10/03/2026
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.
Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.
Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (përfshirë OJQ-të):
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit.
ℹ️ Udhëzuesin dhe mostrën për plotësimin e librave mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së.
🔗 www.atk-ks.org
16/01/2026
📌 Njoftim mbi Certifikatat e Mbajtjes së Tatimit në Burim
Certifikata e Kontributit Pensional dhe Mbajtjes në Burim të Tatimit në Paga
Me këtë certifikatë janë të obliguar të pajisen të gjithë punëtorët, për të cilët gjatë vitit paraprak është bërë mbajtja e tatimit në burim nga paga.
🔔 Afati i përgatitjes:
Certifikata duhet të përgatitet dhe të jetë e gatshme jo më vonë se data 1 mars e vitit pasues.
📥 Si mund të sigurohet certifikata?
Certifikata mund të tërhiqet online përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në rubrikën:
👉 “Shkarko deklaratë elektronike”
Të dhënat që duhet të përmbajë certifikata:
🔹 Informatat e punëdhënësit
🔹 Informatat e të punësuarit
Udhëzime për plotësimin e kolonave kryesore:
Kolona 12: Periudha tatimore (p.sh. 01–12/2025)
Kolona 13: Të gjitha të ardhurat bruto të realizuara gjatë periudhës tatimore
(paga, mëditje, bonuse dhe çdo formë tjetër kompensimi)
Kolona 14 & 15: Kontributet pensionale të paguara
Kolona 16: Tatimi i mbajtur në burim dhe i paguar.
Ky dokument është i rëndësishëm për transparencë tatimore dhe përmbushje të obligimeve ligjore ndaj punëtorëve dhe institucioneve përkatëse.
Në rast të paqartësive shtesë, rekomandohet konsultimi me kontabilistin ose me Administratën Tatimore të Kosovës.
16/01/2026
🇽🇰➡️🇺🇸 Jemi shumë të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin ndërmjet Trigo L.L.C / Yellow Training Center dhe Books at Ease L.L.C, kompani e kontabilitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸
Ky bashkëpunim synon:
✅ Trajnime profesionale në fushën e kontabilitetit
✅ Aftësim sipas ligjeve dhe standardeve të kontabilitetit në SHBA
✅ Mundësi punësimi REMOTE nga Kosova pas përfundimit të trajnimeve
Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional të të rinjve dhe karrierës globale në kontabilitet 🌍
15/01/2026
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për përcaktimin e pagës minimale në vend, i cili hyn në fuqi sipas afateve të mëposhtme:
Nga data 1 janar 2026:
• Paga minimale do të jetë 2.50 € për orë pune, ose
• 425.00 € bruto në muaj për punë me orar të plotë.
Nga data 1 korrik 2026:
• Paga minimale do të rritet në 3.00 € për orë pune, ose
• 500.00 € bruto në muaj për punë me orar të plotë.
Ky vendim është marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit, ndërsa zbatimi i tij do të monitorohet nga institucionet përkatëse shtetërore.
Ju lutemi që të merrni parasysh këto ndryshime në planifikimin tuaj financiar dhe në marrëdhëniet kontraktuale me punonjësit tuaj.
30/11/2025
Candidate for UNESCO MIL Alliance Global Board 2025
Specialist Representative
Caption:
Proud to announce my candidacy for the UNESCO MIL Alliance Global Board 2025.
Empowering youth, women, and communities through education and capacity-building has always been at the core of my work with NGO Yellow.
Voting is open for MIL Alliance members until 20 December.
Thank you all for the support! 💛
31/10/2025
Trigo L.L.C – për deklarime të sakta dhe pa stres.
31/10/2025
Shumë biznese në Kosovë po e bëjnë këtë gabim të thjeshtë…