Gjimnazi "Eqrem Çabej"

Gjimnazi "Eqrem Çabej" Gjimnazi i shkencave shoqërore-gjuhësore në Prishtinë.

PËRFAQËSIM DINJITOZ I NXËNËSEVE TONA NË GARAT E KRYQIT TË KUQ TË KRYEQYTETITMe krenari ndajmë lajmin nga pjesëmarrja e p...
10/09/2026

PËRFAQËSIM DINJITOZ I NXËNËSEVE TONA NË GARAT E KRYQIT TË KUQ TË KRYEQYTETIT

Me krenari ndajmë lajmin nga pjesëmarrja e pesë nxënëseve tona në Garat Komunale të Kryqit të Kuq, ku ato përfaqësuan denjësisht Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Përmes përgatitjes, bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe përkushtimit, vajzat tona treguan njohuri të vlefshme, aftësi praktike dhe gatishmëri për të ndihmuar të tjerët, duke dëshmuar rëndësinë e humanizmit dhe solidaritetit në komunitet.

Një falënderim dhe urim i veçantë për nxënëset pjesëmarrëse,
Sumeja Gori XII/1,
Olsa Selmani XII/1,
Ergita Fazliu XII/1,
Ermonda Bajqinovci XII/2
dhe Mineta Krasniqi XII/2
për angazhimin dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e shkollës sonë.

Pjesëmarrja e tyre është një shembull i bukur se si dija, përgjegjësia dhe vullneti për të kontribuuar mund të shndërrohen në vlera që i shërbejnë gjithë komunitetit.

Urime vajzave për këtë përfaqësim dhe suksese të mëtejshme!

31/08/2026
22/08/2026

Send a message to learn more

LISTA E NXËNËSVE TË PRANUAR NË KL. X 2026-2027Gjimnazi "Eqrem Çabej" publikon listën e nxënësve të pranuar në afatin e G...
20/08/2026

LISTA E NXËNËSVE TË PRANUAR NË KL. X 2026-2027

Gjimnazi "Eqrem Çabej" publikon listën e nxënësve të pranuar në afatin e Gushtit.

TË PREMTEN, MË 21.08.2026 nga ora 10:00 në ambientet e gjimnazit, në katin e parë, nxënësit e pranuar në dy afatet e regjistrimit obligohen të paraqiten për marrjen e masës së uniformës dhe pagesës së saj. Pagesa bëhet te operatori që kryen marrjen e masës së uniformave në shumën 50 euro.

Gjithë nxënësve të pranuar ju dëshirojmë mirëseardhje me dëshirën që të kenë shëndet dhe shumë suksese në gjimnazin e tyre që përzgjodhën gjatë gjithë shkollimit!

KONKURS PLOTËSUES PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE TË RINJ -KL. X 2026-2027Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria Komunale e Arsim...
14/08/2026

KONKURS PLOTËSUES PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE TË RINJ -KL. X 2026-2027

Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë hapur Konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve të rinj në klasën X.

Ju njoftoj se në gjimnazin tonë kanë mbetur edhe 113 vende të lira.

Aplikimi do të bëhet në platformën online https://edukryeqyteti.org
Platforma do të jetë e hapur nga e hëna, më 17 deri 19.08.2026

KANDIDATËT, pasi ta kenë bërë aplikimin, obligohen që brenda afatit të Konkursit t'i sjellin dokumentet origjinale për verifikim nga Komisioni i shkollës nga ora 08:00 deri 16:00.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
1. Dëftesa e kl. 6, 7, 8, 9.
2. Ekstrakti i lindjes.

GJIMNAZI "EQREM ÇABEJ" –VENDI KU NDËRTOHET E ARDHMJA!

BËHU EDHE TI PJESË E NJË TRADITE SUKSESI!

Nëse dëshiron një shkollë që të përgatit për universitet, për tregun e punës në vend me DIPLOMË të njohur ndërkombtarisht dhe për sfidat e së ardhmes, Gjimnazi "Eqrem Çabej" është zgjedhja e duhur.

PËRSE TË ZGJEDHËSH GJIMNAZIN "EQREM ÇABEJ"?

🎓 ARSIM CILËSOR
• Mësimdhënës të përkushtuar dhe profesionistë.
• Mjedis që nxit mendimin kritik, kreativitetin dhe suksesin akademik.

🌍 MUNDËSI STUDIMI JASHTË VENDIT NË PROGRAME ME ZGJEDHJE TË SHUMTA
• Pjesëmarrje në projekte evropiane dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
• Mundësi për shkëmbime, trajnime dhe zhvillim personal.

PROGRAMI I DIPLOMËS GJERMANE VETËM NË SHKOLLËN TONË
• Programi i gjuhës gjermane me mundësi për certifikime ndërkombëtare.
• Përgatitje cilësore edhe në lëndë që ty të pëlqejnë.

💻 TEKNOLOGJIA DHE INOVACIONI
• Mësim bashkëkohor me përdorimin e teknologjisë.
• Zhvillim i aftësive digjitale dhe i kompetencave të shekullit XXI.

📚 PËRGATITJE SOLIDE PËR STUDIME UNIVERSITARE
• Mbështetje për Maturën Shtetërore.
• Orientim akademik dhe profesional për studime brenda dhe jashtë vendit.

🤝 MJEDIS I SIGURTË DHE MOTIVUES PËR PUNË
• Respekt, bashkëpunim dhe kulturë pozitive shkollore për të gjithë.
• Aktivitete kulturore, sportive dhe jashtëmësimore që zhvillojnë talentet e nxënësve.

ZGJEDH VETËM NJË SHKOLLË SEPSE BËNI ZGJEDHJE PËR TË ARDHMEN TUAJ!
Gjimnazi "Eqrem Çabej" nuk është vetëm një institucion arsimor. Është një komunitet ku talenti zhvillohet, ëndrrat marrin drejtim dhe suksesi ndërtohet hap pas hapi.

REGJISTROHU TANI!
Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Zgjedhja që hap dyert e së ardhmes!

Address

M599+8C2, Haxhi Zeka
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 15:00
Tuesday 07:00 - 15:00
Wednesday 07:00 - 15:00
Thursday 07:00 - 15:00
Friday 07:00 - 15:00

Telephone

+38338228489

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Eqrem Çabej" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Eqrem Çabej":

Shortcuts

Share

Category