Gift page

Gift page

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gift page, Education, Pristina.

Photos 22/08/2012

Endera e habitshme e Muhammedit a.s

Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të…

Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë:
“Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në “Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:

“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin…
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit…
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët…
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit…
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej…!

E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)… Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej…!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.

Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte…
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prush*t…
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij…
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)…
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar… Midis tij e Zotit kishte pengesë…
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut!

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij…
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira…
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit…
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr…
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit…
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë…
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej…
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit…
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet…!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”

Photos 22/08/2012

Ç'është Namazi ?

Pas Besimit në Allahun xh.sh nuk ka vepër më të madhe se namazi.
Namazi është përmendur në Kur'an më shumë se 100 herë dhe kjo tregon për rëndësinë që ka ky obligim i madh dhe kjo shtyllë e Islamit.

Allahu xh.sh urdhëron e thotë:
"Me të vërtetë namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të neveriturat " ( Ankebut,45)

Namazi është shpëtim. Namazi është shtyllë e fesë, drita e besimit dhe e zemrës,çelësi i lumturisë dhe miraxhi i besimtarit. Namazi është shërues i shpirtërave të trazuar. Namazi është ushqim i shpirtit. Namazi është drita e syve.Nëse njerëzit kënaqen me këtë botë, kënaqu ti me Zotin. Nëse gëzohen njerëzit me dunjanë, gëzohu ti me Zotin. Nëse njerëzit ndihen të qetë me të afërmit e tyre, ndihu i qetë ti me Zotin. Në zemrën e njeriut ka keqardhje, të cilën nuk e largon veçse duke iu drejtuar Zotit.

Pejgamberi a.s kur kishte ndonjë problem i thoshte Bilalit r.a.myezinit të tij: " Thirre ezanin na i qetëso zemrat me namaz o Bilal."

Në zemrën e njeriut ka vetmi,të cilën nuk e largon veçse miqësia me Zotin xh.sh. Po e përfundojë me një lutje që ka bërë Ibrahimi a.s. : "O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin!

O Zoti ynë, na i prano lutjet!" ( Ibrahim, 40).

Photos 18/08/2012

Vazhdo edhe pas Ramazanit

Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë All-llahut [xh.sh.] i cili na udhëzoi dhe na drejtoi në këtë rrugë të drejtë dhe të vërtetë, sepse sikur të mos ishte udhëzimi i Tij nuk do të kishte kush që të na udhëzonte në këtë rrugë, andaj besojmë dhe deklarojmë se All-llahu [xh.sh.] është Një i pa shoq dhe pa rival dhe qenies së Tij nuk i përngjan asgjë, dhe gjithashtu besojmë dhe deklarojmë se Muhammedi (a.s.) është rob dhe i Dërguari i Tij të cilin e dërgoi All-llahu [xh.sh.] në sipërfaqe të kësaj T**e si kandil ndriçues që të shndrit të gjithë këtë sipërfaqe edhe pse këtë e urrejnë politeistët edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

O robër të All-llahut, ju porosisë duke filluar me porosi nga vetvetja dhe gjithashtu edhe juve, dhe çdo individ i cili gabon që të jetë i devotshëm ndaj All-llahut [xh.sh.] dhe ju këshilloj e udhëzoj që të jeni nën respektin dhe itaatin e All-llahut të Madhëruar.

Të nderuar vëllezër besimtar: – All-llahu [xh.sh.] në Kur’an thotë:

‘’O ju që besoni respektonie All-llahun [xh.sh.] dhe respektonie të dërguarin e Tij dhe mos i prishni veprat e mira tuajat’’ (Kur’an 47:33)

I nderuari musliman, në këtë vërset Kur’anor All-llahu [xh.sh.] tërheq vërejtjen dhe në të njëjtën kohë urdhëron çdo musliman që ta mbroj vetveten dhe veprën e tij dhe ta shton atë, ta pasuron me vepra edhe me të mira, prandaj pas mbarimit të muajit të bekuar të Ramazanit dëshiroj që ti them disa fjalë, me të cilat shpresoj që kjo traditë të vazhdoj edhe më tutje.

Muaji i Ramazanit ishte një muaj i bekuar, i cili na mbuloi me dritë të shndritshme, ishte muaji i cili na e shtoi devotshmërinë, ishte muaji i cili i lartësoi shpirtrat tonë, gjithashtu ishte muaji i cili na e lartësoi moralin tonë, na mësoi durimin, na ushtroi që namazet e tona ti falim në kohë të vetë, e të shtojmë lutjet dhe ibadetet e tjera ashtu që të dalim nga Ramazani si rob të devotshëm të All-llahut [xh.sh.] dhe të jemi nën mbrojtjen e Madhërisë së Tij, të jemi të lumtur, krenar, bujar ndaj dashurisë së Lartëmadhërishmit, prandaj duhet këtë të vazhdojmë dhe jashtë këtij mysafiri të bekuar e të nderuar nga shkaku se i Plotfuqishmi në një hadith Kudsij thotë:

‘’Dhe nuk ndalet robi i im duke mu afruar Mua me nafilet e tija, deri sa unë atë ta dua, e në qoftë se Unë e dua, atëherë Unë jam të dëgjuarit e tij me çka ai dëgjon, të shikuarit e tij me çka ai shikon, dora e tij me çka ai prek, dhe këmba e tij me çka ai ecë, e në qoftë se ai Mua më lutet Unë do ti përgjigjem lutjes së tij dhe do t’ia j*p atë çka ai dëshiron, e në qoftë se ai kërkon që Unë ta mbroj, Unë do ta mbroj.”

Të nderuar vëllezër musliman, muaji i Ramazanit ishte shkollë e edukimit dhe zbukurimit, ishte shkollë e pastrimit dhe lartësimit të moralit, ishte shkollë e diturisë dhe durimit, ishte shkollë e leximit dhe kuptimit dhe ja kështu mbaroi ky muaj pa mos e hetuar aspak fare. Kaluan këta ditë, por me kalimin e ditëve kaloi edhe një pjesë e jetës sonë, prandaj a mësove diçka nga ky muaj i bekuar.

Të parët tanë musliman jetonin dhe ishin shumë të afërt me Ramazanin, por edhe pas mbarimit të tij e nderonin dhe e respektonin këtë traditë edhe pas mbarimit të këtij muaji duke vepruar vepra të mira, dhe i ruanin shkëndit e ndritshme të këtij muaji duke mos ju larguar adhurimeve të Allahut [xh.sh.] por gjithmonë gjendeshin nën respektin dhe itaatin e Tij, sepse ky ishte mesazhi dhe mësimi i muajit të Ramazanit i cili u la gjurmë të thella në zemrat e besimtarëve.

Prandaj të lumët ata që shijuan ëmbëlsinë e besimit të vërtetë, dhe u ushqyen me besimin e vërtetë, u kënaqëm me adhurimin dhe ibadetin që e bënë vetëm e vetëm për hir të All-llahut [xh.sh.] dhe u kap shumë fortë për litarin e devotshmërisë, dhe si pikësynim të tij gjithmonë tenton që të ecë edhe të gjendet përpara në tryezën e respektit dhe itaatun të All-llahut [xh.sh.].

Ai që respekton dhe që gjendet në itaatin e All-llahut [xh.sh.] ka edhe cilësi dhe shenja që dallohet nga njerëzit e tjerë, këtë më së miri e ka përmend Abdullah ibn Abbasi r. anhuma, ku ka thënë: Ai që me sinqeritet respekton All-llahun [xh.sh.] i shkëlqen fytyra e tij, ka dritë që e mbulon zemrën e tij, është i dashur në zemrat e të gjithë njerëzve, dhe gjithashtu është i afërt tek All-llahu [xh.sh.] dhe atij i shtohet risku i tij, kurse mëkatari ose gjynahqari ka fytyrë të nxirë (të zbehtë) nga mosrespektimi i tij, errësirë që ia ka mbuluar zemrën e tij, i urryer tek të gjithë njerëzit, i larguar nga mëshira e All-llahut [xh.sh.], dhe atij i është ngushtuar rruga e furnizimit dhe riskut të tij. E këtë thënie e hasim edhe në Kur’anin famëlartë ku All-llahu [xh.sh.] thotë:

‘’E ai që i paraqitet All-llahut si mëkatar , gjynahqar dhe kriminel ai është meritor i Xhehennemit, në të cilin as nuk vdes e as nuk jeton (nuk ringjallet)… Ndërsa ai që i paraqitet madhërisë së Tij si besimtar, e që vepron vepra të mira është meritor që e presin merita të larta… Xhennete të Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e aty do të mbetet përgjithmonë, dhe ky është shpërblimi i këtij që ka shtuar pastrimin e tij nga mosbesimi…” (Kur’an 20:74-76)

Prandaj i nderuari vëlla: bëhu i devotshëm ndaj All-llahut [xh.sh.] dhe pendohu tek ai pendim të sinqertë, dhe kërko falje nga Ai sepse Ai është shumë falës, i donë të devotshmit, ata që pendohen dhe ata që kërkojnë falje nga madhëria e Tij.

Dhe në fund e lusim Allahun [xh.sh.] që Ai të na udhëzon në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit, dhe të na dhuron xhennetin, ti mëshiron prindërit tanë fëmijët tanë, dhe të gjithë muslimanët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. All-llahumme Amin.

Photos 15/08/2012

Namazi i natës ka një shpërblim të madh nga All-llahu (Subhane ue Teala) ku All-llahu (Subhane ue Teala) e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të fali namaz nate dhe tek ky urdhër futen të gjithë besimtarët muslimanë sepse ato janë pasues të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

Thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Dhe natën fal namaz shpresoj se Zoti yt do të dërgoj (ringjalli) ty në një pozicion të respektueshëm.

Dhe në një ajet tjetër thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në Xhennete me burime të kulluara dhe do të marrin prej aty atë që u ka thënë Zoti i tyre. Me të vërtetë ato kanë qenë përpara të sinqertë dhe bujar kanë qenë prej atyre që falshin namaz nate dhe iu luteshin Allahut që t‘i falë ato.

Në një hadith të transmetuar nga Sehlu Ibn Sead (radiall-llahu anhu) i cili ka thënë:
Një ditë erdhi Xhibrili tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe i tha:
O Muhammed jeto sa të duash, se ti do të vdesësh, puno ç`farë të duash se ti do të shpërblehesh për të, duaje ke të duash se ti do të ndahesh prej tij dhe dije mirë se krenaria e besimit është namazi i natës.

15/08/2012

Një ditë, një baba i pasur dërgon djalin e tij ta kaloj natën në një familje shumë të varfër, me qëllim që t’i tregoj si jetojnë njerëzit që nuk kanë shumë para për të shpenzuar.

Gjatë kthimit në shtëpi, babai e pyet djalin, për mësimet që kishte marrë nga e gjithë kjo.
I biri u përgjigj: "Ishte një përvojë shumë e bukur. Unë mësova se ne kemi një qen, ndërsa ata i kanë katër. Ne kemi një pishinë shumë të bukur, por ata kanë një lumë. Ne kemi një çati transparente, por ata kanë qiellin me yje dhe hënë. Ne kemi një tarracë të madhe me kopsht të bukur, por ata kanë pyllin."
Derisa fëmija fliste, babai mbeti i shtangur.
Pastaj fëmija shtoi: “Faleminderit baba që më tregove sa të varfër jemi!”

Nga ne varet se si i shikojmë gjërat që i posedojmë
Nëse kemi dashuri, miq, shëndet, mendime të mirë e të pastra, aftësi për të dalluar të mirën nga e keqja - ne kemi çdo gjë në jetë.

Ndalu një moment dhe mendo:
A je i pasur apo i varfër?

Photos 15/08/2012

Ebul As ibn Rebia (tregim qe na i freskon sytë tonë me lotë)

Ebul As ibn Rebia eshte burri I vajzes se profetit Muhamed a.s. Hadixheja ishte tezja e tij dhe ishte ajo qe I propozoi per tu martuar me Zejneben. Kjo martese u realizua para se Profetit a.s. ti besohej misioni I Profetit a.s. Me tu bere profet, vajza e tij Zejnebeja besoi ne fene Islame, nderkohe qe I shoqi refuzoi.Megjithate, ata jetonin bashke dhe duheshin shume.

Ajo e duroi te shoqin per njezet vite me radhe, ngaqe martesae nje muslimaneje me nje jomusliman akoma nuk ishte ndaluar. Ajo vazhdoi si muslimane dhe I shoqi vazhdoi jeten e tij si jomusliman.

Dy djemte e Ebu Lehebit ishin fejuar me dy vajza te Profetit a.s. Duke qene se Ebu Lehebi I kishte shpallur armiqesi Profetit a.s. u kerkoi djemeve ti divorconin dy vajzat e Profetit a.a. si forme presioni dhe lendimi dhe ashtu ndodhio.Ebu Lehebi nuk u mjaftu me kaq, por vajti dhe tek Ebul As ibn Rebia dhe I kerkoi edhe atij ta divorconte Zejneben, meqe ishte vajza e Profetit a.s. duke I premtuar nje grua tjeter me te mire.Por ai ia ktheu: “Jo. Une dhe ajo duhemi shume dhe shkojme mire. Ajo eshte vajza e tezes time dhe Muhamedi nuk eshte sjell keq me mua, edhe pse nuk jam ne fene e tij.”

Profeti a.s. dhe muslimanet migruan per ne Medine, nderkohe qe Zejnebeja qendroi ne Meke me bashkeshortin e saj dhe femijet, deri kur ndodhi beteja e Bedrit.

Ebul As ibn Rebia morri pjese ne betejen e Bedrit, luftoi kunder muslimaneve dhe vete vjehrrit te tij. Ne fund, beteja fotohet nga muslimanet dhe Ebul As ibn Rebia u kap rob prej tyre.

Te gjithe familjet e roberve te tjere, derguan te hollat e mjaftueshme per te lurar te afermit e tyre. Zejnebeja, duke qene se nuk I posedonte te hollat e mjaftueshme, hoqi varsen e qafes, te cilen ia kishte dhuruar nena, Hadixheja dhe e dergoi me kunatin e saj Amr ibn Rebia.
Kur I erdhi varesja e mbeshtjelle me nje perluhu, ai pyeti: “Per cilin rob eshte kjo?

Te pranishmit I thene: “Eshte per Ebul As ibn Rebia.”

Me ta hapur, Profetit a.s. filluan ti rridhnin lot. Me lot ne sy ai tha: “kjo eshte varesja e Hadixhes!” Me pas, Profeti a.s. qendroi ne mes te muslimaneve dhe u tha: “Kush e ka zene rob Ebul As ibn Rebian?” Nje nga banoret e Medine u ngrit dhe tha: “Une, o I Derguari I Allahut” Profeti a.s. I tha: “A pranon qe tia falesh lirine dhe njekohesisht, tia kthejme varesen e te kthehet ne Meke? Kjo, pasi Hadixheja gezon nje status te veqante tek une.” Humanizmi fillon me familjen tende.

Banori I Medines u pergjigj: “Po, o I Derguari I Allahut.”

Profeti a.s. ia zgjati Ebul Asit varesen dhe I tha: “O biri I vellait tim! Merre varesen, kthehu dhe I thuaj Zejnebes ta respektoje me shume varesen e Hadixhes.”

Me pas, I tha: “O Ebul As! A mundem te te them diqka menjane?” Pasi ai pranoi, Profeti a.s. I tha: “O Ebul As! Zoti me ka urdheruar qe qdo muslimane e martuar me nje jomusliman duhet te divorcohet. Prandaj a pranon te ma kthesh vajzen time?”
Ebul As ibn Rebia I tha: “Po.”

Edhe pse e kishte te mundur, Profeti a.a. nuk ia kushtezoi faljen e lirise me divorcing me Zejneben. Valle ku jemi ne muslimanet ne krahasim me humanizmin e Profetit tone?
Kur Zejnebeja dergjoi se I shoqi po kthehej nga Medina, doli dhe e priti jashte Mekes. Me tu takuar me te , Ebul Asi I tha: “Pergatitu se duhet te nisesh per rruge! Une I kam preturar Muhamedit se do te te kthej tek ai.”
Lajmi se Ebul As e ka lejuar Zejneben te shkoje te Muhamedi a.s. filli te perhapej ne Meke. Ketu do te shohim nje qendrim tjeter humanisti, I cili mua personalisht me ka lene pa fjale.Kete hadith e tregon vete Zejnebeja dhe ai transmetohet nga Imam Ahmedi dhe gjendet ne kileksionin e Imam Muslimit. Tregon Zejnebeja: Tek une erdhi Hind bintu Utbe - gruaja e cila paguan Vahshin per te vrare Hamzane dhe me tha: “O Zejnebe! Une e di qe do te kthesh tek babai yt! Bota emicionale e grave nuk eshte si ajo e burrave, prandaj nese ke nevoje per para ose diqka tjeter, me thuaj te te j*p.”
Tregon Zejnebja: “Ne syte e saj dallova sinqeritet, megjithate u frikesova ti them se du ate largohem per ne Medine.”
Zejnebja e shoqeroi per ne Medine, vellai I burrit te saj Kinane ibn Rebia.Kurejshet I zune rrugen dhe feruzuan ti lejonin te niseshin per ne Medine. Kinane ibn Rebia bere gati harkun dhe u kerkoi te mos afroheshin, perndryshe do ti qellonte. Ebu Sufjani, e terhoqi menjane dhe I tha: “Keta njerze jane te nevrikopsir dhe gjakenxehte pas asaj qe u ndodhi ne Bedr. Nese ajo largohet keshtu haptazi, ata do te ndihen te fyer.Prit paknsa te ulen gjakrat.Me ti zene gjumi njerzit merrre dhe dergoje te babai I saj ne Medine. Per Zotin nuk dua ta privoj asnje femije nga prindi.”
Sjelljet humane dhe pro-sociale ta zbusin zemren. Me vone, Ebu Sufjani pranon Islamin.
Keshtu, Zejnebja morri dy femijet e saj dhe u nbis per ne Medine. Kur mberriten ne Medinem Profeti a.s. u gezu shume dhe tha: “Ebul Asi ibn Rebia e mbajti fjalen me ne .”
Pas gjashte vitesh ndarjeje, Ebul Asi niset me nje caravan nga Meka per ne Sham.Gjate rruges, karavani I tij sulmohet nga nje grup te rinjsh muslimane, te cilet kerkonin te merrnin pasurite qe kurejshet u kishin rrembyer dhe plaqkitur muslimaneve ne Meke. Ebul Asi arriti tu shpetone ketyre te rinjeve dhe u arratis.Muslimanet iu vune pas, por nuk e arriten dot pasi ai u fsheh ne Medine. Fjalet qe Ebul As ishte fshehur ne Medine filluan te perhapeshin dhe te tjihe u vune ne kerkim te tij.Ku mund te fshihej ne Medine Ebul As ibn Rebia? Eku tjeter perveqse ne shtepine e ish-gruas se tij te dashur?

Ebul As ibn Rebia vajti te shtepia e ish-0gruas se tij dhe trokiti ne dere. Kjo ndodhte pak para ezanit te sabahu.Kur Zejnebja hapi deren, mbeti e shtangur kur pa te shoqin e saj ne kembe.Ebul Asi I tha: “Me merr ne mbrojtje dhe me fshih diku.Muslimanet kanaae marre karavnin e kursjsheve dhe nuk di qfare tju them.:
Edhe pse besonte ne nje fe tjeter, ishte armik I Profetit a.s. dhe ishte I perndjekur, humanizmi I Zejnebes nuk e tradhtoi, por I tha: “Hyr Brenda o Ebul As, ti do jesh ne mbrojtjen time.:
Ajo e la ne gjume, kurse vete doli jashte duke pritur te thirrej ezani I mengjesi.Pasi u thir ezanim ajo vajti ne xhami te falej bashke me grate tjera.Kur Profeti a.s. u ngirt dhe thirri Allahu Ekber, per te falur farzinm nderkohe qe ai lutej, Zejnebja thrret me ze te larte nga faltorja e grave: “O njerez! Ebul As ibn Rebia eshte ne mbrojtjen dhe besen time!”
Ajo zgjodhi kete kohe, me qellim qe njerzit te mos e kundershtonin, pasi ishin ne namaz. Derisa te perfundonin faljen, do te ishin qetesuar dhe do te logjikonin me drejte.
Pasi perfundoi namazin, Profeti a.s. u kthye nga muslimanet dhe u tha:”A e degjuat ate qe degjova une?”
Njerezit u pergjigjen: “Ppo, o I Derguari I Allahu.”
Profeti a.s. u tha: “Per Zotin une nuk di se qpo ndodh.Por muslimanet kane te drejte ta marrin ne mbrojtje nje njeri ne hall.”
Me pas, Profeti a.s. u takua me Zejneben dhe I tha:”O Zejnebe! Nderoje, pasi eshte babai I femijeve te tu! Por mos prano te te preke,pasi nuk te lejohet!”
Mandej, Profeti a.s. iu drejtua muslimaneve qe I kishin marre peng karavanin dhe u tha:
“Une u kerkoj qe Brenda mundesive, ti kthehet pasuria dhe te lejohet te kthehet ne shtepine e tij.Por nese refguzoni, kjo eshte e drejta juaj, per te cilen nuk ju fajesoj.”
Muslimanet iu pergjigjen: “Ashtu do te veprojme, o I Derguari I Allahut.”
Menjeher filluane te mblidhen te gjithe mallrat e karavanit nje e nga nje, derisa I sollen edhe gjerat me te vogla.
Ebul Asi e mori te gjithe pasurine qe muslimanet ia kishin marre gjate sulmit te karavanit dhe u kthye ne Meke.Me te arritur atje, mblodhi te gjithe ata qe I kishin dhene pasuri per te bere tregti dhe u tha: “O njerez! Keto jane pasurite tuaja! A doni gje tjeter?
Ata iu pergjigjen: “Jo.Ti e ke mbajtur fjalen e dhene.”
Atehere Ebul Asi u tha: “Une deshmoj se nuk ka Zot tjeter perveq Allahu fuqiplote dhe se Muhamedi eshte robi dhe I Derguari I Tij. Tashme vendi im nukn eshte ketu, por eshte ne Medine.”
Pas kesaj ndodhie ai u nis menjere per ne Medine, ku arriti ne mengjes heret.Pas namazit te sabahut, xhamia pushtohej nga nje heshtje pasi te gjithe muslimanet permendnin Zotin. Ne qastin qe Profeti a.s. dha selam dhe te gjithe filluan te perkujtonin Zotin ne heshtje, u degjua nje ze nga fundi I xhamis qe thoshte: “O I Derguari I Allahut! Dje me more ne mbrojtje, kurse sot kam ardhur te them qe nuk ka Zot tjeter perveq Allahut dhe se ti je I Derguari I Tij.”
E gjithe xhamia oshtiu nga thirjjet: “Allahu Ekber (Zoti eshte me I madhi)!”
Me pas, Ebul As ibn Rebia I tha Profetit a.s. “O I Derguari I Allahut! A me lejon te kthehm tek Zejnebeja?!”
Profeti a.s.s e kapi per supi dhe I tha: “Eja me mua!”
Te dy vajten tek shtepia ku banonte Zejnebja dhe Profeti a.s. I bashkoi serish nen nje strehe.

14/08/2012

1- Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2- E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit.
3- Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4- Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje.
5- Ajo është paqe deri në agim.”. (El-Kadr: 1-5).

Photos 14/08/2012

NATA E KADRIT

Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajetet Kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që po thuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Për hirë të vërtetës theksojmë se, vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që kemi për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën.
Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
Po pse quhet Nata e Kadrit?, Ç’është Nata e Kadrit?, Ç’vlera përmban dhe si mund të përfitojmë prej kësaj nate të madhe?
Pikërisht për të informuar sado pak bashkëkombësit tanë po ju ofrojmë këtë material të shkurtër.

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?
1-Fjala “Kadr” ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

2-Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr don të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë. El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: “Është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë”.

3-Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë).

4-Në një ajet Kur’anor Allahu e quan “Natë të Begatshme” për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve.

Këtu kemi përmbledhur vetëm disa prej kuptimeve që përmban ky emër, kuptime që në tërësi shprehin vlerat e saj.

Ç’është nata e Kadrit?
Allahu i Madhëruar thotë në suren El Kadr:
1- Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2- E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit.
3- Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4- Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje.
5- Ajo është paqe deri në agim.”. (El-Kadr: 1-5).

Pra sipas ajeteve të cituara Kur'anore, Nata e Kadrit është nata me e vlefshme dhe me e rëndësishme, sepse në të ndodhi zbritja e Kur'anit, drita nga Allahu për të zhdukur errësirën e mosbesimit dhe për të vendosur në vend dinjitetin njerëzor, që ishte nëpërkëmbur. Kur’ani i tregoi njeriut se cili ishte ai në të vërtetë, e largoi njeriu nga adhurimi dhe përgjërimi ndaj çdo gjëje, drejt adhurimit të Atij që e meriton këtë adhurim, ndaj Zotit Krijuesit të tij. Kur’ani i rivendosi dhe një herë lidhjet mes Krijuesit dhe njerëzve të cilët e kishin harruar Zotin e tyre. Kur’ani i tregoi njeriut se është i lirë dhe jo skllav i tekave të njerëzve me pushtet dhe se ai i lutet dhe i mbështetet vetëm Zotit. Njerëzit e festojnë ditën kur çlirohen nga ndonjë pushtues i jashtëm, por të mos harrojmë se Kur’ani e çliroi njeriun nga “pushtuesi” i brendshëm që është egoja e njeriut dhe prirja e tij për vepra të ndaluara dhe të shëmtuara. E pra a nuk e meriton kjo ditë, dita e zbritjes së Kur’anit, që të jetë ditë feste për mbarë njerëzimin!
Allahu në këtë natë e zbriti Kur'anin Famëlarte nga LEUHI MAHFUDHI (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në BEJTUL IZEH, që është në qiellin e dunjasë. Kur’ani më pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e ndryshojë rrjedhën e saj, sepse Shpallja e Kur'anit në këtë natë madhështore “lidhi” qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në histori, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligji i jetës , sipas të cilit zhvillohet jeta.
Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe ta pastrojë shpirtin e tij.
Kuptohet se vlera dhe dobia e kësaj nate është për atë që di ta shfrytëzojë. Kjo natë pra, është me e mirë se një mijë muaj, siç thotë Zoti në Kur’an . Në këtë thënie del në pah drejtësia e Zotit për t’u dhënë mundësira të barabarta njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. Në këtë natë zbresin melaiket, në qiellin e dunjasë, në tokë, rreth njerëzve dhe i përshëndesin më përshëndetjen Islame Selam Alejkum (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju). Kjo natë përshkruhet si paqe, e sigurtë, e qetë sepse shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe apo të shkaktojë ndonjë trazirë.
Ç’ndodh në këtë natë:
Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm.
Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.
Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet.
Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem.
Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria.
Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo.
Në këtë natë përcaktohen rrisqet.
Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër.
Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat.
Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.

Photos 13/08/2012

Muaji i bekuar i Ramazanit po shkon edhe disa ditë...

O i madhi All-llah na bëj prej tyre musliman që pendohemi dhe ti na i fal mëkatet. Na ruaj nga zjarri i xhehnemit dhe nga cytjet e shejtanit. O All-llah më fal, ti e do faljen andaj më fal mua. Mëshira jote qoftë gjithmon mbi mua, familjen time, shokë dhe çdo musliman dhe muslimane në këtë botë.

Amin!

13/08/2012

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë, është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë."

Photos 13/08/2012

Si u be Musliman Ebu Bekri r.a

Transmetohet nga Profeti a.s.:“Kë kam ftuar ne Islam kam pare shume dyshime,ndrojtje.Por kur ftova Ebu Bekrin as nuk dyshoi as nuk ndaloi per te menduar „ Transmeton Hz.Aishe r.a.:“Nje dite Ebu Bekri r.a. po shkonte te takonte Profetin a.s.,i cili i tha:“Une jam i derguar i Allahut.Ty te ftoj ne Islam. „ Sa mbaroi fjalet Profeti a.s. ai u be musliman.Besimi i Ebu Bekrit r.a. ishte I forte se vargmalet.Ai e gjeti ate qe e kerkonte.Tashme karakteri i tij ishte shkrire ne besim dhe ne Islam.Ai u kthye nga rruga e Muhamedit a.s. dhe e quajti tradhti te dilte nga rruga e tij.

Dy ngjarje si shembull per forcen e besimit te tij:

1.Kur zbriti ajeti: “Kush ka bere veper te keqe do te denohet.Ai qe ben keq nuk mund te gjeje per veten e tij as miq as ndihmes perveq Allahut” , Ebu Bekri tha qe: “Kur degjova kete ajet mu duk sikur mu thye beli dhe u shtanga. Profeti a.s. I tha “Çfare ke o Ebu Bekr?” Ebu Bekri: “O i derguari i Allahut cili nga ne ska bere vepra te keqija?! Tani do te denohemi per veprat e keqija?’ Profeti a.s. i tha:“O Ebu Bekr!Besimtaret denimin e veprave te keqija do e marrin ne kete bote.Ne kete menyre Diten e Kijametit do te dalin para Allahut pa gjynahe.Ndersa te tjereve Allahu do t`ia mbledh gjynahet ne menyre qe te marrin denimin ne diten e Kijametit.”

2.Transmeton Aisha r.a.: “Mengjesin e nates kur Profeti a.s. beri udhetimin e Mesxhidul Aksase filloi ti tregonte popullit udhetimin e bere naten.Disa nga ata qe e degjuan kete mrekulli dolen nga feja dhe ia treguan ngjarjen Ebu Bekrit. Ebu Bekri pyeti se “A e tregoi vete kete Pejgamberi” Kur i dhane pergjegjien “Po „ai tha:“Ne qofte se e ka thene ai eshte e vertet.Pas kesaj fjale Ebu Bekrit iu dha epiteti ‘Sidik’(I besueshmi).Po,besimi eshte edhe drite dhe force.Kush arrin besimin e vertet mudn te sfidoje tere boten.Keto fjale te thena pas shume shekujsh duken sikur jane thene per Ebu Bekrin,sepse ai megjithe kushtet e keqija qe kishin muslimanet e Mekes dhe armiqve idhujtare te Mekes,ai nuk rreshti se shperndari dritat e besimit ne Meke…!

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
10000