15/09/2026
🎓 Fakulteti i Ekonomisë mirëpriti studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027
Sot, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, u organizua pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të vitit akademik 2026/2027, nga stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit.
🎤 Studentët e rinj i përshëndetën Prof. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Majlinda Gjelaj, Prorektore e Universitetit të Prishtinës, dhe Blerim Islami, Kryetar i Këshillit Studentor, të cilët u uruan mirëseardhje dhe shumë suksese në fillimin e rrugëtimit të tyre universitar.
Gjithashtu, studentët e rinj u mirëpritën nga z. Altin Sahiti, Kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me Fakultetin, stafin akademik dhe administrativ, si dhe me kolegët e tyre, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre akademike. 🎓📚
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e angazhimit, përkushtimit dhe shfrytëzimit të mundësive akademike e profesionale që ofron Fakulteti, me synim përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes.
✨ Fakulteti i Ekonomisë u uron të gjithë studentëve të rinj mirëseardhje, suksese dhe një fillim të mbarë të studimeve!
📚 Mirë se vini në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Prishtinës!