Qendra e Filmit Etnografik

Qendra e Filmit Etnografik Qendra e Filmit Etnografik synon të promovojë dokumentimin, studimin dhe promovimin e kulturës përmes fotografisë dhe filmit etnografik.

Gjatë vitit 2013, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, Fakulteti Filozofik, Unievrsiteti i Prishtinës, ka fituar një grant nga Ambasada Amerikane në Kosovë për të krijuar nje laborator/arkiv të fotografive dhe videove në mënyrë që të ruajë dhe promovojë punën e
studentëve dhe hulumtimeve të tyre dhe po ashtu të ngris promovojë disiplinën e antropologjisë. Në kuadër të këtij projekti, gjatë vitit akademik 2013/2014 janë organizuar 8 shfaqje të filmave
etnografik, janë mbajtur disa punëtori hulumtuese në terren ku studentët së bashku me profesorët e tyre kanë kryer punë hulumtuese në terren mbi fotografinë familjare duke përshkruar dhe analizuar mënyrat me të cilat relacionet kulturore janë prodhuar dhe shpërndarë përmes
materialeve vizuele. Puna finale e studentëveështë kurorëzuar me një
ekspozitë të mbajtur brenda Fakultetit Filozofik. Studentët e departamentit të antropologjisë kanë marrë pjesë edhe në punëtorinë e mbajtur nga Profesoresha Kelly Askew, nga Universitetit Ann Arbnor, Michigan, SHBA. Punëtoria u fokusua mbi në rolin e fotografisë dhe filmit etnografik në hulumimet antropologjike. Po ashtu ligjëruesi Arsim Canolli nga Departamenti i Antropologjisë ka vazhduar shfaqjen e 10 filmave etnografikë për studentë e antropologjisë edhe pas përfundimit të fondin nga ambasada amerikane. Ky projekt është quajtur "10 filma, 10 skonversacione" dhe është realizuar gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2014/2015. Tani, Qendra e Filmit Etnografik synon të fillojë aktivitetin e saj në tetor të vitit 2016.

Address

Pristina
10000

Website

Products

Over 1000 photographs from all over Kosova and from different times

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Filmit Etnografik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share