Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" Prishtinë - Faqja zyrtare

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" Prishtinë - Faqja zyrtare

Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" Prishtinë - Faqja zyrtare Profilet:
1.Dirigjimi Kompjuterik i Makinave
2. Dizajn i tekstilit

Metalpunues
3.Automekanik
4.Mekatronikë
5.Instalues i nxemjes dhe ujit
6.Konfeksion
7.Rrobaqepësi
8.Transport rrugor
9.Trafik rrugor
10.Transport Hekurudhor
11.Floktari
12.Estetikë
13.

01/09/2026

URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR!

Sot hapen sërish dyert e shkollës…
Dhe bashkë me to, hapen edhe rrugë të reja, ëndrra të reja e kujtime që një ditë do t’i kujtojmë me mall.

Për disa, është dita e parë… për disa të tjerë, një rikthim mes shokëve, mësuesve dhe bankave që mbajnë brenda tyre aq shumë histori.

Urojmë që ky vit shkollor të jetë një vit i mbushur me dije, suksese, buzëqeshje dhe momente që do të mbeten gjatë në zemër.

Të dashur nxënës, ecni përpara me besim, sepse çdo ditë në shkollë është një hap më shumë drejt ëndrrave tuaja.

30/08/2026

📚 NJOFTIM PËR NXËNËSIT

Të dashur nxënës,

Një tjetër vit shkollor po nis dhe bashkë me të, edhe një kapitull i ri me dije, shoqëri, sfida e kujtime.

Për ta nisur mbarë, ju njoftojmë se mësimi do të zhvillohet sipas këtij organizimi:

PARADITE
07:50 – 13:20

XI-1 – XI-10 dhe XII-1 deri XII-16

PASDITE
13:30 – 18:55
X-1 – X-14 dhe XI-11 – XI-15

Ju dëshirojmë një vit të mbushur me suksese, punë të mira dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemër dhe mendje

Mirë se vini në shkollën tuaj!

Me kënaqësi ju njoftojmë me rezultatet e nxënësve të pranuar në afatin plotësues në qendrën tonë në profilet ku ka pasur...
19/08/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë me rezultatet e nxënësve të pranuar në afatin plotësues në qendrën tonë në profilet ku ka pasur vende të lira.
Urime të gjithë nxënësve të pranuar duke ju dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin tuaj të ri arsimor!

E ardhmja fillon me një zgjedhje.Mos e lër mundësinë të të ikë. Apliko dhe zgjidh profesionin që mund të të ndërtojë të ...
15/08/2026

E ardhmja fillon me një zgjedhje.

Mos e lër mundësinë të të ikë.
Apliko dhe zgjidh profesionin që mund të të ndërtojë të ardhmen.

Pse Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”?

Sepse këtu nuk merr vetëm një diplomë — fiton profesion, aftësi dhe një mundësi reale për punësim.

Paraqitja e provimit të Maturës shtetërore, nëpërmes platformës ekosova!
13/08/2026

Paraqitja e provimit të Maturës shtetërore, nëpërmes platformës ekosova!

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.

Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Obaveštenje

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve maturante da je od danas, 12. avgusta 2026. godine, počelo prijavljivanje za polaganje Državne mature.

Prijavljivanje će biti otvoreno do 20. avgusta 2026. godine, a svi maturanti koji ispunjavaju uslove za polaganje ispita moraju završiti prijavu u okviru ovog roka.

MON poziva nadležne obrazovne institucije da obezbede blagovremeno informisanje maturanata i preduzmu sve neophodne radnje za nesmetano odvijanje procesa prijavljivanja.

Državna matura u avgustovskom roku održaće se 29. avgusta u 10:00 časova.

Detaljne informacije o procesu prijave možete pronaći na linku:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

___________________________________

Announcement

The Ministry of Education and Science informs all high school graduates that, starting today, August 12, 2026, the application process for registering for the State Matura Exam has begun.

Applications will remain open until August 20, 2026, and all graduates who meet the requirements to sit the exam must complete their application within this deadline.

The Ministry calls on the relevant educational institutions to ensure timely information for graduates and to undertake all necessary actions for the smooth running of the application process.

The State Matura Exam for the August session will be held on August 29 at 10:00 AM. Detailed information regarding the application process can be found at the following link:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

Me kënaqësi ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" – Pr...
10/07/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" – Prishtinë.

Urime të gjithë nxënësve të pranuar!

Ju urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë drejt dijes dhe profesionit.

Ora e fundit për aplikim!Sot mbyllet afati për aplikim në klasën e 10-të në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”.Fal...
09/07/2026

Ora e fundit për aplikim!

Sot mbyllet afati për aplikim në klasën e 10-të në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”.

Faleminderit të gjithë nxënësve dhe prindërve për besimin dhe interesimin e treguar ndaj shkollës sonë. Çdo aplikim është një hap drejt së ardhmes dhe ne ndihemi të nderuar që jeni pjesë e këtij rrugëtimi.

Një falënderim i veçantë për komisionet pranuese dhe vlerësuese, të cilat me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi kanë realizuar të gjithë procesin e pranimit.

Ju urojmë suksese të gjithë aplikuesve dhe mezi presim t’iu mirëpresim në familjen e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”.

Faleminderit për besimin!

Mos e humbisni mundësinë!Ende mund të aplikoni për regjistrim në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi". Zgjidhni prof...
09/07/2026

Mos e humbisni mundësinë!

Ende mund të aplikoni për regjistrim në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi".

Zgjidhni profesionin që ndërton të ardhmen tuaj dhe bëhuni pjesë e shkollës sonë.

Ju mirëpresim!

07/07/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar se aplikimi për regjistrim në klasën e 10-të në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" në Prishtinë mund të bëhet vetëm në formë fizike, duke i dorëzuar dokumentet personalisht në objektin e shkollës.

Aplikimet online NUK pranohen, sepse nuk gjindemi nê sistemin e komunës për aplikim online.

Për informata shtesë, kandidatët mund të drejtohen në administratën e shkollës gjatë orarit zyrtar.

Ju mirëpresim!

🎓 E ardhmja fillon me një profesion!Në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" në Prishtinë, nxënësit ndërtojnë aftësi ...
03/07/2026

🎓 E ardhmja fillon me një profesion!

Në Qendrën e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" në Prishtinë, nxënësit ndërtojnë aftësi profesionale përmes mësimit bashkëkohor, praktikës profesionale dhe përgatitjes për tregun e punës.

📍 Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" – Prishtinë
Zgjedh profesionin. Ndërto të ardhmen!

Address

Rr. Tirana Nr. 125 , Lakrishtë/Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:45 - 19:00
Tuesday 07:45 - 19:00
Wednesday 07:45 - 19:00
Thursday 07:45 - 19:00
Friday 07:45 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" Prishtinë - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra e Kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" Prishtinë - Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category