Qendra Mësimore "Brilliant Minds" ofron shërbime mësimore si më poshtë:
- Aktivitete mësimore për nxënësit e klasës së I, II, III, IV dhe V;
- Mbeshtetje në detyrat e shtepisë per nxenesit;
- Aktivitete tjera kreative dhe argëtuese. Aktivetete, misioni dhe visioni i "BRILLIANT MINDS"
Programi mësimor për nxënësit e Qendrës Mësimore ,, Brilliant minds”
Programi mësimor zhvillohet në kuadër të Qendrës Mësimore ,, Brilliant minds” dhe i dedikohet nxënësve të klasës I, II, III, IV dhe V, të shkollës fillore. Ky program ofron ndihmë dhe mbikqyrje në përgatitjen e detyrave të shtëpisë si dhe në përforcimin e mësimeve, nga të gjitha lëndët mësimore. Mësueset e qendrës sonë përkujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe përkushtimi në punën e vazhdueshme është që te nxënësi të mbjell shprehi pune dhe mësimi duke synuar vlerat bazë të nxënies së dijes. Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë shërbim cilësor dhe të zhvillojmë shkathtësitë akademike të nxënësit në të gjitha lëndët mësimore. Poashtu t’i inkurajojmë ata që të bëhen sa më të suksesshëm duke i përdorur këto shkathtësi në jetën e tyre profesionale, në karrierën e tyre të ardhshme, duke u bërë konkurentë potencial të një tregu shumë konkurues të botës bashkëkohore të punës. Vizioni
Qëllimi jonë është të ofrojmë edukim dhe mësim për nxënës bashkëkohorë të cilët do të jenë të përgatitur t’i tejkalojnë sfidat e botës moderne. Synojmë që brezat e rinj t’i pajisim me përkushtim dhe dituri adekuate që do ti avancoj në rrugën e suksesit.