Yellow Training Center është qendër e specializuar e trajnimeve, e cila ofron trajnime profesionale të cilësisë së lartë në zhvillimin dhe përgatitjen e kuadrove (profesionistëve) të ardhshëm për tregun e punës. Trajnimet tona ofrojnë njohuri praktike dhe janë të rangut të lartë dhe të standardeve evropiane.
- Misioni ynë është që ti përkrahim klientët tanë në zhvillimin e kapacitetit të tyre, me njohuritë praktike, me ekspertizë dhe profesionalizëm e cila do të kontribuonte në zhvillim e potencialit të plotë dhe do t’ju mundësonte atyre të arrijnë synimet strategjike në mënyrë sa më efektive dhe të qëndrueshme.
- Vizioni ynë është të shëndrrohemi në organizatë liderë në fushën e trajnimeve dhe punësimit në të gjithë Kosovën. Yellow Training Center ka të kontraktuar më shume se 100 profesionist, ekspert, profesor për fushat përkatëse të trajnimeve. Programet tona të trajnimeve ofrojnë programe të dizajnuara për të përmbushur nevojat në dy sektorë: individëve dhe bizneseve nga e gjithë Kosova. Yellow Training Center deri me tani ka arritur ti Certifikoj mbi 5000 pjesëmarrës në fushën e Marketingut, Financave dhe Kontabiliteti, Ndërmarrësi, Sistemin e Bankave dhe Mikrofinancave etj.. dhe të ndërmjetësoj tek autoritete publike dhe private për punësimin e kuadrove.