15/09/2026
Në kuadër të aktivitetit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, nxënësit e klasës X, drejtimi Juridik–Administratë, profili “Nëpunës i Administratës dhe Shërbimeve të Zyrës” të IAAP “Hoxhë Kadri Prishtina”, realizuan sot një vizitë në Komunën e Prishtinës, konkretisht në Kuvendin Komunal.
Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga zyrtarë dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal, të cilët i njoftuan nga afër me funksionimin e Kuvendit Komunal, mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve, procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të çështjeve, si dhe mënyrën se si merren vendimet.
Nxënësit patën mundësinë të njihen më konkretisht me punën e institucionit, rolin e përfaqësuesve të zgjedhur dhe rëndësinë e pjesëmarrjes, debatit dhe vendimmarrjes demokratike në nivelin lokal.
Kjo vizitë kishte për qëllim që njohuritë e nxënësve mbi demokracinë dhe institucionet publike t’i lidhë me praktikën, duke u dhënë mundësi të shohin nga afër se si funksionon një prej institucioneve të rëndësishme të qeverisjes lokale.
Demokracia kuptohet më mirë kur njohim nga afër institucionet dhe mënyrën se si ato funksionojnë.