjesë e gjeneratës së re të suksesit.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30