Ingenio STEM School

Ingenio STEM School

Share

Qendër trajnimi profesionale në fushën e software development, STEM dhe teknologjive moderne.

16/09/2025

🤝 Partnership Announcement

🚀 Ingenio STEM School ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Mikrobiz SHPK – kompani me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike me teknologjitë Microsoft si C #, SQL Server, Azure, .NET e shumë të tjera.

🔹 Mikrobiz iu shërben klientëve vendorë dhe ndërkombëtarë, me specialitet në software për kontabilitet dhe sisteme të avancuara të menaxhimit – që përfshijnë menaxhimin e burimeve njerëzore, financave, kontabilitetit, raporteve dhe proceseve të tjera biznesore, si dhe integrime me ERP të njohura në treg.
🔹Shumica e teknologjive që përdor dhe kërkon te kandidatët Mikrobiz mbulohen në bootcamp-in tonë "Modern Software Engineering with .NET & Angular.

✨ Studentët e dalluar të bootcamp-it dhe trajnimeve tjera profesionale qe ne i ofrojmë do të kenë mundësi të angazhohen:

Në punë praktike brenda kompanisë, ose në bazë të pasionit, përvojës dhe përgatitjes së tyre, edhe në role si Junior Software Developer apo Medior Software Developer.

Ky bashkëpunim është një tjetër hap drejt qëllimit tonë: që studentët të përfitojnë njohuri praktike, përvojë reale dhe mundësi punësimi pas trajnimeve.

👉 Stay tuned për njoftime dhe risi të tjera nga Ingenio STEM School!

15/09/2025

🎉 Hoop hoop hooray! 🚀
Ka nisur zyrtarisht bootcamp-i i parë hibrid (fizikisht & online) - Modern Software Engineering with .NET, Angular, Microservices, Azure & DDD!

Një organikë fantastike me pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të 🇦🇱 Shqipërisë dhe 🇽🇰 Kosovës, me përvoja të ndryshme që e bëjnë grupin unik.

Entuziast për rrugëtimin që na pret! 🙌

Photos from Ingenio STEM School's post 15/05/2025

🚀 Nga Kodi në Realitet | Mënyra Ingenio

Këtë javë në sesionin tonë të Bazat e Programimit me C # në Ingenio STEM School , ndërlidhëm matematikën, logjikën dhe aplikimet reale pikërisht ajo që përfaqëson programimi.

🧠 Eksploruam:
- Si të përkthejmë shprehjet aritmetike dhe algjebrike në kod C #
- Si funksionon përparësia e operatorëve dhe vlerësimi i shprehjeve
- Përdorimin e konstantëve të emërtuara (si PI) për të ndërtuar kalkulatorë praktikë

🔵 Një aktivitet argëtues dhe mjaft edukues ishte krijimi i një Kalkulatori për Sipërfaqen e Rrethit duke përdorur PI = 3.141592653589793238, i ndjekur nga një dëshmi vizuale që tregonte se sa më shumë shifra të sakta të PI, aq më e lëmuar dhe e saktë bëhet lakorja e rrethit, një kombinim mes kodimit, matematikës dhe të kuptuarit grafik.

📸 Shfletoni disa momente nga prapaskena: zgjidhje në tabelë, kodim live dhe shpjegime interaktive.

💡 Ne nuk mësojmë vetëm sintaksën, ne ndërtojmë themele të forta duke i lidhur konceptet konceptet abstrakte me zbatimet reale.

Photos from Ingenio STEM School's post 11/10/2024

🎓 Thirrje për regjistrime në Ingenio STEM School! 🚀

📢 Për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që duan të zhyten në botën e teknologjisë, shkencës dhe zhvillimit softuerik – është koha për të filluar rrugëtimin tuaj transformues në Ingenio STEM School!

🔬 Në Ingenio, ofrojmë një mjedis mësimi inovativ dhe argëtues, ku përmes projekteve praktike dhe eksperimenteve në laborator, ju do të zhvilloni aftësi kritike në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Kurrikula jonë gjithëpërfshirëse do t'ju përgatisë për të qenë liderët e së ardhmes në botën dixhitale!

💡 Çfarë do të mësoni?

• Programim me C # dhe Python
• Hyrje në Algoritme dhe struktura të dhënave
• Matematikë aplikative
• Krijimi i lojërave 2D me Unity Game Engine
• Bazat e të dhënave me SQL Server
• Git, sistemi më i përdorur për kontrollin e versioneve
• Zhvillimi i backend-it me .NET dhe frontend-it me HTML, CSS, JavaScript
• Projekte praktike dhe inovative nga jeta reale!

📚 Kjo kurrikulë do të aplikohet gjatë gjithë periudhës së shkollës së mesme, duke ju siguruar që çdo vit të zhvilloni aftësi të reja dhe më të avancuara. Programi ynë është i dizajnuar për të siguruar një rritje graduale të njohurive dhe aftësive tuaja. Pagesa mujore, me zbritje për regjistrimet e hershme, është vetëm 35 euro, duke ofruar një mundësi të përballueshme për të gjithë familjet.

👨‍🏫 Me laboratorët tanë modernë dhe pajisjet më të fundit, ju do të përjetoni një përvojë mësimore të standardeve të larta. Ne besojmë në potencialin e çdo nxënësi për t'u bërë krijuesit e së ardhmes dhe jemi këtu për t'ju ndihmuar të arrini maksimumin tuaj!

👥 Ne punojmë me grupe të vogla prej 6 deri në 12 studentë për grup, për të siguruar një mësim më efektiv dhe më të personalizuar për çdo nxënës.

🗓 Afati i fundit për regjistrim është 30 Tetor 2024, prandaj mos e humbni këtë mundësi për të qenë pjesë e një udhëtimi që do të transformojë mënyrën tuaj të menduarit dhe krijuarit!

🎯 Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një udhëtimi që do të transformojë mënyrën si mendon dhe krijon!

📲 Na kontaktoni për informacione dhe regjistrime në Facebook, Instagram apo Viber/WhatsApp ne +383 49 239 001. Mos e humb këtë mundësi për të qenë një nga pionierët e teknologjisë së së ardhmes!

Photos from Ingenio STEM School's post 10/09/2024

🚀 FILLUAM TRAJNIMIN! 🚀

Sot në Ingenio STEM School kemi nisur zyrtarisht Full Stack Application Development Bootcamp with .NET Core and Angular! 🌟

Nën udhëheqjen e trajnerit tonë me përvojë, Arbias Gashi grupi i studentëve dhe profesionistëve të rinj ka nisur rrugëtimin drejt zhvillimit të aftësive praktike dhe profesionale në teknologjitë më të kërkuara si .NET Core dhe Angular. Ky trajnim fokusohet në projekte reale dhe ndërtimin e karrierës për të ardhmen.

Ne jemi të entuziazmuar për progresin që do të arrijë ky grup i përkushtuar dhe mezi presim të ndajmë arritjet e tyre gjatë javëve në vijim! 👩‍💻👨‍💻

📸 Ja disa momente nga sesioni i parë!

Qëndroni të përditësuar për më shumë lajme dhe arritje nga ky trajnim!

19/08/2024

🌟Shpallje për regjistrimin e kanditateve 🌟

Po fillon trajnimi:

Full Stack Application Development Bootcamp with .NET Core and Angular!

Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre në zhvillimin e aplikacioneve full stack, duke përdorur teknologjitë më të fundit si .NET Core dhe Angular. Gjithashtu, do të kemi mundësinë të punojmë së bashku në një projekt real nga fillimi deri në fund. Besoj fuqishëm që kjo përvojë do të ju përgatis për të kaluar me sukses sfidat profesionale dhe do e lehtësojë kyqjen në tregun e punës.
Nëse jeni të interesuar të zhvilloni aftësitë tuaja teknike dhe të mësoni nga përvoja ime profesionale, ju inkurajoj të regjistroheni!

Sesionet do te mbahen fizikisht ne qendrën e kurseve Ingenio STEM School

Për studentet e rregullt dhe te dalluar do te kete mundesi angazhimit ne pune praktike apo angazhim direkt si Junior Software Developer ne Ingenio apo kompanite partnere tona.

Për kandidatet brenda së njejtës familje apo per shokë që regjistrohen së bashku do të ofrohet zbritje speciale!

Afati i fundit per regjistrim është 08/31/2024.

Per detaje na kontaktoni ne Messenger ose Viber/WhatsApp ne +383 49 239 001.

📅 Kurikulen dhe detajet e bootcamp-it i gjeni në dokumentin vijues:

Photos from Ingenio STEM School's post 17/04/2024

🔍 Filloni rrugëtimin tuaj në botën digjitale në Ingenio STEM School:

Nisni një udhëtim transformues në botën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës 🧪🔧🖥️📐. Programi ynë, i dizajnuar për mendjet e reja kurioze nga klasat 3 deri në 9, është çelësi për fëmijën tuaj në portën digjitale dhe shkencore. Mësimi tek ne është një proces argëtues dhe interaktiv, ku nxisim kreativitetin, zgjidhjen e problemeve dhe pasionin për shkencën dhe numrat. Ne kemi infrastrukturë moderne dhe përdorim teknologjinë e fundit dhe metoda inovative të mësimdhënies për të krijuar një ambient mësimor me standarde të larta.

👨‍🏫 Trajnime me instruktorë të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në industri:

Tek Ingenio STEM School, ne jemi të përkushtuar në ofrimin e trajnimeve me cilësi të lartë. Instruktorët tanë janë profesionistë me përvojë shumëvjeçare në fushat respektive të industrisë, të gatshëm të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të nxënësve tanë.

🏫 Programet për shkollën e mesme dhe të rriturit:

Ne ofrojmë gjithashtu programe edukative për nxënësit e shkollës së mesme dhe të rriturit, duke u mundësuar atyre të zhyten thellë në teknologji, zhvillim software dhe aftësi të tjera të rëndësishme në epokën dixhitale. Përmes kurrikulës sonë të gjithëpërfshirëse, ne përgatisim pjesëmarrësit për sfidat e së nesërmes në mënyra praktike dhe inovative.

🌈 Pse të zgjidhni Ingenio STEM School?

📚 Një kurrikulë gjithëpërfshirëse: Që nga bazat e IT-së deri tek projekte komplekse dhe aplikime në botën reale.
🛡️ Mjedis i sigurt mësimor: Fokus në sigurinë dixhitale dhe ergonominë.
📝 Metodat e vlerësimit të nxënësve: Vlerësimi interaktiv dhe gjithëpërfshirës që reflekton aftësitë dhe interesat e nxënësve.
✨ Regjistro fëmijën tuaj sot dhe shikoni atë të zhvillohet, zbavitet dhe krijojë!

08/04/2024

🚀 Regjistrimet Janë Hapur! Bëhu pjesë e Ingenio STEM School 🌟

Ndërsa e ardhmja bëhet gjithnjë e më digjitale, ne në Ingenio STEM School jemi të përkushtuar të ofrojmë arsimimin më të mirë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë) për brezat e rinj. Me krenari shpallim hapjen e afatit të regjistrimit për fëmijët tuaj dhe fillimin e formimit të grupeve të reja! 🎓💡

Çfarë ofron Ingenio STEM School?

🖥️ Një hyrje në bazat e IT-së dhe kodimit, përfshirë përdorimin e PC-ve dhe sigurinë në internet.
🔢 Matematikë aplikative dhe lojëra që nxisin dashurinë për numrat dhe zgjidhjen e problemeve.
👾 Programim vizual me MakeCode dhe zhvillimi i lojërave, duke kaluar gradualisht në JavaScript & Python për sfida më të mëdha.
🤖 Projekte praktike në elektronikë dhe robotikë me Micro:bit V2, duke përfshirë ndërtimin e veturave robotike dhe shumë më tepër.
📱 Hyrje në zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe bazat e zhvillimit web për të krijuar faqe interneti tërheqëse.

Ne kemi një infrastrukturë moderne dhe një mjedis mësimi të sigurt që inkurajon kreativitetin, bashkëpunimin dhe inovacionin. Ekipi ynë i mësuesve të dedikuar është këtu për të ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë potencialin e tij maksimal.

Si të Regjistroheni:
Thjesht vizitoni faqen tonë ne Facebook dhe na kontaktoni permes Messenger, ose direkt ne numrin tone te telefonit +383 49 239 001 (Viber & WhatsAPP) për më shumë informacione rreth procesit të regjistrimit dhe programit tonë.

Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të investuar në arsimin dhe të ardhmen e fëmijës tuaj. Le të krijojmë së bashku një të ardhme të ndritur për inovatorët dhe krijuesit e nesërmes! 🌈🛠️

25/03/2024

🌟 Mirësevini në Ingenio STEM School! 🚀
Ne jemi një institucion i dedikuar për të ndezur pasionin për Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë dhe Matematikën (STEM) tek nxënësit e rinj. Përmes një qasjeje praktike dhe inovative ndaj mësimdhënies, ne synojmë të inspirojmë gjeneratën e ardhshme të mendimtarëve kritikë, zgjidhësve të problemeve dhe liderëve në teknologji. 🌐✨
🔍 Këtu do të gjeni:
• Lajme dhe përditësime të fundit rreth aktiviteteve dhe projekteve tona.
• Fotografi dhe video nga klasat tona, laboratoret dhe ngjarjet.
• Këshilla dhe burime për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.
• Informacion për regjistrime në klasat dhe programet tona të veçanta.
👩‍🔬👨‍💻 Bashkohuni me ne në këtë udhëtim drejt zbulimit dhe inovacionit. Le të nisim së bashku aventurën tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë përmes arsimit në STEM. Eksploroni, imagjinoni dhe krijoni me Ingenio STEM School!
📲 Na ndiqni për të mbetur të informuar dhe për të marrë pjesë në komunitetin tonë të nxënësve, prindërve dhe mësuesve të dedikuar për edukimin në fushat STEM.
💡 "Edukimi është pasaporta drejt së ardhmes, sepse e nesërmja i përket atyre që përgatiten për të sot." - Ingenio STEM School

Call now to connect with business.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Prishtine, Mati, Muharrem Fejza
Pristina
10000