18/05/2021
Universiteti i Iowa-së Veriore ofron mundësi studimi për programin 2+ 2
Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa dhe Universitetit të Iowa-së Veriore (University of Northern Iowa – UNI), kjo e fundit ka ofruar për institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë ofertën për programin 2+2 nga ky universitet.
Universiteti i Iowa Veriore (UNI) është njëri nga tri universitetet shtetërore në Shtetin e Iowa-së. Është një universitet plotësisht i akredituar që mbulon mbi 90 drejtime të ndryshme. Pjesë e programeve të tyre janë edhe studentët nga 64 vende të ndryshme të botës duke përfshirë edhe tre studentë nga Kosova.
UNI nëpërmjet Konsullatës së Republikës së Kosovës, ofron bashkëpunim në programin e tyre 2+2 me universitetet në Kosovë. Ky bashkëpunim nënkupton se ka mundësi që të arrihet marrëveshje që studentët e regjistruar në njërin nga universitetet apo kolegjet e Republikës Kosovës, të cilët duhet t’i kenë të përfunduara dy vite të studimeve mund të transferohen në universitetin UNI në Iowa për të studiuar edhe dy vite tjera për të fituar diplomën bachelor nga dy universitetet. - Organizimi i këtij programi është të pranoj studentë ndërkombëtarë të cilët nuk mund të përballojnë koston e jetesës dhe studimit në SH.B.A. për katër vite.
Për më shumë informacione ju lutem të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.
Consulate of the Republic of Kosovo
https://kolegjiuniversi-edu.net/
309 Court Avenue, Suite 223| Des Moines, Iowa 50309
Email: [email protected]
Ph: 515.875.4944
Facebook/Consulate of the Republic of Kosovo
Në bazë të kërkesave tuaja, stafi i Konsullatës me kënaqësi ju organizon takime nëpërmjet programeve virtuale me përfaqësues të UNI.