19/06/2026
Një kapitull përfundon, një rrugëtim i ri fillon! 🎓
Sot nxënësit e klasës së pestë përmbyllën një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor dhe u përshëndetën me mësuesen e tyre znj. Mirvete Thaqi, e cila për pesë vite me radhë i udhëhoqi me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm.
Me shumë emocione, kujtime të bukura dhe mirënjohje të thellë, nxënësit falënderuan mësuesen për çdo mësim, këshillë dhe mbështetje të dhënë gjatë këtyre viteve.
Ju urojmë nxënësve shumë suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejmë, ndërsa mësueses i shprehim falënderimet më të sinqerta për kontributin e çmuar në edukimin dhe formimin e tyre!
Suksese dhe vetëm suksese në hapat tuaj të ardhshëm! 🌹📚