04/09/2026
Sot, bashkë me shokët e shoqet e mia nga SOS Fshati patëm një ditë pak më ndryshe.
Si pjesë e projektit “Rreze drite në emblemën time”, të organizuar pnga Policia e Kosovës, për të shënuar 27-vjetorin e themelimit, patëm mundësinë të kalonim një ditë pranë policëve dhe të shihnim nga afër punën e tyre.
Policët na treguan çfarë bëjnë çdo ditë, si kujdesen për njerëzit dhe si ndihmojnë kur dikush ka nevojë.
Por më e bukura?
Kur e veshëm uniformën e policisë! 😍
Ishin bërë enkas për ne dhe, kur i veshëm ndjemë tamam si polic të vërtetë.
Për pak orë luajtëm, mësuam dhe u bëmë kureshtarë për një punë që nuk e kishim parë kurrë kaq afër.
Ndoshta një ditë, kur të rritemi, do ta veshim
prapë këtë uniformë.
Kush e di? 👮♂️💙