Kolegji Heimerer

Kolegji Heimerer Kolegji Heimerer është një diplomë që hap dyer në Kosovë, Evropë dhe më gjerë.

Apliko për programin tënd të studimit: https://kolegji-heimerer.eu/apliko/

Detajet dhe informatat për aplikim: kolegji-heimerer.eu/vazhdojne-regjistrimet-per-vitin-akademik-2025-26 Kolegji Heimerer, udhëheqës në Arsim dhe Karrierë në fushën e shëndetësisë

Kolegji Heimerer është institucioni më i specializuar në arsimin e lartë në fushat e shkencave shëndetësore në Kosovë dhe rajon, me programe ndërkombëtarisht të akredituara nga EVALAG dhe të licencuara, të njohura në tërë botën. Në të gjitha programet, mësimi teorik kombinohet me praktikë klinike, që përbën deri në 50% të studimeve dhe zhvillohet në institucione partnere në Kosovë, rajon dhe në Evropë.

🌍 Studentët tanë që dallohen gjatë praktikave në BE kanë mundësi të nënshkruajnë kontrata pune në klinika dhe institucione partnere, një hap konkret drejt një karriere ndërkombëtare në shëndetësi.

🎓 Programet Bachelor (BSc)

SHKENCAT SHËNDETËSORE INFERMIERORE
• Infermieri

SHKENCAT SHËNDETËSORE DIAGNOSTIKE ME SPECIALIZIM
• Teknik Laboratori

SHKENCAT SHËNDETËSORE TERAPEUTIKE ME SPECIALIZIM
• Logopedi
• Ergoterapi

SHKENCAT SHËNDETËSORE PSIKOLOGJIKE
• Psikologji

🎓 Programet Master (MSc)

• Infermieri - Praktika e Avancuar Infermierore
• Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore
• Psikologji Klinike
• Shkenca Mjekësore Laboratorike
• Digital HealthCare

🌐 Programi i Karrierës

Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë u ofron studentëve mundësinë për punësim të siguruar në Gjermani, përmes trajnimeve gjuhësore, praktikave profesionale dhe mbështetjes në procesin e licencimit ndërkombëtar. Një komunitet që edukon, frymëzon dhe krijon profesionistët e së ardhmes.

👉 Apliko tani: www.kolegji-heimerer.eu/apliko

🎓 Hapi yt i radhës drejt së ardhmes fillon në Kolegjin Heimerer!📝 Provimi pranues i radhës mbahet më 18 shtator 2026, në...
15/09/2026

🎓 Hapi yt i radhës drejt së ardhmes fillon në Kolegjin Heimerer!

📝 Provimi pranues i radhës mbahet më 18 shtator 2026, në orën 11:00.

Zgjidh programin tënd dhe bëhu pjesë e familjes Heimerer! 💚

15/09/2026

🎓 Nga studente në profesioniste që sot edukon brezat e rinj!

Elsa Zejnullahu nisi me studimet bachelor në Heimerer, mësoi gjermanisht dhe u licencua e punoi në Gjermani. Pas kthimit, përfundoi masterin në ANP dhe sot kontribuon në mësimdhënie dhe edukimin infermieror.

✨ Një histori suksesi që nisi në Heimerer. Fillo edhe ti rrugëtimin drejt pavarësisë dhe karrierës profesionale!

15/09/2026

📣 Maturantë, takimi me Spider-Man ka datën: E hënë, 21 shtator! 🕷️🎬

Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit Heimerer ju fton ta shijoni filmin dhe të diskutoni për emocionet, sfidat dhe zgjedhjet e personazhit nga këndvështrimi psikologjik. 🧠✨

🎟️ Biletat janë FALAS për maturantët! Ejani me shoqërinë dhe bëhuni pjesë e kësaj përvoje!

🕷️🎬 Maturantë, mos harroni takimin me Spider-Man!Ju rikujtojmë ftesën për aktivitetin e Fakultetit të Psikologjisë të Ko...
11/09/2026

🕷️🎬 Maturantë, mos harroni takimin me Spider-Man!

Ju rikujtojmë ftesën për aktivitetin e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit Heimerer, ku shikimi i filmit shoqërohet me diskutim për botën psikologjike të personazhit — emocionet, sfidat dhe zgjedhjet e tij. 🧠✨

🎟️ Biletat janë FALAS për maturantët! Ejani me shoqërinë dhe bëhuni pjesë e kësaj përvoje!

🌍 Thirrje për aplikim në programin ndërkombëtar Blended Intensive Programme (BIP) – “On our way to Planetary Health”.Stu...
11/09/2026

🌍 Thirrje për aplikim në programin ndërkombëtar Blended Intensive Programme (BIP) – “On our way to Planetary Health”.

Studentët e programeve Infermieri, Digital Health, Praktikë e Avancuar Infermierore dhe Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore ftohen të aplikojnë për këtë mundësi ndërkombëtare të organizuar nga Hanze University of Applied Sciences – School of Nursing, në Groningen, Holandë.

Në kuadër të programit do të përzgjidhen 4 studentë, të cilët do të përfitojnë grant Erasmus+ për realizimin e mobilitetit fizik në Groningen, nga 1–5 shkurt 2027, ndërsa komponenti online do të zhvillohet gjatë muajit janar 2027.

Programi ofron mundësi për bashkëpunim në ekipe ndërkombëtare, zhvillim të kompetencave profesionale dhe ndërkulturore, si dhe përfitimin e 3 ECTS.

Për aplikim kërkohen:

Formulari i aplikimit
Letra e motivimit, maksimumi 600 fjalë
Letra e rekomandimit nga Dekani i Fakultetit
Curriculum Vitae (CV)
Certifikata të trajnimeve ose aktiviteteve relevante, opsionale
Koncepti i ndërkombëtarizimit, maksimumi 600 fjalë, ku përfshihen arsyet për pjesëmarrje në BIP, pritshmëritë nga programi dhe mobiliteti ndërkombëtar, si dhe lidhja e kësaj përvoje me zhvillimin akademik dhe profesional

📅 Afati i fundit për aplikim: 25 shtator 2026
📩 [email protected]

Dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze përmes emailit të mësipërm.

10/09/2026

🎓 Kur bëhesh student i Kolegjit Heimerer, bëhesh pjesë e një ekosistemi të tërë të dijes, inovacionit dhe mundësive!

Njësitë e Ekosistemit Heimerer lidhin arsimin me praktikën, kërkimin dhe shërbimet profesionale, duke krijuar hapësira ku mëson, eksperimenton, bashkëpunon dhe zhvillon potencialin tënd. 🌱💡

Këtu, përvoja jote studentore shtrihet përtej auditorit dhe çdo hap të afron me të ardhmen që synon.

📚 Regjistrohu në Kolegjin Heimerer dhe bëhu pjesë e këtij ekosistemi!

10/09/2026

🇵🇱 Nga Kolegji Heimerer në Poloni, për një përvojë studimore përtej kufijve! 🎓✨

Flandër Statovci, studente e Kolegjit Heimerer, ndan përvojën e saj në Poloni përmes programit Erasmus+, duke sjellë një vështrim nga afër mbi këtë rrugëtim ndërkombëtar.

🌍 Me Erasmus+, studimet hapin dyer për njohuri të reja, shkëmbim kulturor dhe zhvillim personal e profesional.

09/09/2026

🩺 Dija merr kuptim kur zbatohet në praktikë!

Rinesa tregon rëndësinë e praktikës në përgatitjen për një profesion shëndetësor dhe fton të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kolegjin Heimerer, me mundësi karriere brenda dhe jashtë vendit.

🎓 Regjistrohu në Kolegjin Heimerer dhe hap rrugën e karrierës tënde!

08/09/2026

🌍 Nga Kolegji Heimerer në Belgjikë!

Egzona, studente e vitit të dytë, ndan përvojën e saj nga një semestër në VIVES University në Belgjikë, përmes programit Erasmus+ dhe grantit të mundësuar nga Kolegji Heimerer. 🎓🇧🇪

Një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të njohur kultura të reja dhe për të përjetuar studimet përtej kufijve!

08/09/2026

🎓 Cilësia në studime, praktika profesionale dhe mundësitë për punësim janë në qendër të përkushtimit të Kolegjit Heimerer.

Elsa Hamitaga, asistente në Zyrën e Cilësisë, tregon se si bashkëpunimet ndërkombëtare dhe investimi i vazhdueshëm në inovacion kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për karrierë.

Bëhu pjesë e Kolegjit Heimerer dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale! 💚

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolegji Heimerer posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kolegji Heimerer:

Shortcuts

Share