15/09/2026
🎉 Një tjetër ëndërr u bë realitet!
Falë përkushtimit të saj dhe mbështetjes profesionale të ekipit të Ivy Journey, Zana Islami, nxënëse e shkëlqyer e Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, është pranuar në University of Dubrovnik! 🌍
🏛️ University of Dubrovnik është universitet publik në Kroaci, i themeluar zyrtarisht në vitin 2003, ndërsa tradita e arsimit të lartë në Dubrovnik daton që nga viti 1624.
Universiteti ofron programe bashkëkohore, të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe nevojat e tregut të punës. Ai është anëtar i plotë i European University Association dhe pjesë e aleancës EUNICoast, e cila bashkon universitete nga vende të ndryshme të Evropës.
Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve Erasmus+, studentët kanë mundësi të përfitojnë nga mobiliteti akademik dhe shkëmbimi i përvojave me institucione partnere në vende të ndryshme. 🇪🇺
🎓 Zana do të ndjekë programin Business Economics: IT Management në gjuhën angleze. Programi ndërthur ekonominë, menaxhimin dhe teknologjinë e informacionit, duke i përgatitur studentët për karrierë në biznesin modern dhe në fushën e transformimit digjital.
✨ Përveç cilësisë akademike, Zana do të jetojnë në Dubrovnik, një qytet me famë botërore për historinë, trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore, i cili ofron një mjedis ndërkombëtar dhe jetë dinamike studentore.
📄 Gjatë procesit të aplikimit, ekipi i Ivy Journey e ka ndihmuar Zanën me përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit, si dhe me procesin e njohjes së diplomës së Kosoves nga autoritetet përkatëse kroate, procedurë e nevojshme për pranimin në universitet.
✨ Ky sukses dëshmon se kur vendosmëria e studentit ndërthuret me udhëzimin dhe mbështetjen e duhur profesionale, rezultatet nuk mungojnë.
🎯 Suksesi i studentëve tanë është motivimi ynë më i madh. Jemi krenarë që vazhdojmë t’i ndihmojmë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre akademike në universitete ndërkombëtare.
Ivy Journey është partneri juaj profesional, që ju mbështet në çdo hap të procesit të aplikimit për studime jashtë vendit.
Na kontaktoni për më shumë informata:
📞 +383 48 456 782
📧 [email protected]
📍 Rruga Xhorxh Bush, Nr. 17, Prishtinë (afer Rektoratit