17/04/2024
Konstituimi i Këshillit Studentor - FE
Të nderuar koleg, sot është konstituar Këshilli i Studentëve në Fakultetin e Edukimit pas zgjedhjeve studentore të 3 Prillit, në udhëheqje nga organizata studentore fituese Unioni i Studentëve Pro-Europian,
Gjatë mbledhjes së Këshillit është zgjedhur kryesia e re në përbërje:
Arianitë Bajrami - kryetare
Edon Shala - nënkryetar
Festina Beshiri - nënkryetare
Gzim Kozhani - sekretar
Ne, shprehemi falenderues për besimin e treguar dhe zotohemi në gatishmërinë e mbrojtjes së interesave të studentëve e krijimin e mundësive të reja për ta.
Me respekt,
KS - FE