07/09/2021
Historia e Magjisë dhe tre llojet e magjive
===============
Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë komsiderohet e shenjtë që në fillimet e civilizimeve dhe në të cilën shumica e njerëzve tani jeton.
Magjistari i përdor aftësitë e tij për qëllime të mira por në përdorimin e magjisë së zezë atëherë zënë vend qëllimet e këqija, mashtruese,dhe ziliqare. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori :
1. Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjer magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo).
2. Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyror.
3. Hipnotizimi me anë të formulave magjike.
4. Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj.
Gjatë riteve magjike këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kemi të bëjmë me spirtitualizëm dhe demonologji.
Magjia në Egjiptin e lashtë
Në shoqërinë e Egjiptit antik besohej shumë në magji. Në panteonin egjiptian përveç Veret-Hekau, perëndesha e magjisë, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qeverisur vendin zotëronin të tilla aftësi. Këtë e tregojnë dokumentet dhe papiruset e shumta që janë gjetur, të cilat përmbajnë formula magjike në gjendje për të zgjatur jetën, të zgjidhin çështje dashurie dhe për të luftuar të këqijat.
Magjia në rajonin e Lindjes së Mesme
Në Mesopotami, në të ashtuquajturën toka e Magjistareve, janë gjetur shumë dokumente që faktojnë jo vetëm ekzistencën e magjisë por edhe praktikimin e saj masiv, deri të kryerja e ritualeve në grup. Këto burime japin shembuj të llojeve të ndryshme të praktikave gjatë magjisë, ku mund të përmendim :
• Përdorimi "fjalëve magjike" të cilat kan veprim të vërtetë të paimagjinueshëm.
• Përdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve te ndryshëm
• Krijimi i një rrethi njerëzish për të mbrojtur magjistarin nga shpirtrat.
• Përdorimi i simboleve misterioze për të kërkuar ndihmen e fuqive të mbinatyrshme
Megjithatë në Lindjen e Mesme magjia lidhej ngushte me astrologjinë e cila shpjegonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo
Magjia në qytetrimin Greko Romak
I pari që futi termin "magjistar" në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjale për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për ti dhëne shkas lindjes së shume spekulimeve në shekujt që do pasonin. Në letërsinë latine janë gjetur shume dëshmi në lidhje me magjinë. Vrasje të mistershme, kafshe që flasin, statuja që ecin, metamorfoza, medaljone që kurojnë janë vetëm disa nga elementet që citohen në veprat e Oracit, Porfirit, Plinit apo Virgjilit. Në panoramën letrare të magjisë latine, vendin e parë e zëne pa dyshim "Metamorfozat”. Apuleio është një nga shkrimtaret e pare të asaj epoke që ka folur për magji në librin e tij “Gomari i Arte”. Në fakt vete Apulieo është gjykuar për ushtrim magjie pasi u përpoq që me anë të disa formulave të bindte një vejushe që të martohej me të në mënyre që të përfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve të Romës çdokush që përdorte magjinë për qëllime përfitimi ndëshkohej rëndë deri me vdekje.
Magjia te ilirët
Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirëve nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpri luan rol të rëndësishëm në religjionet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset , ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perëndim, e deri në Azi në Lindje, që prej kohërave paleolitike e deri në ditët tona.Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vendin qëndror në strukturën religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellorisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike
Luftuesit e Magjisë dhe zbehja e sajë :
Ne shekullin XVII kur magjia ishte në kulmin e saj dhe pritej të merrte një zhvillim akoma më të madh ndodhi krej e kundërta. Shkenca përparonte dhe vazhdonte të jepte shpjegime të fenomeneve që deri në atë moment ishin abstrakte. Një nga emrat që u dallua për sulmin e ashpër ndaj doktrinës së magjisë ishte Francis Baconi. Rënia e magjisë u përshpejtua edhe nga mendimtarë të shquar si Dekarti dhe Hobbes. Gjithashtu në shekullin XVII Iluminizmi e mundi magjinë por pa arritur ta zhdukte përfundimisht atë.
Magjia në Shekullin XIX – XX
Në historinë e njerëzimit, gjate gjysmës së dyte e viteve 1800 pati një rilindje të interesit ndaj magjisë. Një nga emrat më të spikatur të kohës në këtë fushe ishte pa dyshim Eliphas Lévi. Veprat e shumta letrare që ky njeri shkroi patën një ndikim të rëndësishëm në brezat pasardhës. Në dekadën e fundit të 1800-es u themeluan dhe disa organizatë ose grupime me prirje magjie.
Nder më të njohurat mund të përmendim Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.
Magjia Sot
Imazhi i magjisë në ditët e sotme nuk është fort i qartë, kjo falë kaosit që ekziston mbi doktrinën magjike. Teorikisht gjërat janë si në lashtësi, kushtet për të bërë magji janë pak a shume të njëjtat por gjithnjë të varuara nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike. Tematikat që hasen gjatë studimit të magjisë kryesisht kanë të bëjnë me lidhjet e saj me shkencën dhe fenë, por dhe funksionin e saj shoqëror. Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi, antropologji kulturore, etnologji dhe psikologji.
Magjia reale dhe jo reale
Magjia reale.
Magjia konsiderohet reale kur jep efekt dhe nuk është thjeshtë një iluzion a një mashtrim. Për realizimin e një magjie të tillë magjistari bashkvepron dhe bashkpunon me shpirtrat e tjerë te dimensionit tjetër (xhindët). Pas yshtjes, lidhjes së magjisë, shërbëtori i magjisë (xhindi) ndikon në trupin e të yshturit, ose vendoset brenda trupit të tij. Pra, vetëm përmes xhindit magjistari arrin ta yshtë realisht një njeri dhe nuk ka formë tjetër.
Një njeri me mentalitet materialist, nuk mund të arrijë të shpjegojë fenomene të tilla, ngaqë ai nuk beson shpirtin dhe as botën tjetër. Pikërisht, njerëz me mentalitet të tillë shtrojnë pyetje të tilla si përse ka varfëri, përse ka sëmundje, përse ka njerëz të varfër etj. Është e pamundur të japësh një shpjegim racional për gjëra të tilla pa besuar faktin që njeriu përbëhet nga shpirti dhe trupi dhe në botën tjetër këto gjëra nuk mund të besohen as nga atatë cilët se besojnë Hyjnin(Zotin) që është Ai i cili solli magjinë në Tokë tek i pari Solomoni e më pas librat e shenjtë që ai groposi u zhvarrosën dhe filluan të përdoren sërish nga vetë njeriu.
Siç u tha më sipër, kjo lloj magjie realizohet vetëm me anë të botës së xhindëve. E në këtë lloj hyn edhe magjia e hajmalive, në të cilat shkruhen shkronja, numra dhe vija të mistershme që simbolizojnë kërkimin e ndihmës nga yjet dhe planetet, si dhe lëvizjet, vendodhjet dhe vetitë e tyre, dhe që sipas magjistarëve bëjnë lidhjen e anës shpirtërore të trupave qiellorë me objektet tokësore. Atëherë, sipas magjistarëve magjia e hajmalive, ku shënohen simbole të ndryshme realizohet duke hyjnizuar yjet dhe duke kërkuar ndihmën e tyre, por në fakt edhe në këtë rast kjo magji mund të realizohet edhe nëpërmjet botës së xhindëve. Simbolet dhe shenjat e mistershme nëpër hajmali janë vënë me urdhërin e atij që ofron ndihmë, ose veprimin e tij dhe shërbejnë për thirrjen e tij dhe kërkimin e ndihmës së tij.
Magjia hopnotizuese:Magjia që ka të bëjë me imagjinatën e njeriut dhe që realizohet përmes ndikimit në imagjinatën e tij, ose përmes magjepsjes së syve të tij. Në këtë rast magjistari me ndihmën e në ndihmësi (xhind-demon) arrin të ndikojë në imagjinatën e një tjetri, në mënyrë që ky i fundit t’i përfytyrojë gjërat jo siç janë realisht, ose arrin të magjepsë sytë e një tjetri, në mënyrë që t’i duken gjërat jo në formën e tyre reale. Kështu, magjistari mbasi përfytyron vetë diçka jo reale, me ndihmën e xhindit e kalon në imagjinatën e një tjetri. Për shembull magjistari mund ta bëjë ndonjërin që t’i duket një objekt jo në formën e tij reale. Ai gjithashtu përmes magjisë që realizohet me ndihmën e xhindëve mund të ndikojë në imagjinatën e një bashkëshorti, ose mund t’i magjepsë atij sytë, në mënyrë që t’i duket bashkëshorti tjetër i shëmtuar, ose i bukur. Ndonjëherë magjistari mund të ndikojë tek shikuesi dhe ndjesia e tij në mënyrë që diçka t’i duket jo siç është realisht dhe ndonjëherë mund të thërrasë xhindët për të vepruar në objektin e shikuar për të bërë të duket jo në formën e tij reale. Nga sa më sipër del se ky lloj magjie ka ndikim, por vetëm në imagjinatën e njeriut ose në shfytyrimin e përkohshëm të një sendi.
Magjia joreale. Ky lloj ka të bëjë me njohjen e disa formulave kimike që nuk i njohin të tjerët, sidomos për njerëzit e mesjetës, si dhe me shfaqje shkathtësie, mjeshtërie dhe zotësie për mashtrim ose për krijimin e përshtypjeve të gabuara tek mendjelehtët. Zakonisht, në kohën tonë këto gjëra i bëjën iluzionistët e cirkut dhe sharlatanët, badakçijtë e mashtruesit. Në fakt, për një kategori të tillë fjala ‘magji’ është përdorur në mënyrë të figurshme, ngaqë njerëzve u duket se iluzionisti bën diçka të çuditshme dhe të jashtzakonshme. Atëherë, ata që ushtrojnë këtë lloj magjie nuk kanë lidhje me xhindët, por thjeshtë përdorin disa marifete, ose lëvizin dorën me shkathtësi, ose njohin disa formula kimike që nuk përfshihen në okulti
Nga sa u tha del se magjia nuk është e gjitha reale, por ka magji reale dhe ka magji joreale, ndonëse rastet e kësaj të fundit janë me të shumta.
Ndërsa tani do të cekim llojet e magjisë:
Ne mund të ndajmë magjinë në katër lloje: të ngrënë, e shkelur, e vënë në trup dhe e bërë nga distanca.
Magji e lidhur me ushqim, në 95% të rasteve ofron simptomat me problemet e tretjes: në stomak ose probleme me zorrë, të tilla si djegiet, të vjella, gazrat, gunga, thumbime.Këto vështirësi janë të përhershme në përgjithësi, por ato ndonjëherë zgjasin vetëm një periudhë të shkurtër pastaj zhduken. Ato janë të pashpjegueshme me mjekësi, por djegiet mund të qetësohen nga një trajtim mjekësor. Kur një person vuan nga këto mundime gastrike dhe ka simptomat e magjisë në mesin e atyre të përshkruara më parë, ai mundet pothuajse të jetë i sigurt se ai është viktimë e magjisë të ngrënë. Magjia e ngrënë gjithashtu mund të konsumohet aksidentalisht: kur ajo magji është menduar dhe pregaditur për dikë tjetër dhe dikush tjetër e ha atë.
Magjia e shkelur më së shumti është aksidentale; ajo është e shtrirë atje për një arsye dhe dikush shkel në të. Më së shumti ka efekt në lëkurë; prerje, ekzema (prosiasis) dhe pulla në trup dhe kryesisht në këmbë, nganjëherë ndryshon vende dhe me mjekësi është pashpjeguar.Ajo gjithashtu mund të shkaktojë flokët të bien ose dobësi në këmbë. Por nuk ka ndonjë efekt shumë të madh si shembull ndarjes së një çifti , parandalimin e punës apo efekte të tjera, por vetëm efekt fizik. Ndonjëherë magjia është vënë në rrugën e dikujt – kryesisht para shtëpisë së tij – për të goditur atë. Kjo pastaj do të ketë efektin e synuar dhe jo vetëm ndikimin në lëkurë.
Magjia e vënë në trup do të thotë magjistari dërgon xhinët për të vënë magjinë në trupin e personit. Ajo është vënë në përgjithësi në vezoret e grave për të ndaluar shtatzëninë, në organin e njeriut që të ngjall impotencë, apo kudo në trup të shkaktojë dhimbje dhe mosfunksionim. Ajo mund gjithashtu të vihet në trup thjesht sepse magjistari ka dërguar xhindët në person dhe magjia në trupin e tij do t’i
mbajë ata brenda atij trupit duke mundësuar që ai person të vuajë nga posedimi për vite të tëra: nëse viktima kërkon të shërohet dhe kërkon ndihmë nga praktikuesit e feve të ndryshme, dhe prap në shumë raste eksorcizmi nuk ka efekt atëherë do të thotë se magjia është shumë e fortë dhe demoni po ashtu është ushqyer nga magjistari në mënyrë jazhtzakonishtë të fuqishme atëhere xhindët apo demoni nuk do të largohen çfarëdo ai shërues të bëjë. Kështu pra magjia mund të vihet në trup vetëm për të komplikuar shërimin e personit nëse ai përpiqet për t’u shëruar. Ju mund të mendoni se jeni të poseduar atëherë kur ju ndjeni një dhimbje të përhershme ose periodike në një vend të veçantë.
Magjia me distancë është më klasikja dhe e shpeshta. Por ajo mund të jetë e komplikuar duke përdorur simbole. Varur në një vend të lartë,ato do të dominojnë dhe do mbështjellin personin kështu që ai vetëm do të sillet në jetën e tij dhe kthehet në të njëjtën pikë në vend se të përparojë. Ajo gjithashtu mund të prejë mendjen e tij nga realiteti kështu që ai jeton në një botë imagjinare e populluar nga dyshimi, frika, pavendosmëria,depresioni,bipolariteti, ndryshimi i humorit, etj. Ajo gjithashtu shkakton ankth të rëndë ose dhimbje koke dhe do të bëjë personin të ëndërrojë të ngrihet në vendet e larta,të shkojë poshtë ose të bjerë. Simbolet e shkruara dhe varrosur në tokë, do thithin forcën dhe energjinë e personit duke shkaktuar atë që të ketë gjumë të shqetësuar dhe duke i dhënë atij një pamje në depresion dhe një mentalitet të një humbësiNdërsa magjia e groposur në varreza,i mundëson personit të bëhet si i vdekur, empat dhe i lidhur me vdekjen; ai nuk sheh ndonjë të ardhme dhe vetëm jeton, ai do të mendojë për vdekjen dhe ëndrron njerëzit e vdekur apo varrezat. Magjia e vendosur në një pus do të thotë se personi do të mbetet në “fund të pusit”, në kuptimin financiar dhe kurrë nuk do të arrijë të dalë. Magjia mund të bëhet me gjakun menstrual; ajo shkakton probleme gjinekologjike, veshtirësi në mardhënie seksuale dhe ndryshim në ndjeshmëri dhe dashuri. Magjia me zinxhir ose dry do të lidhë personin që të pengojë biznesin e tij.
Ajo gjithashtu mund të lidhë xhinët në person. Nyjet janë përdorur shpesh për të bllokuar komunikimin dhe jetën e tij kështu që sa më shpejt që të fillojë diskutimin ai do të ketë mosmarrëveshje, ose për të vendosur pengesa në jetë: sa herë që ai kapërcen një pengesë, një tjetër do të dalë, apo “nyje” në të menduarit: ai do të rrijë në pikë fikse që të prishë arsyetimin. Nyjet e lidhura dalin në ëndërr si gjarpërinjtë. Ndërsa litari i zi është përdorur në magji për të krijuar një efekt errësirë: ai do të të shohë jetën të errët dhe depresive, njerëzit e shohin atë në këtë mënyrë dhe e shmangin atë.
Ndërsa për sa i përket kukullave ato janë përdorur për të vënë gjilpërat në to duke bërë lidhje në trupin e personit pëmres atij objektivi në të shumtën e rasteve kukullatdhe sigurisht në atë objekt duhet të ketë një send të personit që është duke iu bërë magjia sikur thonjtë janë mbjellë në atë, apo gjëra të ndryshme për të lënduar atë fizikisht të tilla si djegia e tyre, prerja e tyre, duke i varrosur ata, etj. Pastaj simbolet e përdorura janë me të vërtetë të pakufizuara dhe të shtrembëruara nga simbolet hyjnore dhe kështu magjistarët vazhdojnë të shpikin receta të reja me anë të gjuhëve të ndaluara dhe përdorimin e simboleve që kanë ndikim në ndihmësit e magjisë.