British Gymnasium of Technology

British Gymnasium of Technology Be a part of IT, starting by learning the basics of the future.

16/09/2026

❤️🖤

09/09/2026

Përkushtimi nuk fillon në ora 08:00 😁

03/09/2026

Spontanisht, pa skenar — kështu u përgjigjën nxënësit tanë në disa pyetje spontane.

Dita e parë në BGT PrizrenSot filluan mësimin nxënësit e klasave të 10-ta në BGT Prizren, duke shënuar një hap të ri për...
31/08/2026

Dita e parë në BGT Prizren

Sot filluan mësimin nxënësit e klasave të 10-ta në BGT Prizren, duke shënuar një hap të ri për arsimin e orientuar drejt teknologjisë në qytetin e Prizrenit.

Me fokus në aftësi digjitale, mësim praktik dhe përdorim të teknologjisë në procesin mësimor, BGT sjell një mundësi të re për nxënësit që duan të përgatiten më afër me kërkesat e së ardhmes.

Mirë se vini në BGT Prizren!

BGT nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Mikkena Global J.S.CBritish Gymnasium of Technology ka nënshkruar një marrëve...
29/08/2026

BGT nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Mikkena Global J.S.C

British Gymnasium of Technology ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Mikkena Global J.S.C, si pjesë e orientimit të klasës së 12-të drejt industrisë dhe aftësive praktike.

Në vitin e fundit, nxënësit e BGT zgjedhin fokusin e tyre profesional në fusha si SAP, AWS, Network dhe drejtime të tjera teknologjike, të cilat zhvillohen në bashkëpunim me kompani dhe profesionistë të industrisë.

Përmes këtij bashkëpunimi, inxhinierët e Mikkena Global J.S.C do të ofrojnë ligjërata të specializuara në fushën e Rrjetave Kompjuterike për nxënësit tanë, duke i ndihmuar ata të lidhen më afër me njohuritë, praktikat dhe kërkesat reale të tregut të punës.

Ky është edhe një hap tjetër i BGT drejt ndërtimit të një modeli arsimor ku shkolla dhe industria bashkëpunojnë për të përgatitur nxënësit për universitet, certifikime dhe karrierë.

28/08/2026

GRUPI I TRETË I KLASËVE TË X-ta

Sot përmbyllëm me sukses edhe grupin e tretë të nxënësve të klasave të 10-ta në Javën e Orientimit në BGT.

Javën e ardhshme fillon mësimi për të gjitha gjeneratat — me energji të re, synime të qarta dhe përgatitje për një vit të suksesshëm shkollor.

Mirë se vini në vitin shkollor 2026/2027 në BGT!

Address

Https://goo. Gl/maps/2L59kVSVG4KYenJ 66
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when British Gymnasium of Technology posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category