17/07/2026
🏡📖Përmbyllet me sukses “𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐕𝐞𝐫𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟔” në Akademinë e Kur’anit “Hifdh Kids”
📚🌷Pas javësh të mbushura me mësim, buzëqeshje dhe përjetime të veçanta, “Shkolla Verore 2026” në Akademinë e Kur’anit “Hifdh Kids” ka përmbyllur me sukses aktivitetet e saj.
📖Përgjatë kësaj periudhe, fëmijët u bënë pjesë e një programi të pasur edukativo-fetar, i cili përfshiu mësim intensiv ditor, memorizim dhe lexim të Kur’anit, mësime islame, gara të ndryshme, lojëra edukative, aktivitete kreative, punime artistike, sfida argëtuese, detyra praktike dhe shumë momente të paharrueshme.
Përmes këtyre aktiviteteve, ata jo vetëm që forcuan lidhjen e tyre me Librin e Allahut, por zhvilluan edhe aftësi të reja, frymën e bashkëpunimit, kreativitetin dhe dashurinë për dijen në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe edukim.
“Shkolla Verore 2026” ishte më shumë sesa një program veror; ajo u shndërrua në një hapësirë ku fëmijët mësuan, krijuan, u argëtuan dhe ndërtuan kujtime të bukura pranë Kur’anit.
𝐍𝐝𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐞 “𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐕𝐞𝐫𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟔” 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢, 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐊𝐮𝐫’𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧...
Akademia e Kur’anit “𝐇𝐢𝐟𝐝𝐡 𝐊𝐢𝐝𝐬” do të vazhdojë të hapë dyert e saj për të pritur fëmijët në një tjetër kapitull të mbushur me dije, edukim dhe dashuri për Kur’anin!🤍📖