05/09/2024
📢 Hapet thirrja për trajnimin e akredituar pa pagesë mbi mësimdhënien digjitale në kuadër të projektit TKAEDiTE. Ky projekt i financuar nga fondet e Bashkimit Europian, zbatohet nga Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me dhjetë partnerë vendor, regjional dhe ndërkombëtarë.
Programi i trajnimit që do të ofrohet është i dizajnuar nga "Kosova Center for Digital Education - Mëso Online (KCDE)", ka për qëllim të zhvillimit të aftësive digjitale të nevojshme për mësimdhënie.
📚 Certifikimi: Trajnimi është i aprovuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe përfshin gjithsej 35 orë.
📍 Vendndodhjet e trajnimit:
Prishtinë: Fakulteti i Edukimit
Prizren: Hapësirat e KREN, Qendra ITP dhe Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren
🗓 Organizimi: Sesionet do të jenë të kombinuara, fizike dhe online, dhe do të mbahen vetëm tri ditë brenda muajit.
🗣 Gjuha: Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe.
🕒 Kohëzgjatja: Trajnimi zgjat 5 muaj dhe mbahen tri ditë nga 90 minuta në ditë çdo muaj.
Data e fillimit: 17 shtator 2024
Data e përfundimit: 31 janar 2025
✅ Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës, veçanërisht nga komunat e Prishtinës dhe Prizrenit.
Për më shumë detaje, ju lutemi shihni orarin e trajnimeve në fund të formularit.
Formulari për aplikim: https://forms.office.com/e/88Kfxdi92j