08/09/2026
Një vizitë e veçantë në Kopshtin Cicërimat!
Pas ceremonisë së diplomimit të edukatoreve tona në metodologjinë Montessori, patëm kënaqësinë të mirëpresim në Kopshtin Cicërimat delegacionin nga Gjermania, nga Montessori-Bildungszentrum Wiesbaden .
Gjatë vizitës, delegacioni hospitoi në të gjitha grupmoshat e fëmijëve dhe nga afër u njoh me punën e edukatoreve tona në praktikimin e metodologjisë Montessori.
Pas qëndrimit në grupe, ndanë me ne rekomandime të vlefshme për organizimin e klasave, strukturimin e mjedisit dhe prezantimin e materialeve Montessori. Njëkohësisht, përgëzuan punën dhe angazhimin tonë në zbatimin e kësaj metodologjie.
Kopshti Cicërimat vlerëson lartë këtë vizitë dhe bashkëpunimin me:
Rainer Völkel – Kryetar Nderi i Qendrës Arsimore Montessori, Wiesbaden, Gjermani
Andrea Donath – Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Gjermane Montessori, Berlin, Gjermani
Mandy Sengeboden – Drejtoreshë e Qendrës Montessori Interhause, Wiesbaden, Gjermani
Një falënderim i veçantë për bashkëatdhetarin tonë Shaban Miftaein, udhërrëfyesin e kësaj ure lidhëse të filozofisë Montessori edhe në Kosovë.
Kjo vizitë ishte një mundësi e çmuar për të mësuar, për të shkëmbyer përvoja dhe për të vazhduar me përkushtim rrugëtimin tonë drejt një edukimi cilësor për fëmijët.
Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe frymëzimin!