Symposium "Filozofema"

Symposium "Filozofema" “Filozofema” International Inter/Trans Disciplinary Symposium for Philosophy, Art and Technology

15/08/2026

Event/Publication: 17th INTERNATIONAL CONFERENCE – WORLD PHILOSOPHY DAY - AMERICAN PHILOSOPHY Type: Event Submission Deadline: 9/1/2026 Event/Publication Date(s): 11/19/2026 - 11/20/2026 Location: Hybrid: University of Prishtina, Faculty of Philosophy, Republic of Kosovo, and also Virtual Rr. "Eqr...

22/06/2026

Department of Philosophy at the University of Prishtina, Republic of Kosovo, 19-20 November 2026. Confirmed keynote/distinguished speakers: Philip Kitcher - John Dewey Professor of Philosophy,…

10/05/2026
ALBEdicioni i IV-të i Simpoziumit Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofi, Art dhe TeknologjiTema: Kibernetika: N...
10/05/2026

ALB
Edicioni i IV-të i Simpoziumit Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofi, Art dhe Teknologji
Tema: Kibernetika: Nga Teknologjia në Ekologji
Vendi: Fakulteti Filozofik (UP)
Data dhe ora: 13 maj 2026, nga ora 10:00 deri në ora 17:00
Ju mirëpresim!
Organizuar nga Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës.

EN
4th Edition of the Inter/Transdisciplinary Symposium “Filozofema” on Philosophy, Art, and Technology
Theme: Cybernetics: From Technology to Ecology
Venue: Faculty of Philosophy (University of Prishtina)
Date and Time: May 13, 2026, from 10:00 AM to 5:00 PM
You are warmly welcome!
Organized by the Department of Philosophy and the Kosovo Philosophical Association.

15/03/2026

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK për lajme, intervista, reportazhe dhe mbulim zyrtar nga Kosova dhe bota.Të gjitha të drejtat e...

28/11/2025
05/11/2025
Janë mbyllur punimet e edicionit të III të Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisciplinar “Filozofema” Në datat 20–21 t...
22/10/2025

Janë mbyllur punimet e edicionit të III të Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisciplinar “Filozofema”

Në datat 20–21 tetor 2025, Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë, organizoi edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisiplinar “Filozofema”, që këtë vit zhvilloi diskutimet rreth dy temave kryesore: “The Question Concerning AI” dhe “Image, Film and Philosophy.”

Dita e Parë – The Question Concerning AI

E frymëzuar nga pyetja heideggeriane mbi teknologjinë, dita e parë u përqendrua në reflektime mbi inteligjencën artificiale si mënyrë e re të zbulimit, dhe jo thjesht si mjet teknik.
Panelistë nga Austria, Kroacia, Libani, Maqedonia e Veriut, Holanda dhe Kosova trajtuan çështje si:
• Vera Bühlmann (Universiteti i Vjenës) – mbi shkrimin antropografik dhe një logjikë topologjike të vendit e amësisë si formë filozofike të “mbajtjes”.
• Luka Perušić (Universiteti i Zagrebit) – mbi fuqinë shpëtuese të teknologjisë në epokën e teknocenit.
• Labërie Leci (Universiteti i Leiden) – mbi rezistencën ndaj pushtetit algoritmik në “shoqërinë e kutisë së zezë”.
• Ridvan Emini (UEJL) – analizë e dilemeve etike të IA-së në qeverisje, përmes rasteve “Ministrja Diella” dhe “Kamerat inteligjente në Prishtinë”.
• Ana Ilievska (Universiteti Amerikan i Beirutit) – pse duhen studiuar shkencat humane në epokën e AI-së, duke vlerësuar fuqinë e artit dhe mendimit kritik mesdhetar.
• Florije Xhemajli (UP) – Ta mbajmë pyetjen e inteligjencës: drejt logjikave të reja të rezistencës në kohën e inteligjencës morfuese (Malabou).
• Jan Defrančeski (Universiteti i Zagrebit) – mbi narrativat artificiale dhe ekolinguistikën: a mund të rishtypë IA historitë me të cilat jetojmë?
• Prof. Iain D. Thomson (Universiteti i Nju Meksikos) – kumtesë për Heideggerin dhe edukimin në epokën e inteligjencës artificiale.
Kjo ditë pati bashkëbisedime të thella mbi tensionin ndërmjet inovacionit, kontrollit dhe përgjegjësisë, duke e parë IA-në si sfidë ontologjike, etike dhe politike për të ardhmen e mendimit.

Dita e Dytë – Image, Film and Philosophy

Dita e dytë e simpoziumit hapi një fushë reflektimi mbi imazhin, filmin dhe filozofinë si forma të bashkëjetesës së njeriut me teknologjinë vizuale.
Temat prekën marrëdhënien mes ontologjisë së imazhit, estetikës së horrorit, ekstremitetit të trupit, inteligjencës artificiale në kinematografi dhe interpretimit filozofik të kohës.
• Irena Kapović analizoi joidentiken tek Adorno dhe mënyrën si horrori shfaq kufijtë e arsyes.
• Anila Sahiti mbrojti kinemanë ekstreme (të abjektit) si formë artistike që sfidon tabutë përmes trupit dhe dhunës.
• Lum Çitaku trajtoi kinemanë në kthesën e inteligjencës artificiale, si hapësirë ndërmjet teknologjisë dhe imagjinatës.
• Ivan Korolev foli për kohën dhe kulturën e masës nga Deleuze te poststrukturalistët.
• Albnor Sejdiu eksploroi hermeneutikën intuitive të imazhit
• Labinot Kelmendi prezantoi skicën konceptuale mbi ikonopolin
• Daniel Gönitzer solli një lexim mbi humorin grotesk në filmat e Alexander Kluge-së.

Dita e dytë dhe punimet e edicionit të III të simpoziumit u mbyllën me një tryezë diskutimi dhe shfaqje filmi: “Abschied von Gestern” të Alexander Kluge, e shoqëruar me diskutim mbi rëndësinë e tij në kontekstin kulturor të Kosovës. Diskutimin e udhëhoqën Alban Beqiraj, Alexander Vojvoda (Moderator), Blertë Ismajli dhe Verena Walzl.

Edicioni i III i simpoziumit, përmes dy ditëve intensive diskutimesh, shndërroi Prishtinën në një qendër reflektimi ndërkombëtar mbi marrëdhënien njeri–teknologji–imazh, duke lidhur filozofinë me artin, etikën, edukimin dhe estetikën bashkëkohore.

Edicioni i III-të i Simpoziumit Ndër/trans disiplinar “Filozofema” për filozofi, art edhe teknologji Temat: Question Con...
16/10/2025

Edicioni i III-të i Simpoziumit Ndër/trans disiplinar “Filozofema” për filozofi, art edhe teknologji
Temat: Question Concerning AI? edhe Imazhi, Filmi dhe Filozofia
Vendi: Fakulteti Filozofik (UP) Salla 127
Data dhe ora: 20 dhe 21 tetor 2025 nga ora 10:00 deri ne ora 17:00.
Ju mirëpresim Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës.

EN
3rd Edition of the Inter/Transdisciplinary Symposium “Filozofema” on Philosophy, Art, and Technology

Topics: Question Concerning AI? and Image, Film, and Philosophy
Venue: Faculty of Philosophy (University of Prishtina), Room 127
Date and Time: October 20–21, 2025, from 10:00 AM to 5:00 PM
You are warmly welcome!
Organized by the Department of Philosophy and the Association of Philosophers of Kosovo.

Edicioni i III-të i Simpoziumit Ndër/trans disiplinar "Filozofema" për filozofi, art edhe teknologji Temat: Question Con...
16/10/2025

Edicioni i III-të i Simpoziumit Ndër/trans disiplinar "Filozofema" për filozofi, art edhe teknologji
Temat: Question Concerning AI? edhe Imazhi, Filmi dhe Filozofia
Vendi: Fakulteti Filozofik (UP) Salla 127
Data dhe ora: 20 dhe 21 tetor 2025 nga ora 10:00 deri ne ora 17:00.
Ju mirëpresim Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës.

EN
3rd Edition of the Inter/Transdisciplinary Symposium “Filozofema” on Philosophy, Art, and Technology

Topics: Question Concerning AI? and Image, Film, and Philosophy
Venue: Faculty of Philosophy (University of Prishtina), Room 127
Date and Time: October 20–21, 2025, from 10:00 AM to 5:00 PM
You are warmly welcome!
Organized by the Department of Philosophy and the Association of Philosophers of Kosovo.

Address

M546+FGC, Bulevardi Bill Klinton
Pristina
10000

Telephone

+38345571846

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Symposium "Filozofema" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Symposium "Filozofema":

Share

Category