06/10/2025
Vajza ime, mos u bëj si unë.
Jo pse kam turp nga vetja,
por sepse mbajta shumë dhimbje në heshtje.
Mos u bëj si unë
ajo që qëndroi kur duhej të largohej,
që duroi kur duhej të fliste,
që e fshehu dhembjen vetëm për hir të qetësisë.
Ti ji më e fortë.
Zgjedhe lirinë para frikës.
Fol kur të dhemb.
Largohu kur të thyhet zemra.
Por merre me vete dashurinë që mbajta brenda meje,
atë dashuri që më mbajti në këmbë edhe kur dhembja më përpinte.
Merre atë…
por ndërto një jetë më të lehtë se timen.
Kjo është e vetmja lutje që kam për ty!🤍