09/05/2023
Vend i lirë pune në Kontabilitet/Financa
Kompania e kontabilitetit dhe financave AAS PARTNERS L.L.C ofron shërbime këshilluese dhe mbështetëse për kontabilitet, tatime dhe konsulencë financiare për të gjitha llojet e bizneseve, individeve dhe organizatave joqeveritare.
Për njërin nga klientët tanë po kerkojm një kandidate e talentuar për punë praktike 3 muaj me mundësi punësimi.
Vendi i punës në Gjakovë. Gjinia femrore (përparësi)
Orari i punës: i plotë
Paga bruto per 3 muajt e parë 350 (me superpuna)
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
-Të ketë të përfunduar studimet bachelor (ose absolvent) në Fakultetin Ekonomik, (përparësi kanë studentet e drejtimit te kontabilitetit dhe SCAAK, IKAF, IAAB). -Aftësi të mira komunikimi ndërpersonale,
-Interes i forte në kontabilitet dhe financa, -Zoterim i gjuhës angleze (jo e domosdoshme),
-Njohuri të mira te aplikacioneve te MS Office (Excel, Word, etj),
-Njohuri me programin ProData Finance+ (përparësi) -Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion, -Aftësia për të punuar individualisht dhe/ose në ekipe.
Përfitimet dhe cfarë ne ofrojmë:
Gjatë praktikës/punës suaj, do të keni mundësi të thelloni aftësitë dhe njohuritë tuaja në kontabilitetit dhe raportimit financiar. Mundesi për të mësuar në nje mjedis profesional pune ku inkurajohen zhvillimi dhe rritja personale. Mundesi trajnimi dhe zhvillimi të karrierës.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit për këtë pozitë dërgoni CV-në tuaj në E-mail: [email protected]
Afati për apikim është deri më datë 15 maj 2023.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për test dhe intervistë.