SHFMU ''Asim Vokshi'' - Prishtinë

SHFMU ''Asim Vokshi'' - Prishtinë Rr. Vëllezërit Fazliu

🇦🇱🇽🇰 Flamuri i UÇK-së – simbol i lirisë, sakrificës dhe krenarisë sonë. 🇽🇰🇦🇱
18/09/2026

🇦🇱🇽🇰 Flamuri i UÇK-së – simbol i lirisë, sakrificës dhe krenarisë sonë. 🇽🇰🇦🇱

🇽🇰 Ora e parë mësimore kushtuar UÇK-sëSot, më 16 shtator, nxënësit e shkollës sonë ia kushtuan orën e parë mësimore hist...
16/09/2026

🇽🇰 Ora e parë mësimore kushtuar UÇK-së

Sot, më 16 shtator, nxënësit e shkollës sonë ia kushtuan orën e parë mësimore historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), luftës për çlirimin e Kosovës dhe sakrificës së brezave për liri.

Përmes bisedave, punimeve dhe aktiviteteve të përshtatura për moshën e tyre, nxënësit reflektuan mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

Kjo orë u zhvillua në kuadër të kërkesës së Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës për t’ia kushtuar 16 shtatorin historisë së luftës dhe kontributit të çlirimtarëve.

Ta njohim historinë, ta ruajmë kujtesën! 🇽🇰❤️🖤

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Fondacionin Gorenje për dhurimin e dy klimave për ambien...
15/09/2026

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Fondacionin Gorenje për dhurimin e dy klimave për ambientet e shkollës sonë.

Ky kontribut i çmuar do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të përshtatshme dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

🤝 Falënderojmë Fondacionin Gorenje për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj arsimit dhe komunitetit tonë shkollor

💡 RREGULLIMI I NDRIÇIMIT NË SHKOLLËMe kënaqësi ju njoftojmë se është përfunduar rregullimi dhe përmirësimi i ndriçimit n...
14/09/2026

💡 RREGULLIMI I NDRIÇIMIT NË SHKOLLË

Me kënaqësi ju njoftojmë se është përfunduar rregullimi dhe përmirësimi i ndriçimit në të gjitha hapësirat e shkollës sonë, duke krijuar kushte më të mira, më të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin.

🙏 Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës (DKA) dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve në shkollën tonë.

Së bashku për një mjedis shkollor më të sigurt, më të ndriçuar dhe më cilësor! 💡🏫

Shkolla jonë pjesë e Terr de Hommes- Kosovo
14/09/2026

Shkolla jonë pjesë e Terr de Hommes- Kosovo

📚✏️ Dita Ndërkombëtare e Shkrim-LeximitSot, me nxënësit e klasave të IV-ta, zhvilluam një aktivitet të veçantë me rastin...
08/09/2026

📚✏️ Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit

Sot, me nxënësit e klasave të IV-ta, zhvilluam një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, nxënësit shprehën dashurinë për librin, leximin dhe dijen, duke kuptuar edhe më shumë rëndësinë e shkrim-leximit në jetën e përditshme.

31/08/2026
31/08/2026
Sot shënojmë një moment të veçantë, pensionimin e sekretarit tonë të nderuar, z. Shaban Jahiri.Për 40 vite me radhë, që ...
26/08/2026

Sot shënojmë një moment të veçantë, pensionimin e sekretarit tonë të nderuar, z. Shaban Jahiri.

Për 40 vite me radhë, që nga dita e parë e themelimit të shkollës, ai ka dhënë një kontribut të çmuar me përkushtim, profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjësi, duke qenë pjesë e rëndësishme e organizimit dhe funksionimit të institucionit tonë.

I shprehim mirënjohjen tonë të thellë për gjithë kontributin ndër vite dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe një pensionim të mbarë e të merituar!

Faleminderit për gjithçka që i keni dhënë shkollës sonë!

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e parëNjoftohen prindërit se regjistrimi i nxënësve për klasën e parë bëhe...
19/08/2026

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë

Njoftohen prindërit se regjistrimi i nxënësve për klasën e parë bëhet çdo ditë në objektin e Shkollës Fillore “Asim Vokshi”.

Prindërit mund të paraqiten pranë shkollës për të kryer procedurën e regjistrimit.

Address

Pallati I Rinis
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU ''Asim Vokshi'' - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category