16/10/2016
ÇFARË TË BËRI TË QAJË O I DËRGUARI I ALLAHUT
Abdullah Ibn Amr Ibn el-Asi رضي الله عنه ka thënë:
I Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin për Ibrahimin عليه السلام,
Zoti im! Ata vërtet i shmangin(nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi(në fe).
📜Ibrahim ﴾36﴿
dhe ajeti në të cilin Elisai عليه السلام ka thënë:
Nëse i dënon ata, ata janë robërit e Tu, e nëse u falë atyre, më të vërtetë Ti, vetëm Ti, je Ngadhënjyesi, i Urti.
📜el-Maide ﴾118﴿
Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart e tij dhe i tha:
O Allah, umeti im, umeti im
Allahu ﷻ tha:
O Xhibril, shko tek Muhamedi, megjithëse Zoti yt e di më së miri, dhe pyete atë se pse është duke qarë.
Pra Xhibrili عليه السلام erdhi tek ai dhe i tregoi të Dërguarit të Allahut se Allahu po e pyet(edhe pse Allahu e di atë) se përse po qanë.
Allahu ﷻ tha:
O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe thuaj që Unë do ta bëjë që ti të kënaqesh në lidhje me umetin tënd dhe mos u merzit.
📚Sahih el-Muslim 202
📝AbuUzeir el-Albani
Instagram:
https://www.instagram.com/p/BLowo2th7K4/
Telegram:
telegram.me/rrugadrejtxhenetit