Gjimnazi i shkencave natyrore "Sami Frashëri" Prishtinë

Gjimnazi i shkencave natyrore "Sami Frashëri" Prishtinë GjIMNAZI"Sami Frashëri"

Ditari i një fotografi të luftësMë 9 shtator 2026, nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të Klubi...
09/09/2026

Ditari i një fotografi të luftës

Më 9 shtator 2026, nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të Klubit të Trashëgimisë Kulturore, të shoqëruar nga profesoresha Hamide Sahiti Beha, vizituan Galerinë e Arteve të Prishtinës për të parë nga afër ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu, me kuratore Eliza Hoxha.
Ekspozita sjell një përzgjedhje të fotografive të realizuara nga Visar Kryeziu gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998–1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj. Përmes objektivit të tij, fotografi ka dokumentuar momente të ndryshme nga lufta, popullata dhe përditshmëria e njerëzve në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momente nga terreni i luftës.
Fotografitë dëshmojnë edhe për guximin dhe përkushtimin e fotografit, i cili, në rrethana të rrezikshme, ka vënë në rrezik edhe jetën e tij për të dokumentuar dhe ruajtur në fotografi copëza të historisë së luftës dhe të një periudhe vendimtare për Kosovën.
Një nga momentet më të veçanta të kësaj vizite ishte bashkëbisedimi i nxënësve me autorin e ekspozitës, Visar Kryeziu. Nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt rrëfimet e tij për përvojat gjatë realizimit të fotografive, rrethanat në të cilat ato janë shkrepur dhe rëndësinë që ka dokumentimi fotografik i ngjarjeve historike.
Për nxënësit, kjo nuk ishte vetëm një vizitë në një galeri arti. Ishte një mundësi për ta parë historinë përmes dëshmive autentike të kohës. Fotografitë ngjallën emocione të forta, reflektim dhe respekt, duke i bërë nxënësit të mendojnë për sakrificën, vështirësitë dhe përjetimet e njerëzve gjatë luftës, por edhe për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.
Fotografia dëshmon. Kujtesa mbetet. Brezat e rinj e njohin dhe e përcjellin historinë.

Me rastin e 8 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, me nxënësit e klasëve të X-ta u zhvillua një aktivitet n...
08/09/2026

Me rastin e 8 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, me nxënësit e klasëve të X-ta u zhvillua një aktivitet në lëndën e Gjuhës Shqipe i udhëhequr nga prof. Sarandë Ahmeti Sekiraqa. Qëllimi i aktivitetit ishte te theksohej rëndësia e shkrim-leximit, zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësia për të shprehur lirshëm mendimet.
❤️

Sot, Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” e vizituan Drejtori i DKA-së, z. Arianit Elshani, dhe Shefi i Arsimi...
04/09/2026

Sot, Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” e vizituan Drejtori i DKA-së, z. Arianit Elshani, dhe Shefi i Arsimit të Mesëm të Lartë, z. Ridvan Islami, me qëllim të njohjes nga afër me nevojat, sfidat dhe kërkesat e menaxhmentit dhe stafit mësimor të shkollës.

Gjatë vizitës u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe konstruktiv me stafin e shkollës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me procesin mësimor, kushtet e punës dhe nevojat për përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë në shkollë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjendjes infrastrukturore të objektit shkollor, ku nga afër u pa nevoja e domosdoshme për investime dhe ndërhyrje në infrastrukturë, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

🤝 Falënderojmë Drejtorin e DKA-së, z. Arianit Elshani, dhe Shefin e Arsimit të Mesëm të Lartë, z. Ridvan Islami, për vizitën, gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkushtimin për t’u njohur drejtpërdrejt me nevojat e shkollës sonë.

Bashkë për një shkollë më të mirë, më moderne dhe me kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësimdhënësit!
❤️🏫

🎓 MIRË SE VINI, TË DASHUR NXËNËS! 🎓Të dashur nxënës,Ju dëshirojmë mirëseardhje në vitin e ri shkollor 2026/2027! 🏫📚Nesër...
31/08/2026

🎓 MIRË SE VINI, TË DASHUR NXËNËS! 🎓

Të dashur nxënës,

Ju dëshirojmë mirëseardhje në vitin e ri shkollor 2026/2027! 🏫📚

Nesër, më 01 Shtator 2026, ju mirëpresim në Gjimnazin Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” – Prishtinë, për të nisur së bashku një vit të ri të mbushur me dije, sfida, miqësi dhe suksese.

📌 Listat e nxënësve të klasave të X-ta do të publikohen nesër në një tabelë të vendosur në hyrje të shkollës, ku secili nxënës mund të gjejë klasën dhe kujdestarin e tij/saj.

🔔 Bashkëlidhur gjeni orarin e ziles për vitin e ri shkollor.

Ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese në mësime dhe një vit shkollor të paharrueshëm!

Mirë se vini në familjen e “Sami Frashërit”! ❤️📖

Me respekt,
Drejtoria dhe stafi i Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Sami Frashëri”-Prishtinë

NJOFTIMNjoftohen nxënësit e pranuar në klasën e X në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” – Prishtinë, për vit...
28/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen nxënësit e pranuar në klasën e X në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” – Prishtinë, për vitin shkollor 2026/2027, se duhet të paraqiten për t’u pajisur me uniformën shkollore:

📅 E hënë, 31.08.2026
🕘 Nga ora 09:00 deri në 12:00
📍 Në objektin e shkollës🏫

Ju lutemi që të gjithë nxënësit e pranuar të respektojnë orarin e caktuar.

Administrata e Gjimnazit “Sami Frashëri”.

📆Kalendari i Vitit Shkollor 2026/27📚🧑‍🏫🏫
21/08/2026

📆Kalendari i Vitit Shkollor 2026/27
📚🧑‍🏫🏫

Krenar me dy nxënësit e Gjimnazit tonë:Gerti Novobërdaliu👏Lekë Prapashtica👏https://www.facebook.com/share/p/1EXR7mWiyd/?...
13/08/2026

Krenar me dy nxënësit e Gjimnazit tonë:
Gerti Novobërdaliu👏
Lekë Prapashtica👏

https://www.facebook.com/share/p/1EXR7mWiyd/?mibextid=wwXIfr

Kosova është sërish në finalen e TEKNOFEST 2026! 🚀

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, me krenari prezantojmë ekipin tonë finalist EHF Nexus Engineering Team, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë Smart Technologies and System Design.

Ekipi udhëhiqet nga mentorja Erblina Bunjaku dhe përbëhet nga nxënës të shkollave të mesme nga Kosova:

Elma Ismaili – Gjimnazi i Specializuar Matematikor
Gerti Novobërdaliu – Gjimnazi “Sami Frashëri”
Rea Llapashtica – New York School of Science in Kosova
Gurra Kosumi – Gjimnazi “Xhevdet Doda”
Ardisa Hamiti – New York School of Science in Kosova
Lekë Prapashtica – Gjimnazi “Sami Frashëri”

Ky ekip dëshmon se të rinjtë e Kosovës kanë potencial të jashtëzakonshëm në inxhinieri, teknologji dhe inovacion. Nga puna vullnetare, mentorimi intensiv dhe përkushtimi i nxënësve, Kosova po ndërton hap pas hapi prezencën e saj në skenat më të mëdha ndërkombëtare të teknologjisë.

Pas suksesit të vitit të kaluar, këtë vit EngineeringHER Future dhe Yunus Emre Enstitüsü mbështesin dy ekipe finaliste nga Kosova në TEKNOFEST 2026.

Urime ekipit EHF Nexus Engineering Team. Şanlıurfa, po vijmë! 🚀

//

Kosova, TEKNOFEST 2026 finalinde! 🚀

Uluslararası Gençlik Günü’nde, Smart Technologies and System Design kategorisinde Kosova’yı temsil edecek finalist ekibimiz EHF Nexus Engineering Team’i gururla tanıtıyoruz.

Ekip, danışman Erblina Bunjaku’nun mentorluğunda Kosova’daki farklı liselerden gelen öğrencilerden oluşmaktadır:

Elma Ismaili – Gjimnazi i Specializuar Matematikor
Gerti Novobërdaliu – Gjimnazi “Sami Frashëri”
Rea Llapashtica – New York School of Science in Kosova
Gurra Kosumi – Gjimnazi “Xhevdet Doda”
Ardisa Hamiti – New York School of Science in Kosova
Lekë Prapashtica – Gjimnazi “Sami Frashëri”

EngineeringHER Future ve Yunus Emre Enstitüsü desteğiyle, Kosova bu yıl TEKNOFEST 2026’da iki finalist ekiple temsil ediliyor.

Şanlıurfa, geliyoruz! 🚀

🛡️ Siguria e nxënësve mbetet prioriteti ynë!Në kuadër të ngritjes së sigurisë për nxënësit dhe të gjithë pjesëmarrësit n...
16/07/2026

🛡️ Siguria e nxënësve mbetet prioriteti ynë!

Në kuadër të ngritjes së sigurisë për nxënësit dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, para objektit të Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” janë vendosur rrethoja mbrojtëse nga Drejtoria e Mobilitetit e Kryeqytetit.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së nxënësve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të organizuar.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për Drejtorin e Drejtorisë së Mobilitetit, Pëllumb Bajçinovci, si dhe për ekipin e tij, për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm në shërbim të komunitetit tonë shkollor.

Së bashku për një shkollë më të sigurt! 🏫🤝
❤️

Address

Nazim Gafurri
Pristina
10000PRISTINE,

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi i shkencave natyrore "Sami Frashëri" Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi i shkencave natyrore "Sami Frashëri" Prishtinë:

Shortcuts

Share

Category